Shkarkimi i presidentit, Balla: Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbyllet këtu

9 Qershor 2021, 15:31Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pas miratimit të shkarkimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta nga detyra ka thënë se fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese.

Balla i kërkoi kolegëve të tij që të mos bëjnë asnjë lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo është një institucion i pavarur dhe duhet të na mbetet vetëm të presim vendimin e saj.

Duhet të bashkohemi në heshtjen ndaj çdo lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi Kushtetuesen që është një institucion i pavarur dhe ai duhet të flasë e ne të tjerët duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbyllet këtu. Në shtator parlamentin duhet ta mbledhë Presidenti dhe nëse nuk e mbledh ai ka të drejtë të vetëmblidhet brenda 10 ditëve”, tha Balla.

2 komente në “Shkarkimi i presidentit, Balla: Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbyllet këtu”

  1. Andi says:

    Sot qan greku por qan dhe serbi. Shqipja ja u kalli te dyve. Shikojeni ne komentet ne vazhdim si qurraviten byreksat e shqupit(serbet) dhe sufllaqet e janulles(greçkat). Temen sa mu be qejfi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje