Kushtetuesja rrëzon qeverinë, shfuqizon vendimin e shkarkimit të Zef Hilës si kryebashkiak i Vaut të Dejës

5 Qershor 2021, 10:21Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Në vendim thuhet se vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

“Kërkuesi nuk ka kryer asnjë veprim ose mosveprim të paligjshëm, i cili mund të konsiderohet “shkelje e rëndë”, faktet e paraqitura në vendim janë të natyrës penale, kërkuesi nuk është autor i tyre dhe nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi kolektive për veprimet e kryera nga persona të tretë.

Po ashtu, në vendimin e shkarkimit nuk është analizuar proporcionaliteti i shkeljeve në raport me masën e dhënë, gjë që bie në kundërshtim me nenin 17 të Kushtetutës, si dhe mungon arsyetimi i kritereve ligjore që përcakton ligji për masën e shkarkimit të kryetarit të bashkisë”.

Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.

“Nuk i është dhënë mundësia të dëgjohej e të paraqiste prova, si dhe nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt. Këshilli i Ministrave ka vendosur me urgjencë në mbledhje të jashtëzakonshme për shkarkimin e  tij, në shkelje të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” (ligji nr. 9000/2003) dhe Rregulloren e Këshillit të Ministrave (Rregullorja)”, thuhet në vendim.

Në vitin 2019 Zef Hila u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Vaut të Dejës pas djegies së KZAZ-së në Bushat. Në atë kohë Hila foli për A2 CNN, duke reaguar në lidhje me vendimin. Ai u shpreh se ministri dhe kryeministri janë dezinformuar. Ai thotë se nuk ka marrë pjesë në protestë, ndërsa shton se do të presë organet e drejtësisë të shprehen.

4 komente në “Kushtetuesja rrëzon qeverinë, shfuqizon vendimin e shkarkimit të Zef Hilës si kryebashkiak i Vaut të Dejës”

  1. Viola says:

    Bravo kushtetuesja .Sali Berisha ka djegur Shqiperine ky dogji materjalet zgjedhore. Pune e madhe ka bere detyren kundrejt partise.

  2. Fatosi-kosove says:

    Dihet se vendimi i kushtetueses nuk komentohet as kontestohet!
    Por ama nese hila qenka i pafajshem per rastin Bushat ateher çfar do presim per aktet e bashes me karakompanine e tij qe per ta marre pushtetin ishte gati ta kalle gjithe shqiperine,kurse ky hila vetem Bushatin,bravo kushtetutes kriminel e veqmas me targa PD duhet te legalizohen e mundesisht edhe tu jepni pushtet,duhet kallur çdo gje qe ka ndertuar Rama keto tet vite,ashtu siq beri sali berisha dikur me tredhjen e tij nga komunist ne derrmokrat,bilez kushtetutes te dashur nese ju doni shtet duhet te merrni vendim qe hila e vrasesit tjer te behen kryeminister te perjetshem,pa zgjedhje, me prova per kriminel, mjafton,eu shqiperi eu.

  3. specialisti says:

    Kushtetuesja kerkon prova qe ish kryetari ka marre pjese ne djegjen e materialeve zgjedhore.
    Nuk paska prova.
    Cfare behet tani ?
    A duhet te kthehet ne detyren e kryetarit te bashkise Vau Dejes ?
    Sa me vonese gjerat.
    PARADOKS.
    Vetem ne Shqiperi ndodhin gjera te tilla.
    Te shohim se cfare do ngjaje pas ketij vendimi.

  4. Ben says:

    Dmth eshte vertetuar se ky vete nuk i ka djegur marerialet zgjedhore,por banda e tij dhe ky sipas marsides, eshte i pafajshem, dmth i ndershem,nuk ka vjedhur pak,dmth i ka sherbyer komunitetit mire,per xhepat e tij dhe te bandes se tij. Si mund te behet shqiperia (dmth) te futet ne BE, kur gj.kushtetuese i jep te drejte dhunes dhe djegies, dmth asaj qe i duhet demokracise, vota e lire e qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje