Anton Martini pas shkarkimit: Shteti im më ‘pushkatoi’ familjarisht, fali o Zot se nuk dinë ç’bëjnë

11 Qershor 2021, 10:20Kronika TEMA

Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra nga KPA.

Në një reagim publik, Martini thotë se ishte i përgatitur për këtë vendim pasi ishte informuar se po punohej në mënyrë të kamufluar kundër tij.

Ai shprehet se shteti i tij e ‘pushkatoi’, ndërsa shton se pavarësisht kësaj beteja e tij ligjore pas këtij shkarkimi do të vijojë.

Ditën e djeshme Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi përfundimisht nga detyra, prokurorin Anton Martini, duke i prerë ëndrrën që të jetë pjesë e SPAK.

Reagimi i Martinit

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të mi!

Dje nuk ishte një ditë e mirë për mua dhe familjen time.

Padyshim, që isha i përgatitur edhe për këtë vendim, sepse kisha të gjithë të dhënat e nevojshme që po punohej fort dhe në menyrë të kamufluar kundër meje.

Me këtë, nuk dua ta mbivlerësoj për asnjë moment veten time, më besoni.

Dje, shteti im më “pushkatoi” mua dhe familjen time, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë,

shtet për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar te ruaj e të mos cënoj për asnjë moment besimin ndaj qytetareve të mi.

Dje, faktori ndërkombëtar dështoi të monitorojë procesin kompleks ndaj meje, rol të cilin parlamentarët e vendit tim, j`ua besuan nëpërmjet dispozitave kushtetuese.

Jam sigurisht i mërzitur nga vendimi i djeshëm, por pavarësisht kësaj, dua që sot, të falenderoj çdo mik dhe bashkëpunëtor timin, që kam pasur ndër vite, me të cilët kemi ndarë orët e gjata dhe netët pa gjumë, për të punuar që ky vend të behej më i sigurtë.

Falenderoj nga zemra cdo qytetar që më ka mbështetur me fjalë e komente gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë besuar te parimet që unë mbroj.

Beteja ime ligjore do vazhdojë, me shpresë, që e drejta e cënuar, të vihet në vend.

Duke e përfunduar këtë përshendetje me plot emocion nga unë, dua ta mbyll me një pasazh nga një bashkëbisedim që pata mbrëmë në orët e vona, me një mikun tim të ardhur nga larg në shenjë solidariteti me familjen time në këto momente, i cili më pyeti; “këta që të kanë rënë në qafë ty dhe fëmijëve te tu, si mund t’i zëjë gjumi të qetë”? – e si përgjigje nga unë, mori një shprehje biblike e cila mu kujtua në çast; ” Fali o Zot se nuk dinë cfarë bëjnë”!

9 komente në “Anton Martini pas shkarkimit: Shteti im më ‘pushkatoi’ familjarisht, fali o Zot se nuk dinë ç’bëjnë”

  1. Dauti says:

    Ju plehrat e sali gerdalles, duhet te qeroheni te gjithe qe te marre fryme shteti!

  2. Sara says:

    po o Anton po, ngele duke bere komente fiktiveneper media sociale per veten…

  3. Ladi says:

    Nje kellire me pak – me shume drite per kete vend…

  4. american16al says:

    Interesant te gjithe te shkarkuarve u kane rene ne qafe…!!!!!
    Te gjitheve faktet qe u jane paraqitur jane te fabrikuara dhe kjo eshte pune inatesh…!!!! Por asnjeri nuk permend pasurite apo paaftesite qe ka ne vetvehte… Fale zotit qe USA organizoji kete veting per t’u mesuar shqipetareve si vepron shteti dhe etika profesionale ndoshta kjo reforme nuk eshte perfekte por eshte rruga e drejte per te pastruar cdo institucion nga bazhibozuket ordiner dhe pamoral per t’i sherbyer popullit me devotshmeri dhe zbatuar ligjin, sa per ate qe zoti t’i fale se nuk dine se cfare bejne tregon fodullizmin dhe hipokrizine e personit qe na shitet si engjell.

  5. Ne cilin Shtet te Europes ka Prokurore Gjyqtare e Politikane te tille
    kaq te pafytyre e kaq ordinere ,ka pa Moral Njerezore
    sa ti kerkojn Shtetit te bej te pavlefshem Ligjet kunder Krimit e Korrupsionit qe kjo Bande
    Politikanesh -Prokurore & Gjyqtare te vrasin ke te duan ,te pervetesojne Pronat e te tjereve , te zhdukin kufomat e viktimave ,
    fallsifikojne Prona e gjithcka munden ,te pasurohen me korrupssion ,te abuzojne me gjithcka – per te Pasuruar Familjet e tyre

    dhe shteti ti Falenderoje – sipas llogjikes se ktyre Maskarenjeve qe vet Zoti e di se nga mundet me e pas Origjinen kjo rrace muti
    qe nuk njeh Principe e Moral ne jete .
    Ptuuuuuuuuuuuuuu rrace muti mallkuar qofshi ,shkaterrimtaret e jetes se ktij populli dhe Tritoli antishtet .Plumbi vetem ben pun ke ju kafshe shpellash ,asgje tjeter ne kte shoqeri.

  6. 19 says:

    Po mo po dhe vllaj jot I paster ishte po ja vun tritolin kot jo njehere .rroftë amerika qe ja tregoj vendin kafshve te saliut.garda akoma eshte plot me malok policia po ashtu dhe vetem sa prishin imazhin ne popull. Vetem kta bastarde te ndalojnë ruges kot fare dhe rugacet ecin me 100 ne mes te tiranes dhe kta verioret vetem sa prishin pune .

  7. K says:

    Asnjë mëshirë për hajdutët e korruptuar që shkatërruan drejtësinë, besimin dhe shtetin. Paternalet biblike nuk janë të përshtatshme për hajdutët e korruptuar, por për shenjtët . Sikur edhe meta bëri të njëjtën thirrje. Dmth se janë njëlloj.

  8. Moli says:

    Po ty o malok muti, duhet te te falin se nuk dije se cfare po beje kur vidhje dhe merrje ryshfete dhe para nen dore kundrejt padrejtesive ne drejtesi? Shko me Saliun, beji fresk se po vdes nga frika, eshte bere si shtrigan, eshte shtremberuar si kerrabe, anash dhe perpara! Do Zoti ju merr sa me shpejte qe te clirohet nje popull i tere! Edhe ti e kevenrin ne Listen e Zeze, aty ky eshte edhe kryemaloku Sali Berisha! Tung!

  9. prokuroria says:

    Pse mos zotrote sti dhane arsyet qe u cudite? ju shoket e betejes te tik llalles .
    suprize e madhe sikur se dini sa keni vjedhur.
    sa e kishit oren e pallimit 225 eur njesoj me oren e avokatit te strasburgut. e?
    duke bere pushime te gjithe te rrahmani ne dherrmi njeri pas tjeterit.
    sa mbaroi pushimet llalla, shkon dashnorja gashi me familjen e lumtur hohohoh.iken gashi vin shoket me rradhe.
    kujt donit me ja hudh? te gjithe leket do jua marim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje