Fëmijët qajnë para gjykatës së Fierit, nëna e të akuzuarit për vrasje: O të degjeneruar të botës, bjermani djalin e nënës

7 Qershor 2021, 15:39Kronika TEMA

Skënder Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Novruz Likometaj është paraqitur sërish në Gjykatën e Fierit.

Nëna e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e kanë pritur në dyert e gjykatës me shpresën për ta takuar, por nuk janë lejuar nga uniformat blu.

“O perëndi, o zot. E kam të pafajshëm. O të degjeneruar të botës, o s’ka drejtësi në këtë shtet. O kush ka lekë del nga burgu, kush nuk ka lekë e lanë në burg djalin tim. Mos paçi Din edhe Iman o zot. Pse s’mi le të takonte fëmijët, hape derën. Bjerma djalin e nënës”, thotë mes lotësh nëna e të akuzuarit.

Ata pretendojnë se Krasniqi është i pafajshëm, ndërsa e bija mes lotësh ka kërkuar ta shoh nga afër.

1 komente në “Fëmijët qajnë para gjykatës së Fierit, nëna e të akuzuarit për vrasje: O të degjeneruar të botës, bjermani djalin e nënës”

  1. Pensionist pa pension says:

    Nene, po ai qe vdiq nuk po e qan familja?
    Me duket se nga mbiemri, djali i kesaj plakes do jete pak kriminel…
    Iku koha kur dilnin kriminelet te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje