Banka mashtron qytetaren, kredinë që e mori për 10 vite do e paguajë për 20

9 Qershor 2021, 21:15Sociale TEMA

Një zonjë nga Bilishti ankohet në emisionin Fiks Fare se është mashtruar nga një bankë e nivelit të dytë.

Katerina Sholla tregon se mori në vitin 2008 një kredi prej 20 milion lekësh të vjetra me një afat 120 muaj, pra 10 vite. Pas 6 vitesh shlyerje të rregullt qytetarja ka vajtur në bankë për të pyetur për ndonjë ndryshim interesash, dhe me idenë që i kanë mbetur dhe 4 vite për t’u shlyer.

Në atë moment ajo vihet në dijeni nga banka se kredinë e ka me afat shlyerje prej 20 vitesh. Pasi kontrata e kredisë që ishte në bankë ishte për 20 vite, ndërkohë që kontrata që mbante qytetarja ishte për 10 vite. Të njëjtën kontratë si qytetarja kishin noteri dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Katerina ankohet se po të ishte për një kredi me afat 20 vjeçar nuk do e merrte kurrë, sepse për 20 vite i bie të shlyente 48 milion lekë.

Qytetarja tregon se ju drejtua Prokurorisën Korçë, e cila konstatoi se punonjësja ka bërë një gabim në hartimin e kontratës. Ajo pohon për Fiksin se çështja është dërguan në gjykatë por ende nuk është bërë asnjë seancë. Ajo ankohet në Fiks fare për një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi që prej njotimit të bankës për kohëzgjatjen e pagimit të kredisë ajo nuk i ka paguar më këstet. Për këtë arsye përmbarimi i bankës ka shkuar për ta nxjerr jashtë banesës ku jeton.

Qytetarja shkon në bankë, ku i thonë se duhet të paguante për 20 vite pasi kontrata që ajo ka është bërë një lapsus dhe zonja ka firmosur një plan pagese prej 20 vitesh.

Edhe pse debaton me punonjëset e bankës ku shprehetse ” Po ça faji kam unë të paguaj për gabimin e punonjëses, kjo për ekonominë time është shkatërruese” shpreeht Katerina.

Ajo gjithashtu kërkon të dijë se pse dokumenta janë njësoj ky zonja duhet ta shlyej kredinë për një afat 10 vjeçar dhe vetëm në dokumentin që zotëron banka ndryshon kohezgjatja në 20 vite.

Por edhe pse janë marrë në shqyrtim nga prokuroria, vendimi i saj nxjerrë punonjësen gabim, por që në përgundim Katerina Sholla duhet të paguajë për 20 vite.

Në këto kushte Fiks Fare iu drejtua bankës për këtë problem. Banka në përgjigjen e saj nuk pranon që të japë info, me justifikimin se nuk e lejon ligji për të dhënat personale pasi informacioni i kërkuar klasifikohet si sekret bankar.
Pra me kredinë që Katerina mori në bankë për të blerë shtëpinë, tashmë kjo pronë i është vënë nën sekuestro nga përmbarimi për llogari të bankës.

6 komente në “Banka mashtron qytetaren, kredinë që e mori për 10 vite do e paguajë për 20”

  1. rexha 10 says:

    aman more MERO,NA E MORET FRYMEN ME KETA SHKRIME. PERSE NUKE E SHKRUANI NGJARJEN SICE KA NDODHUR ME BANKEN E NIVELIT TE DyTE ,ME EMERIN E DREJTORIT te bankes ,FILIALIN E BANKES, NGA KU M’VARET KJO BANKE E NIVELIT TE DYTE ,DHE SA PAGUANTE KJO ZONJE PER 1 MUAJ NGA KREDIA 20 MILIONE . TE PAKTEN PER NJE MUAJ .DHE E FUNDIT PERSE NUKE BEHET E DITUR KONTRATA NGA PROKURORET,KU GAZETARI JA MERE PER TE INFORMUAR PUBLIKUN. EDHE SA DO TE VUAJ AI POPULL NGA KETA SHUSHUNJA TE PUSHTETIT TE PUSHTAVE.?????Te ndihmohet ajo zonja dhe te dale perpara pergjegjesise Drejtori qe manipulon kontratat e firmosura nga te dyja palet .dhe ti kthehet demi morale qe banka i ka krijuar.Dhe pastaje ne dilni me njoftimin se beni vetevrasje ,dhe nuke kishte precedente me ligjin ,apo nuke i kishte rene ne qafe njeriu .

  2. ?????? says:

    Këto lloje krimeshe na e nzine jeten neve Qytetarve .. Dhe nuk ke Ku ankohesh as nuk e gjen as kundi të drejten tënde prandaj duhen prokorija gjykatate policija Avukati i popullit shoqrija civile për të mbrojtur të drejtate e njerzve të thjeshte ??????

  3. 17nentori says:

    Pse duhet qytetarja ti ndaloje kestet ne vitin e 6te edhe sikur te kujtonte se ishte 10?
    Ata te fiks fare, pervec sensacionit qe duan, ja kane shpjeguar qytetares se po te ndalosh kestet pastaj te vijne dhe ta marrin pronen?

  4. dikur says:

    Ne kete problem mungone te dhenat . Sa ishte perqindja e interesit per borxhin e dhene ? Sa paguante zonja ne muaj ? A kupton zonja se çfare ka firmosur ? Sidomos duhet me patjeter perqindja e interesit per 20 milionet e borxhit. Ne te varferit te pa mesuar me borxhet bankare kujtohme se funksionon si atehere kur i merje borxhe komshiut nje filxhan kripe dhe i ktheje po nje filxhan , pa interesa. Do na duhet ca kohe qe te ……..

