Facebook bllokon Donald Trump deri në vitin 2023

4 Qershor 2021, 21:00Lifestyle TEMA

Facebook ka pezulluar përfundimisht ish-Presidentin amerikan Donald Trump për 2 vite në këtë rrjet social. Në vendimin që ka marrë bordi i kompanisë, Trump do të jetë i bllokuar të paktën deri në Janarin e vitit 2023.

Kjo masë drastike u mor pas trazirave që ndodhën në Kongresin e SHBA më 6 Janar, për të cilat u akuzua Donald Trump si nxitës përmes postimeve në Facebook.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Trump, besojmë se veprimet e tij përbëjnë shkelje të rëndë të rregullave tona dhe meritojnë dënimin më të madh”, tha Facebook.

Rasti i Donald Trump shënon herën e parë që Facebook pezullon një President në detyrë, Kryeministër ose drejtues shteti. Kujtojmë se Trump, edhe pse ishte në ditët e fundit të detyrës si President i SHBA, u pezullua në këtë rrjet social. Ndërsa sot u mor vendimi që ish-Presidenti amerikan të mos ketë akses në Facebook deri në vitin 2023.

1 komente në “Facebook bllokon Donald Trump deri në vitin 2023”

  1. anticensurë says:

    o kujt i plasi për trampin!
    mos na bllokoni fred cakon,se tai eshtë shpresa e budallallëkut shqiptar!
    pa të marrim fund!pa lexuar e dëgjuar atë këthehemi në të ditur!!
    e shqipëria nuk ka nevojë për dije!
    ka nevojë për injorancë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje