FOTOT: "Bashkëpunim bilateral", Rama takon Viktor Orbán

8 Qershor 2021, 15:34Politika TEMA
FOTOT: "Bashkëpunim bilateral", Rama takon Viktor Orbán

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi me homologun e tij hungarez, Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse.

Në një postim në facebook, Rama shkruan se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

“Budapest –  Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje