Prag Uellsi, kapiteni i ekipit, Amir Abrashi: Kemi cilësi, japim 100% dhe shpresojmë në rezultat pozitiv!

4 Qershor 2021, 19:04Sport TEMA
Prag Uellsi, kapiteni i ekipit, Amir Abrashi: Kemi cilësi, japim 100% dhe

Trajneri i Kombëtares shqiptare  Edoardo Reja dhe kapiteni i ekipit Amir Abrashi kanë dalë sot në konferencën zyrtare për media, në prag të ndeshjes që skuadra do të zhvillojë ditën e nesërme kundër Uellsit, duke nisur nga ora 18:00.

Në prononcimin e tij për mediat, Amir Abrashi nuk e fshehu kënaqësinë e të mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Uellsit, ndërsa u shpreh se ekipi ka kualitetin e duhur për të fituar ndeshjen. Ai theksoi se këto ndeshje, do t’i shërbejnë ekipit për t’u përgatitur për ndeshjet e shtatorit, ndërsa u shpreh se do të skuadra do të futet në fushë për tre pikët dhe për të bërë një lojë të mirë.

Ndjesia e të qenit kapiten i Kombëtares? – Është kenaqësi e madhe dhe nder i vecantë te jem kapiten i skuadrës se Shqipërisë, skuadër qe unë e dashuroj. Me padurim pres të fillojë ndeshja.

3 pikët apo loja e mirë, çfarë është më e rëndësishme? – Më e mira është që edhe të fitojmë edhe të luajmë mirë normal, por mendimi im është që në këto dy ndeshje të bëjmë lojën tonë dhe janë përgatitje e mirë për dy ndeshjet që kemi në shtator, por normal që do të hyjmë për të fituar që në këtë ndeshje dhe për të përforcuar ekipin.

Mundësi për të fituar ndeshjen? – Pse jo. Ata kanë skuadrën e fortë por edhe ne kemi kualitet për të fituar këtë ndeshje. Do të japim 100% dhe shpresojmë me rezultate pozitive.

A e sheh veten si lider i ekipit? – Mendimi im është po, unë e shoh veten si lider, me moshë dhe me vitet që kam luajtur me skuadrën, kam shumë eksperiencë dhe i ndihmoj me karakteristikat e mia, i ndihmoj djemtë e rinj dhe kjo është puna ime. Dhe të kesh shiritin, edhe nëse nuk e ke shiritin, është njësoj. Puna është të jesh lider në ekip. Dhe unë e ndjej si lider veten.

Uellsi? – Uellsi eshte fizikisht shume i fortë dhe luan futboll te mirë. Kanë karakteristikat e futbollistëve britanikë dhe nuk është kundërshtar i thjeshtë. Kemi parë gjerat pozitive dhe negative në stërvitje me trajnerin.

1 komente në “Prag Uellsi, kapiteni i ekipit, Amir Abrashi: Kemi cilësi, japim 100% dhe shpresojmë në rezultat pozitiv!”

  1. Sander says:

    O pederastat e FSHF-se sa doli ndeshja andorra u21 vs albania u21?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje