BE përgënjeshtron Kuvendin: Vendimi për gazetarët, jo sipas udhëzimeve tona. Nuk pati as konsultime

9 Qershor 2021, 19:20Politika TEMA

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagoi në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mbajtur larg gazetarët nga sallat e Komisioneve Parlamentare.

Sipas Ambasadës së BE, vendimi i fundit i Kuvendit është bërë pa konsultimin me aktorët kryesorë të mediave dhe nuk ndjek udhëzimet e BE, siç pretendoi Kuvendi.

“Dëgjimet publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar seancat plenare dhe komisioneve të tij janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale.

Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. 

Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014”, shkruhet në deklaratën e delegacionit të BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje