Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend për të votuar për shkarkimin e Ilir Metës.
Ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve, Rama mori fletën e votimit dhe nuk shkoi drejt dhomave të fshehta, por votoi tek foltorja e Kuvendit.
Me maskë në fytyrë, kryeministri mbaroi procedurën më shpejt se të gjithë deputetët e tjerë dhe u largua prej sallës.
Rama foli sot shkurt për shkarkimin e presidentit Meta, për të cilin tha se ndihej i keqardhur që dikur kishin qenë miq, por kishte shkelur kushtetutën dhe i ka turpëruar para aleatëve.
“Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi me statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ka zhgarravitur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.
Meta i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, prandaj ky parlament sot do të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve. Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë”, tha Rama.
Nje hap drejte aresyes, nje hap drejte drejtesise dhe nje hap perpara drejte lirise dhe demokracise duke u distancuar nga çthurja kaq vjeçare.
Nje hap drejte aresyes, nje hap drejte drejtesise dhe nje hap perpara drejte lirise dhe demokracise duke u distancuar nga çthurja kaq vjeçare. .