  5. Opopull mjeran says:

    Mere shkruani nje ndodhi ,qe qenka mashtrim dhe na thoni “nje bang e nivelit te dyt” !!!! E kush esht kjo bank ???? A ska emer si kjo zonja e mashtruar , qe te hapin syt edhe te tjer, kur shkojn e i drejtohen ksi lloj fajdexhijve te lincensuar per te mar kredi !! Pse cfar i kujtoni ju bankat ,”dervish teqeje”qe shkojn e han te pastrehet qyl ! Gjith ajo administrat e nenpunsa me leket e naiveve jetojn e fryhen dhe aspak cudi ska roli mashtrus i tyre kur gjejn fukarej si kjo zonja ,qe e aska hanger sapunin per djath e me ligj te marin pronen qe ndonje fatkeqesi ste lejon te paguah sekondat e fundit ………..Kan pushtet , kan ne dor ligjin te shkruar me germa te vogla qe te dalin syt te lexosh ,e te “roft” shtepia qe passi ta konfiskojn , shkojn e shesin e mbushin arken ….A MORET VESH O MJERAN, mos shkoni si cjapi ke kasapi

  6. Xhuli says:

    Sic i ka ndodhur kesaj zonja me ka ndodhur dhe mua tek Alfa Bank dega tek unaza e Tirabes se Re.
    Ne vitin 2015 aplikoj per nje kredi konsumatore me afat 5 vjecare. Meqe isha klient i kesaj banke dhe me pare kisha marre nje kredi konsumatore duke e shlyer shume rregullisht ate me perfundimin e saj shkove prane kesaj dege ku pata nje takim paraprak per nje kredi, per sasine e parave qe do te merrja, sasine e viteve si dhe kestin mujor te pandryshuar qe do te paguaja cdo muaj.
    Gjate asaj bisede meqe per sasine e parave qe do te merrja per nje periudhe 5 vjecare dhe nje kest prej 150 mije leke te vjetra ne vit bera llogaritjet dhe mu duke e pershtatshme keshtu qe rash dakort per te.Pas bisedimit paraprake dhe dakortesise fillova te mbedh dokumentat e nevojshme per to dhe ne date 15 dhjetor 2015 firmos kontraten e kredise e cila kesti i pare e fillova per ta likuiduar ne janar 2016.Kesti i fundit do te ishte ne janar 2021( 12 keste /2016+12 keste2017+12keste 2018+12keste 2019+12 keste 2020 gjithsej 60 keste)
    Ne muajin qershor 2020 me vjen nje sms ne tel duke rhe thene si nje kliente i rregullt i kesaj banke .Shkoj tek banke per te biseduar punonjesva e bankes me thote qe ju nuk ju mbaeon kredia ne janar te 2021 por ne janar 2022 pasi kredune e keni per 6 vite.
    Me kontraten qe kam firmosur shkoj oerseri dhe i them qe ja kontrata 5 vjecare e kredise ndersa pergjegjesi kembengul se eshte 6 vjecare por eshte bere nje gabim njerezor prandaj e grisim kete kontrate dhe bejme nje kontrate 6 vjecare.Largohem i acaruar dhe i drejtohem ku me adresuan ate te alfa banke tek bulevardi Zogu i pare. Gjate parashtrimit te ankeses tone personit pergjegjes te kesaj dege na vjen nje zonje e cila na thote qe kontraten e keni 6 vjecare dhe e keni firmosur vete.
    I them qe te ma tregoj per te pare firmen zonja me tregon nje faqe te printuar e cila ishte nje faqe e brendshme e brendshme te kontrates ku ghoshte se ishte 6 vjecare. I them te me tregoj kontraten origjinale sic e disponoj une se me fotoshop mund te fallsifikosh cdo gje ..Nga personi pergjegjes mu komunikua qe do te shikoj rastin dhe do te terheq nga arshiva kontraten origjinale me periudhe 6 vjecare qe banka disponon dhe pastaj do te njoftohesha per ta pare me syte e mi kete gje.
    Pas 4 here vatje atje se nga ana e tyre nuk u njoftova asnjehere megjithese i lash nje nr kontakti me thone qe duhet te bej nje ankese ne zyren qendrore te Alfa bank.
    Bera ankesen dhe e vetmja gje qe kerkoja ishte te shihja kontraten origjinale me nje periudhe 6 vjecare qe ata dispononin. Pergjigja qe me kthyen ishte vetem kaq ju keni firmosur nje kontrate 6 vjecare.
    Bej perseri nje ankese ku i kerkoj te shoh kontraten origjinale qe ata disponojne por perseri pergjigja ishte qe keni firmisur vet.
    I dergoj nje kerkese bankes qendrore ku i parashtroj ankesen time por pergjigja e saj ishte qe nuk nderhyn ne marredheniet klient banke.
    Nga ana e disa punonjesve te kesaj banke na eshte bere presion duke me marr vazhdimisht ne telefon djke thene se eshte bere nje gabim njerezor por ju duhet te paguani per edhe nje vit tjeter kredine.
    Kur i them qe po e paguaj por ju me tregoni kontraten origjinale 6 vjecare ata heshtin.
    Kjo tregon se ata kane bere mashtrim te paster.Jetojme me nje stres te papare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje