Departamenti Amerikan i Shtetit: Mbështesim hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, sa më shpejt

11 Qershor 2021, 10:44Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i DASH-it Ned Price e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në “Twitter”, ku shkruan:

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë.

Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje