Varianti “Delta”i koronavirusit është shqetësimi më i madh i komunitetit mjekësor anembanë globit për momentin.
I emëruar me gërmën greke nga OBSH për të shmangur vendndodhjen gjeografike të virusit që u zbulua për herë të parë në Indi, studimet tregojnë se ky derivat i Sars Cov2 përhapet më shpejt se çdo variant tjetër i prezantuar më parë dhe reziston ndaj llojeve të vaksinave të paktën pas dozës së parë.
Ky është edhe tipari mbizotërues i virusit në Mbretërinë e Madhe, e cila në 24 orët e fundit regjistroi shifrën më të lartë të infektimeve të reja që prej 2 marsit të këtij viti, mbi 6230 raste.
Një studim i publikuar këto ditë në revistën shkencore “The Lancet” konfirmon gjithashtu edhe faktin se ky variant ka edhe një rrezik të shtrimit në spital në 2.6 herë më të larta se varianti i zbuluar më parë në Angli.
Por, askush nuk ka vdekur nga ky variant, sepse te gjithe të infektuarit jane te rinj që e kane kaluar ne këmbë. Pse nuk i thoni keto, por hapni kot panik.
Pse nuk thoni edhe qe si pasojë e ketij varianti, jane shtuar shume testimet, dhe natyrisht qe sa me shume teste te bëhen, aq me shume raste do te zbulohen.
Fakti që perhapet me shume shpejtesi, nuk do te thote automatikisht me shume rrezik, ose me shume vdekshmeri. Do te thote me shume imunizim i tufës.
Variante te reja te virusit do ketë vazhdimisht, edhe ne te ardhmen.
Kush ka studjuar epidemiologji, e di qe edhe virusi i gripit te zakonshem, Hemophilus Influenza, pëson mutacion çdo dhjete vjet afersisht, duke shtuar vdekjet nga gripi tek te moshuarit. Pastaj ulët perseri virulenca e gripit, per t’u rritur prape ne mutacionin tjetër.
Kur kjo ndodh me gripin, natyrisht do ndodhë edhe me Sars-Cov 2.