Studiuesit në Izrael kanë testuar me sukses ngadalësimin e procesit të plakjes. Eksperimenti është kryer me minjtë laboratorikë dhe ka ndezur shpresat për të njëjtin sukses edhe te njerëzit.
“Sekreti” është proteina SIRT6 – e cila “kontrollon shkallën e plakjes së shëndetshme”, por zakonisht reduktohet me avancimin e moshës.
Eksperimenti me 250 minj arriti disa rezultate të pabesueshme. Jetëgjatësia e tyre jo vetëm që u rrit me 23%, por ata ishin gjithashtu më të shëndetshëm dhe më pak të ndjeshëm ndaj kancerit krahasuar me minjtë e zakonshëm. Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature Communications”.
“Ndryshimet që pamë tek minjtë mund të testohen edhe te njerëzit, dhe nëse po, kjo do të ishte emocionuese”, i tha prof. Haim Cohen nga Universiteti Bar-Ilan gazetës “Times of Israel”.
Nëse njerëzit e marrin këtë proteinë shtesë, jetëgjatësia e tyre mesatare mund të arrijë pothuajse 120 vjet.
Në vitin 2019, para pandemisë Covid-19, sipas Kombeve të Bashkuara jetëgjatësia mesatare ishte 72.6 vjet.
Simptomat e plakjes te minjtë janë humbja e aftësisë për të nxjerrë energji nga yndyrnat dhe acidi laktik pas një periudhe të shkurtër pa ushqim.
Studimi konkludoi se minjtë me nivele të larta të SIRT6 nuk e kishin një problem të tillë, pavarësisht moshës më të madhe. Benefite të tjera u pa se ishin edhe niveli më i ulët i kolesterolit, më pak raste të kancerit dhe aftësi e shtuar për të lëvizur.
Jepjani Sali Ram Berishes, te parit, qe te rroje e te turperohet sa me gjate.
Qenke dhe hipokrit Taulant! Apo je ndonje Taulant tjeter?
Edhe kjo duhet , ta fundosim Token sa me shpejt
ore të gjithë,kanë maninë e jetgjatësisë!!
vetëm se bëjnë gabimin e vogël që mendojnë të dalin në pesion me 65 vjeç!!
harrojnë se po u bë jeta mesatare 120 vjeç në pension del 100-105 vjeç!!
si i bëhet konsumit të kockave??
të punosh gati 100 vjet rresht është më e vështirë se të vdesësh me 70-80 vjet!!
Dihet qe eshte ceshtje kohe para se njeriu te arrije te shtyje apo edhe te mposhte fare plakjen per te jetuar 120-150 vjet. Nuk i dihet, ndoshta arrihet nje dite dhe mundja e plote e plakjes, per ti mundesuar njeriut te jetoje per triliona vjet, deri kur Universi vete i plakur te humbase aftesine per te mbeshtetur jeten.
PD-ja e kundershton rreptesishte eksperimente me kafshet ,
eshte nji diskriminim i fist te shpelles . Kto jane kopeja e derrkucave te Qikllopit te Shpelles .
–
Duhet experimentue me njerzit (hahahaha ) me u Zgjat Marrezia jo jeta .
Ne i fitojme te gjitha betejat edhe kur humbim edhe kur genjejme ahah hahahahahaaa
(i jui derri i pavdekshem ,saleh hamut brrisha )
Njeriut te thjeshte ,pra popujve jo !
Nqs do te kishim vertet nji jetgjatesi te tille deri ne 150-vjec Djalli i Kapitalit ,
do ndryshonte disa Ligje ku njeriu te punonte deri ne 140-vjet e nqs ja dilte te jetonte do shijonte pensionin edhe 10-vjete
nderkohe pasurimi do shume fishohej per vet Monstren Kapitaliste .
Cd rritje mesateres se jetes ndryshon maredhenjet me punen moshen e daljes ne pension psh ne Gjermani
kam nigjuar do dilet ne pension mbas moshesh 70-72 vjece !
Pra sot do dalesh ne Pension e neser do zgjohesh i vdekur .
Shteti /Kapitalisti i shfrytezon ne maximum brutalishte popullin .Nuk eshte shaka ,por te vertet qe ndodhin cdo vite ne Perendim.
Shpiken Robotat te montojne Makinat ne Gjermani ,u hoqen nga puna Mijra mekanike e mjeshtra saldatore ,pra kti konsiston zhvillimi i terbuar
i shkences ke Futimi i Kapitalistit e skllaverimi i popujve.
Ceshtja eshte se deri ne cfare moshe do e kete te mundur te punoje njeriu i inxhinieruar, sepse edhe nje planet me 8 miliard pleq ne pension dhe 2 miliard njerez qe punojne nuk do funksionoje dot.