Nga Mustafa Nano
Edi Rama është kthyer nga një vizitë në Turqi, dhe është kthyer me “duart plotë”.
Thonjëzat, në fakt, edhe mund të hiqen, sepse është kthyer me një numër projektesh e marrëveshjesh që janë nënshkruar.
Dhe duhet thënë se këto nuk janë as ta parat e as të fundit. Marrëdhëniet me Turqinë, në epokën e Ramës, janë intensifikuar. Nuk kanë qenë kurrë të tilla. Java shtatë e Rama tetë që shkon e takohet me Erdoganin. Dhe është ky fakt që tek-tuk ka ngjallur, ka mbjellë ndonjë shqetësim apo ndonjë diskutim. Unë jam pjesë e këtij shqetësimi.
Unë mendoj se marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve, midis Shqipërisë dhe Turqisë, nëse janë shumë të ndezura, nëse janë shumë të forta, nëse janë shumë të thukëta, nëse janë vëllazërore, krahas anëve pozitive dhe avantazheve që mbartin, ato bartin edhe ndonjë problem.
Ne të gjithë e dimë se Turqia është një aleat i yni shumë i rëndësishëm; është një aleat i yni strategjik. Është i tillë me hir a me pahir. Është i tillë pavarësisht nga fakti se çfarë ndodh në Turqi; pavarësisht nga fakti se kush i ka atje çelësat e pushtetit në dorë; pavarësisht nga fakti se atje është një regjim autokratik apo demokratik; pavarësisht nga forcat që kanë fuqinë atje; pavarësisht se cilat janë këto forca, nëse janë islamikë, apo nëse janë laikë. Ne shqiptarët, megjithatë, nuk mund dhe nuk duhet t’i lejojmë vetes të prishemi me, apo të bëjmë pa, Turqinë. Arsyet dihen.
Në ndryshim nga kombet e tjera të Ballkanit, ne jemi një komb i vogël, i veçantë, unik, me një gjuhë tonën, me një rrugëtim tonin, të vetin, individual në histori. E në të njëjtën kohë, ne jemi një komb me ca vese e me dobësi kongjenitale.
Unë e di që ky pohim im mund të trazojë shumë njerëz, por unë nuk mund të bëj dot ndryshe.
Është një gjë që unë e mendoj. Po thoja se jemi një komb me vese e dobësi të lindura. Jemi një komb me një histori të koklavitur, me një strukturë shumëfetare. Jemi gjithashtu me një rizgjim të vonuar kombëtar dhe politik. Dhe në fund, jemi me një traditë të munguar të bashkimit në një shtet të vetëm të drejtuar nga shqiptarët.
Përveç, kësaj, në konjekturën ballkanike, ne jemi në një pozicion sandwich, duke pasur në jug grekët, e në veri serbët. Më të dy këto shtete ne kemi një marrëdhënie shumë të vështirë. Të tillë e kemi pasur tradicionalisht, vazhdojmë ta kemi edhe sot.
Ne nuk kemi miq në Ballkan. Dhe për sa kohë që është kështu, në këto rrethana, aleanca jonë me Turqinë (i cili është një vend i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm, me një ndikim të madh në botë, dhe sidomos në këtë pjesë, në këtë cep të botës, në Ballkan) na ndihmon të mos vuajmë prej kompleksesh që vijnë prej dobësisë dhe inferioritetit. Na bën të mos na duket vetja si qyqar.
Por… e keni vënë re që monologët e mi kanë gjithmonë një “por”? …Por Turqit kanë motive të ndryshme nga tonat sa herë që përpiqen ta forcojnë dhe ta këndellin këtë marrëdhënie midis nesh dhe atyre.
Ne jemi të sigurt, e dimë të gjithë se turqit do të na ndodhen pranë, do t’i kemi gjithmonë pranë, do të na bëhen krah në momente të vështira të historisë, siç kanë bërë dhe kanë dhënë prova për këtë.
Por synimi i tyre është që në një mënyrë a në një tjetër, të ringjallin ndikimin perandorak të osmanëve në Ballkan. Dhe Shqipëria është vendi më i parë dhe më i lehtë për ta arritur këtë objektiv. Me Erdoganin pastaj, otomanizim shpeshherë do të thotë islamizim.
Dhe në këtë pikë unë mendoj se ne shqiptarët, dua të them diplomatët dhe diplomacia jonë duhet të jenë më inteligjentë dhe më të guximshëm. Ata duhet të gjejnë mënyrën me përulësi, kuptohet (me turqit ne duhet të sillemi gjithmonë mirë, sepse janë aleati ynë i rëndësishëm), që t’ua bëjnë të qartë turqve se për ne shqiptarët Islami nuk ka atë rëndësi që ka për ata.
Jo thjesht dhe vetëm prej frikës së një dominimi fetar, dominim i të një feje të vetme, jo thjesht dhe vetëm prej faktit që kjo gjë, nëse ndodh, do të korruptonte, komprometonte, dëmtonte dhe dhunonte një pakt të lidhur mes vedit, të lidhur mes shqiptarëve qysh në krye të herës, dhe që bazohet te një lajtmotiv, te një devizë që është e njohur për të gjithë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Por edhe faktit tjetër, që ne shqiptarët kështu kemi qenë gjithmonë lidhur me fenë.
Të parët tanë na kanë përcjellë si trashëgimi të tyre, dhe ne duhet t’u përcjellim fëmijëve tanë si trashëgimi tonën, një mësim të rëndësishëm: Me fenë nuk kemi pse të fiksohemi për shkak të natyrës shumëfetare të shoqërisë sonë, të kombit tonë. Me fenë ne nuk kemi pse të fiksohemi.
Ne duhet ta relativizojmë rëndësinë e saj. Me besimet fetare, ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie të shkujdesur, sportive, të shpenguar.
Gjithashtu, ne duhet t’u bëjmë të qartë miqve tanë të dashur turq se ne sytë i kemi nga Europa megjithatë, nga Perëndimi. Dhe ky është një amanet që na e kanë lënë të parët tanë. Një amanet shumë i rëndësishëm.
Për ne shqiptarët dielli lind andej nga perëndon. Ne nuk është se jemi perëndimorë. Të kuptohemi. Nuk jemi. Ose të paktën nuk jemi aq sa duhet të dukemi dhe shtiremi. Por ne Perëndimin e duam. E duam pa kushte. E duam në mënyrë instiktive.
Ne e adhurojmë Perëndimin. Mua më kujtohet se në vitet e lëvizjes studentore, më shumë se tridhjetë vite më parë, ishte një thirrje që u bë si mantra e atyre kohëve.
Dhe ajo thirrje nuk ishte: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Turqia!”, por ajo thirrje ishte: “Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa!”. Dhe kjo thirrje nuk ishte një slogan i shpikur nga marifetçinjtë politikë, për një konveniencë të çastit. Përkundrazi, ishte një thirrje që u dilte atyre njerëzve, atyre mijëra të rinjve e studentëve nga thellësia e shpirtit të tyre.
Prandaj, unë mendoj se çdo tentativë e brendshme, apo e jashtme, për të na bërë që të ndryshojmë këtë kurs tonin historik, për të na bërë që ta heqim mendjen dhe sytë nga Perëndimi e t’i drejtojmë nga Lindja, do të ishte baras me një tentativë për të na përdhunuar. Turqit duhet ta dinë një gjë të tillë. Dhe nëse nuk e dinë, ne shqiptarët duhet t’ua themi këtë gjë. Gjithnjë, me përulësi.
Provincial I pashprese…Shqiperia nuk ben dot pa asnje nga shtetet e Europe’s…..keshtu thoshte Enveri 45-61 per Ruse e per Kunezet 61-78…..pobte shterin mendimet….Turqine e mban usa….e tregoi sa fuqi ka me inflacionin e kohes Trump dedh shkoi per sgele….sa per dijeni Turqia ka ne mik Greqine….Much analisti gjeo straregjik I zhvilluar ne academies Corovode
Dylber i pa rregullueshem. Dylberet si ky duhet djegur ne turren e druve.
Po a mund te pritet qe nje hale islamikesh me 90%turkoshake te behet evropiane apo perndimore!?
Jooooooooo!!!
Turqia e di shume mire keto. E di me mire se Muçi se ç’jane shqiptaret. i ka patur nja 22 kryevezire (krieministra) shqiptare pa llogaritur veziret dhe pashallaret, por identitetin nuk ua ndryshoj dot. Jo se nuk mundte por se nuk deshi. E beri me te gjithe. Perandoria Otomane ekzistonte pikerisht nepermjet kohezionit te kulturave te shume popujve qe ishin ne suazat e saj. lejoi fete, lejoi gjuhet etj, pavaresisht se ne shqiptareve na ka borxh moslejimin e shkollave ne shqip, siç lejoi ca te tjere. Por ndodhta ketu nuk jane pa faj dhe ata shqiptare qe kane qene jo pak here ne krye te ekszekutivit te saj. Ne shkrimin e vet Muçi me duket se eshte shume i qarte. E kemi mik popullin turk ku jetojne ne mes tyre edhe nja 5 mln. me gjak shqiptari, por gjithsesi kujdes duhet bere, qofte edhe per t’i shpetuar stigmave te dashakeqeve që na rrethojne, por pse jo edhe brenda nesh.
Ore Muc, po c’a thua, pa pike e perulesise o burre… po u ule hunden ketyre te shkelen me kembe… Shqiptarin megjithe ato vese qe i ze ne goje dhe zotrote, hunda perpjete e krenaria (edhe kur s’ka pas buke me mbush barkun) e ka mbajtur..
Kush me dit se cfar i pjerdh mendja ktij funderine ktij Miu te Kazanit ne ate vend .
Kush eshte ky more ti flasi shqiptareve ?
Per cilin e mban vehten ky per noj Expert te Politikave ne Ballkan apo me gjere ?
Boll me me kto Klloune e karikatura Medieve se na injoruat e budallepset opinionin .
Boota ka njerez Profesioniste qe jane Dilpomuar ne Shkencat Politike e njohes te mirefillte te Politikave
e Diplomacise Kohes e Botes qe na rrethon ,
jo sharlatane qe i lejojn vehtes gjithcka ne ate vend Karikaturash te cdo profesioni .
Kush do me dit se cfar i pjerdh mendja ktij funderine ktij Miu te Kazanit ne ate vend .
Kush eshte ky more ti flasi shqiptareve ?
Per cilin e mban vehten ky per noj Expert te Politikave ne Ballkan apo me gjere ?
Boll me me kto Klloune e karikatura Medieve se na injoruat e budallepset opinionin .
Boota ka njerez Profesioniste qe jane Dilpomuar ne Shkencat Politike e njohes te mirefillte te Politikave
e Diplomacise Kohes e Botes qe na rrethon ,
jo sharlatane qe i lejojn vehtes gjithcka ne ate vend Karikaturash te cdo profesioni .
o muc nano, i muc katnari qe zbrite ne qytet e jep men
meso nja 2 gjera te vogla, te koheve te fundit, para se te SHPALOSESH KOMPLEKSITETIN tend
1. Ne konferencen e donatoreve qe organizoi BE per te ndihmuar shqiperine nga pasojat e termetit, o muc katnari qe zbrite ne qytet e jep men, 3 dite perpara konferences ERDOGAN, ne koference per shtyp tha: do ndihmojme me 200 mln euro. Pike, o muc katnari qe zbrite ne qytet e jep men. Dhe te gjithe KURVAT KU TI DO DOJE QE RAMA TE SHKONTE PER VIZITE, u detyruan te mbanin disi steken lart dhe CUDITERISHT, shqiperia kapi 1 mld euro ne total, qe u habit dhe organizatorja e konferences se donatoreve. Kshu o muc katnari qe zbrite ne qytet dhe jep men.
2. Turqia te beri nje spital ne fier, me te gjitha pajisjet me te fundit dhe me staf te kualifikuar turk, i cili ESHTE EMBRIONI i implementimit te nje reforme te thelle ne te gjithe spitalet shqiptare duke aplikuar MODELIN TURK TE ADMINISTRIMIT TE SPITALEVE SHTETERORE TE DHENA ME KONCESION QE ESHTE NJE MODEL SUKSESI NE EUROPE. Dhe ne kete drejtim o muc katnari qe zbrite ne qytet e jep men u firmos se fundmi dhe nje marreveshje qe e con perpara kete proces dhe qe Shqiperia do kete shume PERFITIME, sa me shpejt te zbatohet ajo cfare eshte shkruar. Gjithashtu o nari, do te ndertohet nje fabrike qe do te prodhoje vaksina, dhe turqit ne kete drejtim jane shume po shumeeeeee perpara se dhe shume vende ku ti do doje qe Rama te bente vizita.
3. Turqia o muc katnari firmosi me shtetin shqiptar para 4 muajsh dhe nje marreveshje ne fushen e mbrojtjes. Qe te ftillohesh o muc katnari qe zbrite ne qytet dhe jep men, u diskutua se fundmi dhe nje detaj i mbrojtjes dhe kontrollit te territorit nepermjet droneve inteligjente. Qe te kuptosh qarte se helbete je katnar dhe ke zbrit ne qytet, nese kjo aplikohet ne shqiperi, do jete nje stad shume i lart dhe i kualifikuar njerezish qe do ti perdorin, sepse eshte fjale e fundit e teknologjise, o muc katnari qe zbrite ne qytet, sepse me drone Turqia o nari, mundi Izraelin ne luften e fundit Armeni – Azerbajxhan.
4. O muc nari qe zbrite ne qytet, ne fushen e arsimit, ne Shqiperi, do hapet nje FILIAL I UNIVERSITET POLITEKNIK TE STAMBOLLIT (qe ta kuptosh futu ne gogolas o katnar shif cili eshte ky universitet dhe sa vjet ka, cfare pervoje ka, a ka hapur ndonje filial ky univeristet ne ndonje vend tjeter etj etj etj) per te ngritur ne nje nivel tjeter STANDARDIN E CERTIFIKIMIT TE DIJES, o muc katnari, qe pas 30 vitesh te mos kemi katnar si puna jote qe hiqen si te ditur se kan lexu libra. Gjithashtu do hapin nje shkolle te dedikuar per turizmin qe pritet te zhvillohet fuqishem ne shqiperi pas pak vitesh.
Tani o muc katnari mund te kem harru ndonje drejtim tjeter qe eshte diskutu, por ah se u kujtova. o muc katnari, u mor vesh para 2 muajsh qe Rama e paska mik Macro (pune e rames kjo, mendimi im eshte qe Macro eshte nje moterqire qe ka punu kundra nesh) dhe qe te ftillohesh o muc nari, pritjen PERANDORAKE qe Erdogan i beri Rames para 4 muajsh, nuk ishte rastesi, nga Turqia Rama vajti ne Greqi, dhe “cuditerisht” qarkulloi nje video ku dukej Rama duke dale nga vila e Micotaqis, ku ky i fundit e kishte ftuar per dreke ne shtepine e tij, dhe ajo cka dukej nga video ishte nje bisede shume e perzemert do te thoja. Qe te kuptosh o katnar ka dhe ndermjetesa ne LOJE TE MADHE, ku Turqia e deklaroi qe po, Rama ishte nje ndermjetes per te zbutur konfliktin Turk – Grek sigurisht me lejen e TE MEDHENJVE, sepse nese i therret pak kujteses, rreth 1 muaj pas atij takimi Rama e beri nje vizite te Macro.
idea o muc katnari, po gjete ti me ato qe ti do te doje, ndonje vend nga ato qe ti do doje, qe te ndihmoje Shqiperine sa gjysma e Turqise, atehere i dyti pas teje do isha une qe sdo me pelqente qe java shtate e Rama tete (megjithese ky eshte numri i pafundesise) te mos shkonte ne Turqi.
Ik mer hajdar jeto ne turqi pra. Toc kuklle. Salepa si ty e kane lene prapa kte vend. Klluf
Mendoj se z. Nano (pavaresisht se eshte katunar i zbritur ne qytet) ka plotesisht te drejte.
Te lumte Nacionalisti, e bere Muç Narin te mos dije nga te shkoje!
Sakte! 100%
Merakun e nxore, e the dhe mire bere. Ne kete bote shumepolare s’ka pse te mos zhvillohen dhe marrdheniet me turqine. Nuk ka asnje rrezik kthimi ne lindje pasi shqiptaret e kane percaktuar tashme nordin. Drejtimi i levizjes, projektet dhe reformat jane properendimore, drejte BE jo lindore.
Sh7me e vertete z. Nano, ndoshta keshtu Europa behet xheloze dhe na afron praNe vetes
Nacionalisti turk, pas këtij çarçafi të shkruar me shumë zell, ç’më mbetet mua- shqiptarit me 0% gjak turk në vena- të them?!
Të të duartrokas?
Jo, një mijë herë JO!
Mund të të përgjigjesh me dy çarçafë shkrim për të kundërtën e atyre të tua, por nuk ia vlen me ty: Sindromi i Stokholmit apo thirrje e gjakut?
“E pur si muove…!”
E megjithatë, me “Tyrkijen” tënde mua më lidh vetëm urrejtja ndaj pushtuesit dhe SHKAKTARIT TË VETËM TË PRAPAMBETJES së trojeve arbnore!
Ptfuuuu!!!
Nuk eshte politike e mencur vetizolimi . E provuam ne kurriz per gjysme shekulli . Ne kemi rreth vetes armiq shekullore te betuar e te terbuar ,
, sic jane greket e serbet (sllavet) , por kjo nuk do te thote se nuk duhet te kemi asnje lloj marredhenie me ta , sepse vete shtetet jane nje qenie sociale , sa te demshem aq dhe te nevojshem per njeri tjetrin .
Armiqte jane vetem ne mendjen tende perverse. Armiku i vetem i shqiptarit eshte nje shqiptar tjeter.
Arber, e ke bere ADN tënde dhe të ka dalë 100% arbëror? Heu bre! Po mos do të thotë se gjithë ç’flasin sot greqisht janë helenë, ç’flasin anglisht janë anglezë etj? Po a nuk e di ti se qysh kur është krijuar njerëzimi nuk ka patur shtete, popujt kanë qenë i lirë të lëviznin pa kufi e të kryqëzoheshin me këdo? A e di ti se në kohët moderne kur u krijuan shtetet, e ashtuquajtur kombëtarë, përfshinë brenda tyre dhjetra popuj të tjerë? A e di ti se edhe gjuha jonë që është unike, quhet indoeuropiane? E fundit se mund të rendis shumë, a nuk e di ti se ky truall ku sot banojnë shqipfolës ka qenë i sunduar nja 200 vjet nga perandoria romake, pastaj nja 150 të tjerë nga ajo bizantine e më tej me rradhë bullgare, sllave deri sa në shek. e XIV, si çdo popull tjetër në tre kontinente, nga Danubi deri në Jemen, nga Kaukazi deri në Tunizi, hapësira këto ku përfshiheshin edhe shqiptarët, u bënë pjesë e Perandorisë Osmane? Siç dihet brenda saj lëvizja ishte e lirë, lëvizën dhe shqiptarët, kësisoj shqiptarë ka në gjithë hapësirat ku ajo sundoi. Thuhet se dhe në Turqinë e sotme ka afro 5 milionë me gjak shqiptari. Atëhere ku e di ti se, përveçse flet shqip, duke patur parasysh origjinën e katër linjave, dy nga yt atë dhe dy nga jot ëmë, se nuk je përveçse shqiptar, edhe një çikë roman, grek, sllav dhe turk? Ndaj mor mik, mos ngatërro kombësinë me shtetasin. Nga përkatësia etnike (kombësia), ashtu si shumë shqiptarë, sot jetojnë në pothuajse gjithë globin, ndërsa shtetas shqiptarë ku futemi ti dhe unë, jemi ata që jetojmë brenda asaj që sot quhet Shqipëri dhe ku gjithashtu ka me dhjetra etni të tjera me gjak të përzier. Se sa janë si ti 100% me gjak të pastër nuk e di, por besoj se nëse do bënin të gjithë ADN (!), nuk do rezultojnë dhe aq shumë, në mos fare. Pra le të jemi patriotë aq sa duhet dhe kështu, ngaqë jemi shumë të vegjël, të shikojmë interesat e popullit që jeton në këto hapësira dhe t’i lemë të mëdhenjtë dhe të fuqishmit e kësaj bote ta administrojnë atë. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë sa të ketë njerëz mbi dhe. Iku koha e Enverit që u jepte mend sa rusëve, sa kinezëve, sa amerikanëve dhe anglezëve, se ç’duhet të bënin, ndërkohë që ne na thosh se “bar do të hamë, por nuk dorëzohemi!”.
Rama po ndjek shëmbullin e tifos. Një dorë në zemër për ti falenderuar për çfar i japin, dhe një dorë ke k… t për ti thënë se çfar do marrin.
Turqia është shumë më Evropiane dhe Perëndimore
jo vetëm nga Shqipëria po e po,por edhe nga shumë vende që gjeografikisht janë më në perëndim se Turqia,bile që janë edhe anëtare të BE.
Por Turqia është një super shtet dhe luan polikë të madhe Mustafa.Nuk është Luksemburgu me Maltën.
Ajo nuk impomon askënd për përkatësinë fetare dhe natyrën e shtetit.
Fat i madh i Shqipërisë mnë këyë kohë është miqësia dhe aleamca e ngushtë me Turqinë dhe SHBA.
Shko mer mrrokell, jemi ne kte derexhe se na kane pushtuar per shekuj shpellare e yxhyma si turqit e jo bie fjala austro hungarezet
Pikerisht se jemi sanduic ne pozicion na duhet nje via di uscita. Pastaj, o Mustafa o Mustafa, mos e bej ka te modhe, se me Ameriken mire, Italine mire, Europen mire. Edhe me grekerit nuk jemi aq keq. Po shyqyr o burre le te marrim e te japim. Pasaj ti se bone aq te modhe kur al salehu shkonte deri ne Brunej.
Geni eshte “gen” ore Muço ……. sado ……sado kohe te kaloje AI pra geni nuk ndryshon … te terheq fuqishem ___!!!!!!!!! Sado te kamufluar dhe diskret qe te hiqen vjen nje moment dhe “geni” shperthen fuqishem me afendime dhe sharje se i ke prekur “origjinen” burimin e genit !!!!! Ore Muço i Nanove kot lodhesh nuk mundesh me e ndryshu “kodin” e genit sepse nuk eshte çeshtje esence ,as kohe dhe zhvillimi ….por berthame e lidhur perjetesisht me origjinen e kesaj materie qe ne perberje ka kete gen qe permend ti me siper . Megjithate ty bravo te qofte qe merr guzimin dhe ja thua ne sy ketyre “geneve” se keshtu dashje pa dashje ne njefare menyre pranojne (pa dashje) se nga cili gen kane prejardhjen .
Bashkohem me ty Muç.Aleanca me Turqine duhet te jete vetem gjeostrategjike dhe jo kulturore dhe fetare.
PER te 100 here po e them kush eshte SHqiptare e ka fene e shtetit te tjerat jane per spiunet si myslimane ,kaure ,Muçua e thote me larte qe do me shajne femijte e hoxhes e te priftit se thote te verteten ,keta qytetaret e mirefillte qe i ka pjelle mamaja ne mes te sheshit SKENDERBEJ, O NE SHESHIN E FLAMURIT O brenda kalase se ELBASANIT o ne kalane e GJIROKASTRES se ato jane ne mes te qytetit , harojne qe ligjin e UE e bene GEJT E HOOLANDES, FRANCA kali trojes se SLLAVEVE ,Ne politiken e sotme ska te beje fare injoranca ( feja) Turqia nuk eshte me ajo OTOMANIA E PARA ATATURKUT me teper garanci kemi tek keta dhe tek AMEREIKANET se qe te gjithe na i dredhin branda dites shiko miqte tane IZRAELIN e la miqesine me TURQIT per interesa ekonomike ( traktati me GERQINE per zbulimin dhe çfrytezimin e hidrokarbureve ne detin EGJE ) te pakten Turqia ska pretendime teritorjale si gjitonet tane .
Nje katolik e ortodoks ka mik nje myslyman e qohet nje myslyman e i thote kujdes mos e ban mik myslimanin,a nuk ju duket pak hipokrizi kjo.
Eshte nga te paktat here qe nuk ndaj te njejtin opinion me ty Muc.
Kjo “domosdoshmeri “ e jone per Turqine dhe turqit eshte si nevoja e te droguarit qe kur fillon ti mbaroje efekti ka nevoje dhe kalon ne overdoze. Dhe rezultati final dihet….
Veset dhe difektet qe thua ti Muc se ne kemi ( dhe vertet kemi sa te duash) pervec atyre kongenitale (qe ka cdo komb)
ato qe dominojne jane trashegim nga “vellezerit osmane”.
Ne mos pacim edhe gjakun….
Muc !
A e sheh paradoksin qe kombi qe polli “Atletin dhe kaloresin mbrojtes te qyteterimit dhe….. europian” ne lufte kunder osmaneve, sot ky komb apo dhe ata qe ka nxjerre ne krye eshte “vllazeruar” me trashegimtaret e osmaneve….
Thua Muc te jete sindroma e Stocholmit…
Po perse o Muc e zuri kjo sindrome vete kombin tone….
Sa per turqit e sotem me Erdoganin ne krye , te jesh i sigurte ( dhe une e di se ti je me i sigurte se une per kete ) se devize kane Osmanin kudo ku vene kembe a dore.
Europa nuk te ka faj. Sllovenia eshte komb me i vogel se ne por Europa e morri shpejt e shpejt ne gjirin e vet. Edhe Kroacine…..
Ah mor Ismail bej qe u mundove kot…..
Shejtan budalla , muci i dyzyar ne gjeneze eshte si gjyqtarja e Ebasanit ne publicistiken shqiptare.
Analfabet funksional!
Po ta kishe kuptuar se per shqiptaret dielli lind andej nga perendon, tashme do kishe ndruar emrin!
Po perse fyeni e shani , kryesisht e kam per ata qe perdorin shume fjalen katunar , po pse te jeshe fshatare eshte turp , po a keni harruar se ne pergjithsi krejt shqipetaret jane katunare , ose te pakten ishim ne kohen e koleres komuniste , sot gjithsecili mund te jape mendimin e vet lirshem , apo deshironi qe te kemi te gjithe te njejtin mendim siç thoshte dikur kjofte largu Enver çthote partia ben populli ???!!! Sa per dieni te ketyre qe ofendojne fshataret une jam fshatare por jetoj shume me mire se shume e shume qytetare ……
Ha mut se rritesh e do kuptoshe ma shume
haaaa!
car gallate,humor katuni….”me perulsi…!” ..ama t ja themi turqve…
..ksaj i thon,edhe bythqimçe,edhe pordhnisht !
Ama,me europjan sesa shqiptart s ka. Dimensjonet kruedore demoperendimore i kan marr n dor shqiptart.
Sex drugs and rock’n’roll esht jetesa shqiptare tash.
..a…i shtojm edhe mafje…etj dhe kemi formulen e realitetit shqiptar “seks drog rrokenrroll mafje vrasje..” A ka me perndimor sesa shqiptart pra !?
Bravo Muçi! I ke thënë të gjitha të vërtetat ashtu siç janë. Analiza jote duhet të përbëjë boshtin e politikës së jashtme shqiptare. Pyetja që të vjen ndërmen është: Po turqit çfarë interesi kanë të na kenë neve aleat?! Si një bazë kundër Greqisë?! Si psh Pashalimani?! Apo edhe islamizimi i vendit?! Prandaj këshillat e tua janë me vend. Turqinë duhet ta mbajmë sa më afër. Por politikën e saj fetare sa më larg. Bravo edhe një herë Muçi.
Kesaj radhe jam plotesisht ne anen e analistit M.Nano dhe komentuesin Katarakti , sepse keshtu i sherbehet me mire kombit tone .
Pavaresisht rrethanave historike kur dy popujt tane jane “lidhur” si te nenshtruar e te dominuar per gati 500 vjet e prej nga kane rrjedhur edhe konfliktet me fqinjet,humbja e shume territoreve etnike me renien e perandorise Osmane ne si komb duhet te mbajme nje pozicion ekulibri ne mardheniet tona si me fqinjet ashtu edhe me Turqine. Kjo per arsyen e vetme qe te mos shihemi nga fqinjet si nje zgjatim i Turqise per vete ndjenjat dhe shijen e keqe qe u ka lene popujve te cliruar nga pushtimi osman. Turqia megjithese u largua nga Ballkani me force ashtu sic edhe u vendos serish i ka dy kembe ne rajon dhe perkatesisht ne Bosnje dhe Shqiperi ku pushtimi me te gjitha format nderroi perkatesine shpirterore fetare dhe kulturore dhe i mikloi viktimat e tij te konvertuar tashme ne islam me ofiqe dhe perfitime ne kurriz te te tjereve. Gjithsesi kjo mardheneie e cuditshme ku pushtuesit “udhehiqen” nga te pushtuarit e konvertuar dhe i quajne ata bashkpuntore te te berave dhe te te paberave te Portes se Larte eshte dicka qe duhet studiuar me thelle. Shqiptaret si komb kane qene te pushtuar dhe masakruar nga osmanet por me pasi i erdhen pas fijes Padishahut dhe u bene vellezer ne fe perfituan dhe u kercyen ne kurriz si kamzhik i Perandorise fqinjeve dhe kundershtareve te perandorise anekend kufijve te saj. Kane qene te sumta dhe te njohura ekspeditat ndeshkimore te taboreve me shqiptare qe kane bere mizori ne emer te Padishahut qe nga Armenia,Libani e deri ne Egjipt pa permendur vendet e ballkanit ku kane lene nje shije te hidhur keto ekspedita. Pra ajo qe sot quhet “vllazeri” nga Turqit eshte me shume dobesia qe kane Turqit per shqiptaret bedele qe dhane gjjakun per Sulltanet otomane anekend saj duke harruar se nga vete otomanet gjysherit dhe stergjysherit e tyre u masakruan dhe kaptuan detin nga tmerri.
Pra ne me Turqiit na mban lidhur “vllazeria” nga bashkfajsia ne zgjedhen qe u vume te nenshtruarve edhe pse nuk na iashte hequr kjo zgjedhe nga qafa jone. Fakti qe kjo pjese e ish perandorise u la aq pas dore sa pas pavarsise se dhuruar nuk kishim as rruge e as hekurudha e as shkolla ne shqip. Shqiptaret nga Turqia pervec mjerimit,shkaterrimit,injorances dhe kthimit ne bedele e bashibozuke perfituan edhe nje gje akoma edhe me te rende dhe rrezikshme percarjen me te thelle fetare qe na ndau pervec se ne dialekte,krahina edhe ne besim duke e bere akoma edhe me te brishte bashkimin si komb. Gjithsesi ajo qe u be u be dhe fajin e kemi ne shumice vete dhe tani s’na mbetet vecse te luajme si ne ekiuliber per te mos u gjetur ose ndjere si jetime dhe te padashur ne nje hapesire ku pretendojme se jemi jo vetem autoktone per edhe me te paret. Shqiperia nuk ka nevoje per armiqe e per te ghita arsyet duhet te bashkpunoje me te gjithe pa kushte dhe anesi apo per inat te njerit kunder tjetrit. Shqiperia duhet te perfitoje sa me shume nga “vellezerit” Turq dhe po ashtu edhe nga fqinjet qe na rrethojne duke u bere ure bashkpunimi dhe paqetimi e jo mur ndarje apo dyshimi. Enver Hoxha te qenit te nje krahu politik me BRSS ose Kinen e perdori per te perfituar dhe deridiku ja doli me sukses duke ruajtur sovranitetin dhe kufijte per 40 vjet. Kete duhet te bejne edhe politikanet tane te perfitojne sa te mundin nga te gjithe per c’do arsue ose perkatesi fetare,politike,kulturore ose strategjike. Per nje shtet te vogel si ne pragmatizmi eshte mbijetese por me te vetmin kusht qe te ndjekim me sy farin nga na vjen drita dhe perparimi Perendimin dhe SHBA-te.
“Genti” shkruan:
“Kane qene te shumtadhe te njohura ekspeditat ndeshkimore te taboreve me shqiptare qe kane bere mizori ne emer te Padishahut qe nga Armenia, Libani e deri ne Egjipt”
Une jam historian dhe nuk kam gjetur asnje dokument per mizori te shqiptareve ne Armeni, Liban dhe Egjipt,. Nuk ka dokumenta se ato mizori nuk kane ndodhur dhe kjo me ben te pyes: “C’eshte ky qellim malinj qe te ben te shpifesh per popullin tend?
Sill ketu dokumentet dhe une do tet te kerkoj te falur jo me pseudonim por me emrin e vertete timin.
Ti historian bolja ( anti – Janaq) kerkon fakte ……..?? Ku i kerkon tek breket e hanemes qe ke ne shtepi ??? Lexo ore i pa fytyre qe ne vend te syve ke dy vrima bythe ::: : Shumica e atyre përgjegjës për gjenocid u dënuan me vdekje në mungesë, pasi iu kishin ikur proceseve gjyqësore më 1918. Të akuzuarit arritën të shkatërrojnë shumicën e dokumenteve, që do të mund të përdorej kundër tyre para se të iknin. Gjyqi ushtarak vërtetoi dëshirën e Ittihadistve për të eliminuar fizikisht armenët, nëpërmjet organizatës speciale. Gjyqi Ushtarak, Stamboll, 1919: “Gjyqi Ushtarak duke marrë parasysh krimet e sipër-përmendura deklaron unanimisht fajësinë e këtyre të ikurve: Talat Pasha, ish-vezir i madh; Enver Efendija, ish ministër i luftës; Gjemal Efendija, ish-ministër i marinës; dhe Dr. Nazim Efendija, ish-ministër i edukimit; … Gjyqi, në pajtim me ligjin, dënon Talatin, Enverin, Gjemalin, dhe Dr. Nazimin me vdekje.”:::::::: Talat Pasha —-shqiptar ; Enver Efendija—–shqiptar ; Gjemal Efendija (Basha) ose Gjaktari —shqiptar : e plot te tjere denuar nga vete qeveria Turke apo Osmane siç ju pelqen ta quani ; Do akoma dokumenta dhe prova mor karr me zyle qe shqiptaret kane bere krime ne Armeni dhe ne vende te tjera ??????
Ti historian bolja ( anti – Janaq) kerkon fakte ……..?? Ku i kerkon tek breket e hanemes qe ke ne shtepi ??? Lexo ore i pa fytyre qe ne vend te syve ke dy vrima bythe ::: : Shumica e atyre përgjegjës për gjenocid u dënuan me vdekje në mungesë, pasi iu kishin ikur proceseve gjyqësore më 1918. Të akuzuarit arritën të shkatërrojnë shumicën e dokumenteve, që do të mund të përdorej kundër tyre para se të iknin. Gjyqi ushtarak vërtetoi dëshirën e Ittihadistve për të eliminuar fizikisht armenët, nëpërmjet organizatës speciale. Gjyqi Ushtarak, Stamboll, 1919: “Gjyqi Ushtarak duke marrë parasysh krimet e sipër-përmendura deklaron unanimisht fajësinë e këtyre të ikurve: Talat Pasha, ish-vezir i madh; Enver Efendija, ish ministër i luftës; Gjemal Efendija, ish-ministër i marinës; dhe Dr. Nazim Efendija, ish-ministër i edukimit; … Gjyqi, në pajtim me ligjin, dënon Talatin, Enverin, Gjemalin, dhe Dr. Nazimin me vdekje.”:::::::: Talat Pasha —-shqiptar ; Enver Efendija—–shqiptar ; Gjemal Efendija (Basha) ose Gjaktari —shqiptar : e plot te tjere denuar nga vete qeveria Turke apo Osmane siç ju pelqen ta quani ; Do akoma dokumenta dhe prova mor karr me zyle qe shqiptaret kane bere krime ne Armeni dhe ne vende te tjera ??????
Te lumte more “Abdyl Hamit” qe ke zbuluar dy pashallare shqiptare qe moren pjese ne masakren e armeneve. Pashallare ne Turqi ka pasur nga te gjitha kombet europiane te perandorise (greke, armene, serbe e moldave), por kjo nuk tregon se keta popuj kane kryer mizori ndaj popujve te tjere.
Por as ti mor Abdul Hamyt nuk na nxore ndonje dokument per “taboret e shqiptareve” qe kanw bere mizori me ekspedita ndeshkimore ne Armeni, Liban dhe Egjipt
Nxirri dokumentet qe ke per keto mizori qe kemi kryer ne shqiptaret.
Eshte per te ardhur keq te shikosh qenie te mjera qe urrejne popullin e tyre. Gjermanishtja ka nje fjale unike per ata qe urrejne popullin e tyre “Selbsthasser” (urryes i vetes). Vec kaq mund te te them ne qofte se me te vertete je shqiptar.
Genti. Unë jam plotësisht dakort me arsyetimin, llogjikën dhe faktet e tua, por veç desha të saktësonja se gjatë këtyre 100 vjetëve të fundit, janë fqinjët që na kanë rënë në qafë.
Zoti @ Genti , mendoj se eshte ne miren tone te bejme llogari se cfar fitojme sot , (duke shpenzuar me pak) dhe jo cfar kemi humbur ne te shkuaren , te cilat jane marramendese . Ne te kaluaren , jo vetem osmanillinjte qe ishin 100 % armiqesore ndaj shqiptareve , por thuajse 99 % e te te huajve kane qene armiqesore ndaj nesh . Kush shikon prapa ecen mbrapsht , thote nje fjale e urte , ndaj sot duhet te flasim e mendojme me kembe ne toke , me llogari e pragmatizem , jo te ecim kuturu si dikur .
Eshte dhe ka qene aksioma numer 1 ne politiken e te gjitha koheve:
“Nuk ka armiq te perjetshem as miq te perjetshem. Te perjetshme jane interesat kombetare”
Shembuj klasike qe nga Lashtesia jane:
Pirua i Epirit ndihmoi kolonet greke te Otrantos kur ishte puna per te luftuar Romen qe po ngrihej si superfuqi e kohes dhe mundi e shkateroi Sparten me synimin qe te nenshtronte gjithe Greqine. .
Perendimi dhe SHBA u “miqesuan” per dhe bashkepunuan me komunizmin mizor per te eliminuar konkurrentin e fuqishem gjerman, dhe perseri sot Amerika e ka Rusine “strategic adversary”.
Lidhja e ngushtë e Rames me turqit, po del si politike sh inteligjente. Këtë po e vërtetojnë faktet:
1- Europa po jep mesazhe të favorshme
2- Greku po ashtu
Madje Rama ka arritur deri atje sa të jetë politikani i PARË që guxon të kritikojë politikën përçarëse të Europes ndaj Ballkamit.
Evropa po lëviz, sepse po detyrohet ti thërrasë MENDJES
Shqiptaret emigrojne tere ne perendim. Ka nje arsye pse. Ska shqiptar qe emigron ne turqi. Se e dime ku eshte liria e demokracia si duhet. Turqit jane si telenovelat qe kane, intrigante, patriarkale e te palemuar
turqia ishte kembekryq pe 5 shekuj e sna ndryshoi dot ne asgje ..e jo tani qe jetojme ne nje kohe tjeter per tere boten jo vetem per ne shqipetaret.. turqia si cdo vend tjeter i madh ka ndikim ne ekonomi ,siguri e ne cdo fushe tjeter te jetes e mundesi per te investuar ..jemi nje vend i hapur ,,pastaj me turqine kurre si kemi prishur mardheniet ne cdo lloj sistemi,,e ata kane mbajtur qendrim miqesor….pas renies se perandorise osmane turqia nuk ka marre pjese ne luftrat boterore as ne te paren as ne te dyten,,nga miqte ste vjen e keqja ..se u provua ne ngjarjet e fundit ..termeti e pandemija…turqia eshte nje nga vendet kryesore te natos per sigurine e paqes e bashkepunimin,,, eshte me lehte te besh armiq se miq ..prandaj asgje e keqe nuk na vjen nga turqia ,,, me mire do jemi po te mendojme e punojme per miqesine ,,e kaluara na ka mesuar shume gjera ,, jane njemije e nje arsye qe bashkepunimi me turqine sjell te mira ,,kush ka merake te zgjedh te besoje apo jo jemi ne nje vend te lire. ne duhet te mesojme mire gjuhen tone ,te ruajme traditat e zakonet me te mira ne cdo qelize te jetes ..te mesojme e trashegojme historine e vendit,,te ruajme virtytat me te mira te kombit te punojme per te permiresuar jeten tone ,,keto e shume te tjera s na i merr kush eshte ne doren tone…flamuri e kombi nuk mbrohen me llafe ..nqs qellimi i mardhenieve eshte te forcoje shqiperine duhet mbeshtetur..e si duken punet po shkon ne drejtimin e duhur..trembuni nga vringellimi i armeve jo nga paqja e miqesia..qe mos te kercasin armet duhe basahkepunimi ,mardheniet e mira ne cdo fushe
Po kroatet e sllovenet, a nuk jane popuj me prejardhje ilire, miq te shqiptareve ne Ballkan?! A kane vene ndonje kusht miqesie ata per te ndryshuar fene, historine, heronjte kombetare e atdhe?!
Z.M.Nano.Mos u bëni “i vështirë”,kur thoni që kombi i ynë ka dobësì KONGJENITALE”,në vend që të thoni :ka dobësì TË LiNDURA(çka nenkupton “të trashëguara”.Më kujtove Fishten që thot për tipa si Ju:”E atij,ju thaftë po,goja/që përbuzë këtë gjuhë hyjnore/qi n’gjuhë t’huej,pa kenë nevoja/flet ,e t’veten len mbas dore”.Pastaj, një ateist,siç jeni deklaruar ju vetë,
QË ËSHTË FEJA E T’PÂ FEVE,nuk mund të japë moral për fenë.Edhe emërtimi i emisionit tuaj “PROVOKACIA,SHPREH NJË PJESË të qellimit tuaj.
Rama po ndjek shëmbullin e tifos. Një dorë në zemër për ti falenderuar për çfar i japin, dhe një dorë ke k… t për ti thënë se çfar do marrin.
Rama po ndjek shëmbullin e titos. Një dorë në zemër për ti falenderuar për çfar i japin, dhe një dorë ke k… t për ti thënë se çfar do marrin.
U kujtua pak me vones Muçua tè artikulloj problemin otoman sepse ka kohè ku disa gazeta kryesore evropiane si dhe revista tè specializuara pèr gjeopolitikèn trajtuan problemin erdoganist.Nè shkrimine Nanos mungon influenca e otomanève nè bosnje,maqedoni,kosovè,shqipèri etj etj.Pra èsht njè rrezik eminent dhe duhet tè ket tepèr kujdes midis kontratave ekonomike me atè kulturore .Nuk mundet qè ti si shtet legen heq rrobat e imta nè fund tè kèmbève pèrpara njè spitali qè ndèrton turqia,ose ky spital tè jep votat e asaj zone ku e ndèrtove,kur ke me qindra xhami tè ndèrtuara abuzivamente dhe diplomacia (WC shqiptare èsht indiferente)ose edhe njèher diplomacia shqiptare hesht pèrpara 138 tè trupave shqiptar tè çvarrosur nè Kosinè tè Pèrmetit dhe tè gjith heshtin pèrball kètij skandali,nqse do tè ndodhte nè vendet fqinj do tè kishte ,denoncime,tubime tè masave popullore dhe patriotike ndaj qeveris.Jemi shtet laik,por Nano nuk e pèrmend,heqjen e shqipèris nga Konferenca islamike sepse èsht shumè e dèmshme pèr imazhin e shqipèris si kartvizit pèr tè hyr nè evropè..