“Nuk shkon mirë me grupin”. Ky ka qenë justifikimi që Didier Deshamp ka nxjerrë vazhdimisht para mediave në vitet e kaluara kur pyetej se pse nuk grumbullonte në përfaqësuese një lojtar si Karim Benzema i cili po shkëlqente me Real Madrid.
Për pesë vite me radhë lojtari u la jashtë projektit të bluve, por këtë vit Deshamp u detyrua praktikisht, ng aopinioni publik dhe Federata, që të kthente lojtarin në skuadër duke parë formën që po kalonte në Spanjë.
Miti i mungesës së marrëdhënieve të Benzema me shokët e skuadrës ka rënë menjëherë që në ditët e para të grumbullimit, Lojtari është shfaqur gjithmonë i qeshur dhe i rrethuar nga lojtarët e tjerë në momentet kur kamerat ishin të pranishme, ndërsa “vulën” ia ka vënë vetë Federata Franceze me publikimin e pamjeve të stërvitjeve të Francës.
Në një nga seancat, Benzema shënon gol gjatë një ushtrimi dhe nis të festojë. Në atë moment, shumë prej futbollistëve të bluve i hidhen sipër duke festuar sikur të kishet shënuar gol në ndeshje të rëndësishme, mes të qeshurave të shumta.
Pamje që tregonin fare mirë se mes Benzema dhe lojtarëve të tjerë nuk kishte asnjë lloj problemi e duke hedhur poshtë kështu mitin e krijuar nga deklaratat e Deshamp.
Nje tjeter lajm idjotik dhe tipik thashethem ne TemA…per publikun arnaut…. vidh, kojo, shtrembero….motoja e TemeS se Mero Abazit
Se ka gazetare te veti apo pune e analiza gazetarie te pavarur kjo leter nuk merret vesh….
Je nje jave mbrapa o perkthyes i rendomte qe me siguri quhesh edhe gazetar!Son aktualisht Benzema gjendet i demtuar nga ndeshja e fundit.Ndersa persa i perkent njoftimit te mesiperm Benzema e ka cilesuar trainierin e skuadres “racist” sepse ai i doli ne mbrojtje Valbuenes i cili publikoi foto dhe video intime te “shokut te tij te ngushte Benzema “duke gjetur perkrahjen e trainierit te ekipit kombetar.
Ndaj beni mire qe perpara se te pergatisni nje paçavure te tille informohuni duke lexuar diçka e pastaj dilni ne shtyp sepse sot fale teknologjise klikon dhe shume shpejt e gjene aresyen se perse ky “çift” ka qene divorcuar ndersa sot i bashkon me shume problemi i mungeses se nje lojtari se sa domosdoshmeria per te qene Benzema i grumbulluar pasi Benzema sot eshte drejt lenies se futbollit e jo ne kulmin e tij!
Ndoshta fillimi i ketij kampionai do ta tregoje me se miri se perse u morr ne seleksionimin qe beri De Champ i cili do shenoje edhe fundin e te qenit trainier i kombetares Franceze,sepse ka lojtar shume te mire por trainier!Fati e ka çuar deri ketu.