Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive

8 Qershor 2021, 13:49Politika TEMA

Voltana Ademi është shkarkuar nga pozicioni i Kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, dhe në vend të saj është emëruar Pjerin Ndreu si kryetari i ri.

Nënkryetarë të Shoqatës u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes Pjerin Ndreu u shpreh:

“Kjo është Asamble e Jashtëzakonshme e mbledhur sipas statutit nga 1/5 e anëtarëve. Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, të 15 bashkive dhe kryetarët e këshillave bashkiakë.

Nga 30 morën pjesë 23. Zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej, asnjë nga anëtarët nuk vihej në dijeni.

Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë. Pas propozimeve dhe votimeve u zgjodh kryesia e shoqatës e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar.

Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjnë emrat“.

3 komente në “Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive”

  1. Rrumpalla says:

    Më në fund një hale më pak. Por mos harroni ta shkulni nga çdo vend ku ka vendim marrje kjo hale.

  2. Urinme Pierin djali dhume suksese ne detyren e re .
    Te tille njerez kerkon ajo shoqeri .

  3. Davidi says:

    Voltëra Ademi, si të tëra, qe behet, të tana, Voltana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje