“Po na detyroni të shesim shtëpinë me këtë fjalor që keni”, sherri me të riun në Tiranë që nisi nga fjalët e pista dhe përfundoi në polici

5 Qershor 2021, 12:04Kronika TEMA

Një 61 vjeçar thotë se është rrahur me një adoleshent i cili për shkak të pemëve dhe hijes që bëjnë ato, qëndronte poshtë një pallati bashkë me shoqërinë. I riu me inicialet A. P nuk frenohej me tregimin e barsaletave me pullë të kuqe dhe përdorimin e fjalorit banal. Policia tregon  se shtetasi Y.K. që jeton në Tiranë denoncoi incidentin duke justifikuar rrahjen e adoleshentit, i cili po ashtu pretendohet se e ka shtyrë dhe e ka goditur me një send të fortë. Burri tha pranë komisariatit numër 2 se po kthehej në banesë kur vërejti poshtë ballkonit se djali po qëndronte vetëm.

“Ai qëndron shpesh poshtë ballkonit, e ka bërë këtë edhe herë të tjera. Pasi e kam parë aty i kam thënë, ju lutem mos rrini poshtë ballkonit  se na keni bërë të shesim shtëpinë me fjalorin banal që keni”

Burri i tha policisë sipas burimeve se në ato çaste kishte dalë nga banesa për të blerë ujë ndaj dhe duart i kishte të zëna me dy bidona. “I thashë këtij personi  të ikte se na kishin shqetësuar shumë me atë fjalor dhe ato sharje që përdorin me njëri tjetrin, por ky person mu afrua dhe më tha; ‘do hash ndonjë tullë në kokë”

Duke shkëmbyer fjalë me njëri tjetrin, burri kujton se i kërkoi djalit ta merrte tullën dhe ta qëllonte. “Në këtë çast ula bidonat përtokë dhe e kapa nga supi  në formën e një të rrituri që flet me një të vogël. Për ti thënë që ti je i vogël dhe nuk je bërë ti të më qëllosh mua me tullë”

Y.K detajon në polici se mbas këtij sqarimi, ka marrë bidonat dhe ka kthyer kurrizin nga adoleshenti

‘Ky djalë më qëlloi në veshin e majtë me një send të fortë. Jam rrëzuar dhe mbasi u ngrita përsëri kur pashë se kisha dëmtuar bërrylin i bërtita; Hajde këtu përse më godite?”

Sherri mes të dyve ka vazhduar me konfrontim fizik

“Mbasi përfundoi e gjitha kjo gjë, shkova takova të atin e djalit të cilin nuk e njihja më parë. I tregova çfarë më ndodhi. Por gjatë bisedës ai u soll më keq se I biri, duke më thënë çfarë halli ke me djalin tim. Ai më ofendoi dhe më goditi  pastaj më kërcënoi  duke më thënë se nëse do i afrohesha djalit do vepronte akoma më keq dhe se djali i tij ishte i lirë të fliste si të donte dhe ku të donte”

Sherri që nisi për fjalorin nga një adoleshent  mbasi ka përfunduar në polici e ka detyruar oficerin e policisë të thërrasë adoleshentin A. P dhe më pas të atin

“Nuk është e vërtetë që e kam goditur kallëzuesin” insistoi në polici adoleshenti.

“Po rrija dhe po prisja një shok, kur vjen një burrë në moshë duke folur me zë të lartë. Më kujtoi se më kishte urdhëruar shumë herë të mos qëndroja poshtë ballkonit pasi sipas tij ne përdornim fjalor të ndyrë, pastaj më kapi për bluze, por unë e shtyva”,  këmbënguli i riu.

Versioni i tij mbështetet nga i ati, që mbyll dëshminë duke folur me superlative për adoleshentin. “Djalë është dhe ndonjëherë të gjithë shajmë. Por nuk është i edukuar keq dhe nuk ka mundësi ta ketë qëlluar. As unë nuk e qëllova, përveçse i thashë të gjithë shajmë se jemi meshkuj”, tha i denoncuari

Policia tha se mbasi e kanë orientuar kallzuesin që të shkojë pranë mjekësisë ligjore për të kryer ekspertimin mjeko ligjor në lidhje me dëmtimet që ka marrë , po përgatit dosjen që ta delegojë për veprime të mëtejshme në prokurori për veprën “ dëmtime me dashje”

Sherret për qëndrimin poshtë ballkonit u raportuan pak muaj më parë edhe për episodin e një avokati që mbasi dëgjoi sharjet poshtë shtëpisë u konfliktua me pronarin e një lokali.(SI)

18 komente në ““Po na detyroni të shesim shtëpinë me këtë fjalor që keni”, sherri me të riun në Tiranë që nisi nga fjalët e pista dhe përfundoi në polici”

  1. Endri says:

    PRINDER ADOLESHENT DHE MASKAREJ. KETYRE ESHTE TI MBYLLESH NE SHKRETETIRE E TE NGOPEN DUKE SHARE NJERI TJETRIN.

    INJORANT QE KANE PATUR FATEKEQESIN PËR TË QEN PRINDER.

    PRANDAJ SHIKON RRUGEVE TE TIRANES ADLOLESHENT QE RRIJNE JASHT DERI NE 11 tTE NATES SE SKAN PRINDER.

    1. Shteti edukon me ligje says:

      Nuk duhet rrahur i biri, por i jati. Kur eshte i jati gomar, natyrisht qe i biri do dalë kërriç gomari.

      1. Hoxh Armandi says:

        Nga nje dokumentar te gazetarit Marin Muma ku kishte ftuar dhe profesorin xhufka, degjova qe dhe fiset e vjetra iliro pellazge ariane, e kishin tradite goditjen me tulle ose dhe sherre poshte pallateve ne hije pemesh. Kjo verteton lidhjen e popullit turkoshqiptar me fiset ariane pellazgo ilire.

      2. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

        E more vesh more mouni-2005 se c’rrace e ndyre turke jeni!?
        Ptuuuuu plehraaaaaaaaa arabe…

  2. Sionisti says:

    Mendpj se zoteria ka shume te drejte.
    Po rritet nje brez me deficenca te medha ne sjellje, etike e kulture.
    Shume te rinj jane bere problem per banoret e pallateve duke qendruar ne oborret apo prane pallateve deri ne oret e vona pas mesnate duke uleritur me nje fjalor tejet banal, duke hungeryr si qente dhe here pas here duke mbushur ambjentet me tumine hashashit.
    Patrullat e policise kalojne e bejne sehir pa pyetur per ore policore apo prishje te rendit e qetesise publike, bile ndonjehere justifikohen para bandave te adoloshenteve….se ja na njoftua x banor i asaj shkalle apo kati dhe ne s’kemi cfare bejme.
    JU LUTEMI prinder, shoqeria, shoke miq te aferm NDALOHENI kete lloj sjellje te ketij brezi, mos ve proni si babai i djalit te mesiperm, sepse dote rrisni kontigjent krimi trafikante, vrases, perdhunues e hajduter ordiner.
    Instucionet ligjzbatuese te ndeshkojne me gorce keto lloj shkeljesh, sepse eshte bere JETA e padurueshme ne Tirane nga keta dirbo rrugesh.

  3. Ano says:

    Nuk funksionon ligji….godit dike ne perendim e leri shenje se per gjithe jeten nuk e lan gjoben e gjyqit…shoqeri primitive e pa ligje gjykste…dhe prinder ktiminele qe rrisin femije kriminele

  4. Asd says:

    Ligji duhet te jete i ashper dhe policia te nderhyje ne sinjalizimin e pare. Per ngjarjen pergjegjesia bie mbi policine sepse anashkalon gjithe keto problematika, dhe merret me asgje.

  5. Denisi says:

    Me keta njerez qe ka ky vend jam i gatshtem ta shes vendin tim dhe te shkoj aty ku ligji te ben njeri.
    Mjafton te dalesh nje shetitje te trotuar dhe aty e kupton cfare brezi po rritet nga fjalori i temershem qe perdoret.
    Ky vend eshte nje xhungel ne mes te Europes.
    Zoteria Y.K ka shume te drejte!
    Sa me larg nga Shqiperia aq me i lumtur do te jem, pavaresisht se nuk ka si vendi tend ,por me mire larg sesa me keta njerez dhe kete rini kafsherore!

  6. Vlonjati says:

    Është mbushur vendi me rrugac nga veriu në jug.. Janë injorant të lindur, qe sillen si kafshë! Janë po këta alabak që ecin si idiote me makina e motorra, e nuk ju flet dot me goje! I lumte dora zoterise! Ai të flas te shpia e tij si rrugac, motres e nenes se tij po deshi e jo te dritarja e tjetrit .. Race muti ai dhe i ati, familje e degjeneruar, shtet i degjeneruar, shoqëri e degjeneruar!

  7. Gezim says:

    Ketyre çerrave eshte tua qish ato robt me fis e me fare

  8. xhoxhi says:

    Askush ska të drejtë të rijë poshtë ballkonit në shtëpinë e huaj,jo vetëm pse nxjerin vetëm llafe të këqia por edhe sepse shumica e vjedhjeve ndodhin në këtë mënyrë.Nga ana tjetër i moshuari i tha largou dhe ai si kapedan nuk u largua por krijoi sherin.I ati akoma më keq nuk reagoi drejt por i doli në mbrojtje të birit.Sot nëpër rrugë ke frikë të thuash një fjalë kur shikon të rinj që bëjnë veprime të gabuara sepse të mblidhen rrugaçët e të bëjnë për në spital.Isha duke shkuat rrugës këtu në Athinë dhe një djalë kishte zënë një vajzë dhe nuk e lëshonte duke i bërtitur dhe duke e goditur.Rruga njerëz plot dhe askush nuk e theshte një fjalë.Kjo është rinia sot që do udhëheqë nesër.

  9. Trak says:

    Keta prinder pisa le tu dalin ne krahe femijeve te tyre rrugac, se pa merak do tua vene, edhe atyre vete, po keta femije, koken ke te ndenjurat. Mos u qani pastaj, kur tua vrasin si qen rrugesh.

  10. Besa says:

    Ky prind qe nje dite mundet ta humbase femijen e tij,duhet ta shkundin nga supet dhe nga koka.Shkundjen se pari nga alarmi i Shtetit me gjithe organizatat shoqerore te cilat nuk parandal9jne,por vetem protestojne

  11. Sokrati keshillon says:

    Prindi i ketij djalit te “vogel”, qe neser do te behet nje DJALL i madh, eshte pergjegjes!
    Djalli i madh neser do te behet nje kriminel i rrezikshem, sepse si ky shejtan jane pjesa derrmuese e te rinjve dhe te rejave.
    Ky eshte produkti i halesë se ngritur nga salihorri, qe e quan “demokraci”.
    Qeveria duhet te vere ne levizje policine, te beje kontrolle naten ndaj ketyre banaleve te padurueshem, qe rrine poshte ballkoneve duke u zgerdhire dhe thithur me radhe nje “cigar duhan”…
    Shoqeria, shkollat, shoqeria civile duhet te ngrihet ne membe per kete situate dramatike.
    Pershendes te moshuarin K.Y dhe i jap atij plotesisht te drejte, ndersa prindit te “djallit” te vogel i them te mbledhe mendjen, ndryshe neser djalli i vogel nuk do te rrije nen ballkonin e dikujt, por do te marre eren e manushaqeve nen tokë…

  12. Beno says:

    Fjalor të ndyrë dëgjon edhe në rrugë por edhe ne autobuz. Kryesisht nga adoloshente. Gjithashtu në rrugë shikon edhe femra të veshura shumë keq.
    Nuk ka ndonjë ligj që i ndalon këto pislliqe ???
    Nuk mundet të ketë një kod moral të detyruar për në publik ???
    Shteti nuk është vetëm për të mbledhë taksat.
    Shteti është rregullatori dhe garantuesi i jetës së shtetasve të tij me ligj ?
    Shteti është rregullatori dhe garantuesi i jetës së shtetasve të tij me ligj !

  13. Myslimani. says:

    Ska ligj per qetesine publike. Eshte perkedheles. Si dhe i trafikut…edhe te tjera ligje qe jane te domosdoshme. Kjo tregon qe politikanet tane na urrejne. Kane ardhe me mision shkaterrimin e vendit. Nuk ka llogjike tjeter. O Zot na u nxi jeta ne kete vend. Po vuajme nga cdo ane. Nuk e di a do behet ndonjehere ky vend. Ketu jane te gjithe Toni Montana. Bota eshte e imja.

  14. Loku says:

    Eshte berë shqetsim per shoqerine sjellja ne rrugë komunikimi me fjalor banal.

  15. "Porsi za qe lëshon bylbyli" says:

    Po kur shajnë gocat “Te q….. a ropt”, ç’mund te themi?
    Po qe gjuhes se bukur shqipe i kemi thënë “ik zhduku” me fjalët e huaja te Ardit Gjebreas ne TV e “frengut”.
    Po qe te gjitha reklamat ne TV, te folurit anglisht, mbas ca fjaleve ne shqip, e kane si salce pikante, ne çorbën e “allahut”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje