Bisedonte me persona të tjerë/ Dëshmia e vajzës së Dhurata Saliajt: Mami goditi vëllain në fytyrë, i tha nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni!

7 Qershor 2021, 13:20Kronika TEMA

“Panorama”, ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të shtetases Dhurata Saliajt, që përfundoi në prangat e policisë si bashkëpunëtore në vrasjen e ish-bashkëshortit të saj Kudret Saliaj, krim i kryer nga baba i saj Mexhit Picari.

Në dosjen e organit të akuzës thuhet se vjehrra e kallëzoi nusen e djalit për shkak të dhunës së ushtruar si ndaj saj apo dhe fëmijëve. Sipas dëshmisë së vajzës F. Saliaj bisedonte me persona të tjerë për të cilët kishte dijeni vëllai i saj, të cilin e ka goditur në fytyrë duke e kërcënuar se nëse do ti tregonte të atit do ta hidhte nga ballkoni.

“Në dt. 02.10.2020 shtetasja Saqine Saliaj ka kallëzuar në organin e policisë se nusja e djalit, e pandehura Dhurata Saliaj ka ushtruar dhe ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. Kallëzuesja ka deklaruar se e pandehura e ka marrë disa herë në telefon dhe e kanos me fjalë të ndryshme si: Do të vras ty dhe mbesën e gocën”, e fjalë të tjera kërcënuese.

Në dëshminë vajzës së Dhurata Saliajt thuhet: “E pyetur nga organi i policisë shtetasja F. Saliaj, vajza e mitur e të kallëzuarës, ka deklaruar se në datën 02.10.2020 rreth orë 12:00 ka qenë duke luajtur me vëllain e vogël në lagje. Ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi ka dëgjuar se ai, babai, po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është e shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuar se mamaja e saj ka telefonuar gjyshen dhe e ka kanosur me fjalë se do ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë. Gjithashtu kjo shtetase deklaron se mamaja e saj ka rreth tre muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë, e ka goditur në fytyrë, e ka pickuar, ndërsa vëllanë e ka goditur në fytyrë dhe me bërryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”.

Nga akti mjekoligjor rezulton se ne trupin e shtetases F. Saliaj u konstatuan dërrmishje me lokalizimet e përshkruara në akt.

2 komente në “Bisedonte me persona të tjerë/ Dëshmia e vajzës së Dhurata Saliajt: Mami goditi vëllain në fytyrë, i tha nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni!”

  1. Raqi says:

    shikoni surratin e Mexhitit dhe te Mexhites e nxirrni konkluzionin

  2. shqiptari says:

    Bravo gjyshi qe mendoi per “nderin” e vajzes dhe la tre femije jetime rrugeve.INJORANCA TREDIMENSIONALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje