I vodhën gruas çantën me para, dy të rinjtë shkojnë në hotel por aty i gjen…

5 Qershor 2021, 20:34Kronika TEMA

Një çantë me para iu vodh një gruaje ditën e sotme në Tropojë, ku dy të rinj ja morën me forcë nga dora. Brenda çantës së zonjës me iniciale S.B. kishte një sasi parash dhe një telefon.

Ajo lajmëroi policinë dhe uniformat blu u vunë menjëherë në lëvizje. Nga hetimet u zbulua se autorë të vjedhjes janë një djalë dhe një vajzë Visar Madani 21 vjeç dhe Rinesa Raçi 18 vjeç të dy nga Kosova.

Pasi i vodhën çantën e dorës me para, dy të rinjtë shkuan në një hotel në Tropojë. Ata u gjetën nga policia brenda dhomës ku ishin akomoduar. Uniformat blu sekuestruan sasinë e parave të vjedhura, celularin si dhe gjetën 9 fishekë pistolete, 4 telefona celularë dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tropojës për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

2 komente në “I vodhën gruas çantën me para, dy të rinjtë shkojnë në hotel por aty i gjen…”

  1. preshevali says:

    Vakia Zotit ?. More kshyrni mirë se me siguri dokumentat i kanë të vjedhura.

  2. prishtinalia says:

    Gazeta Tema perhere eshte e gateshme te diskretitoje me emra qytetaret e Kosoves edhe pse gjykata nuk ka dhene verdiktin e saj mbi fajsine e ketyre dy qytetareve.
    Nuk do ja mbante bytha te bente te njejten gje me qytetaret e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje