"Një herë mbylli vajzën në kasolle"/ Burri qëlloi për vdekje ish-dhëndrin, dëshmia e Manushaqe Picarit: Kishim frikë se Kudreti do na vriste

5 Qershor 2021, 12:16Kronika TEMA

Bashkëshortja e Mexhit Picarit, autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ka dhënë deklaratë për mediat në lidhje me krimin që u krye ditën e djeshme.

Me lot në sy, ajo është shprehur se Kudreti e ka dhunuar disa herë vajzën e saj (Dhurata Saliajn), madje ka treguar se një herë e ka mbyllur në kasolle. Ajo është shprehur se vajzën e ka dhunuar dhe në 2 tetor, në fabrikën ku Dhurata ka punuar.

“Na ka rënë në qafë përherë, na ka dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atjë në mal donte që ta groposte. Vajzën e arrestuan gjoja për dhunë në familje.

I thashë që e doja si djalin tim, e ka kërcënuar dje vajzën megjithë gocën, burri im nuk ka pasur armë.Më ka marrë dje policia dhe më pas kanë bërë kontroll në banesë, vetëm kam ditur që vajza ka pasur divorcin, dhe i kam thënë që të mos ia jepte.

Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët. Pse të bëjë vajza burg? Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë.

Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Burri ishte dy metra, si mund ta rrihte vajza ime atë?

Vajza nuk ka pranuar që ti jepte divorcin, ne punojmë tre turne, e di e gjithë lagja, kam punuar gjithë jetën, dhe në ka futur dhëndri në hasmëri.

E çoi vajzën në një kasolle në mal, dhe vajza kishte frikë se mos e vriste, na erdhi dhe te lokali dhe donte të na shtypte me kamion”- u shpreh ajo.

2 komente në ““Një herë mbylli vajzën në kasolle”/ Burri qëlloi për vdekje ish-dhëndrin, dëshmia e Manushaqe Picarit: Kishim frikë se Kudreti do na vriste”

  1. Ca bohet me kta says:

    Duhet hetuar mire kjo histori se ka shume mundesi qe keta jane nje familje e degjeneruar.Vajten e vrane dhendrin, babane e niperve .Te hetohet morali i kesaj familje se keta i paskan llafet ne maje te gjuhes dhe pasi e vrane dhendrin

  2. luli says:

    Sido qe te kete qene situata ,kur njeri bashkeshorte nuk do me qe te jetoj me tjetrin te divorcohen.Kur do ndergjegjesohet shoqeria shqiptare.Asnje nuk jeton me detyrim me tjetrin.E pa kjo vajze se ku e coj familjen.Nuk e paragjykoj ka as ska te drejte ne ato qe thote por nuk mund te bej lufte per mos tu divorcuar se eshte nene e tre femijeve.Ajo te jepte divorcin dhe me sjelljen e saj te fitonte kujdestarine e femijeve,ne emisionin UNIKO ne tv pse nuk e nxorri fleten e diagnostikimit ne spital nga u be shkak per gjithe kete menxyre.Kokefortesia e saj i la femijet jetime,rrugeve,vet ne burge dhe i jati i saj ne burg. Jeten njeriut ja merrt vec zoti.
    Ata femije do ta urrejne derisa sa te kene jeten mamane e tyre dhe gjysherit qe i lane pa baba.Nderi nuk vihet ne vend duke vrare tjetrin por duke u sjell si njeri.Cdo njeri eshte i ndershem ose jo jo nga thashethemet por nga sjellja dhe veprimi qe bene, kurve nuk te bene fjale por veprimi.,Asnje qenie njerezore nuk eshte prone e njeri tjetrit
    Me veprimin makaber qe kreu i jati i vajzes verteton me se miri se ajo ka qene nje dhunuese,e drejte eshte divorci ku secili te shihte punen e tij.
    Nje gje me bene pershtypje me vajzen dhe nene e saj , si ka mundesi qe ajo torturohej ne menyre makabre nga i ndjeri dhe i luteshin atij qe mos ta divorconte nderkohe qe duhet te ishin te parat qe ti jepnin fund kesaj martese duke u divorcuar e secili te jetonte jeten e tij.
    Njerez me mire divorci se varri dhe burgu,qyteterohuni o njerez,jeta eshte aq e shkurter prandaj shijojeni ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje