Shpërthen Covid-19 në hotelin e stafit të Merkel, por nuk ndryshojnë planet e G7

11 Qershor 2021, 11:41Bota TEMA

Një vatër e Covid shpërtheu në një hotel në Cornwall në Mbretërinë e Bashkuar ku po qëndrojnë dy oficerë të sigurimit të Angela Merkel në kuadër të samitit të G7.

Lajmi njoftohet nga mediat gjermane sipas të cilave, një anëtar i stafit të saj është vetëkarantinuar paraprakisht.

Një zëdhënës i kancelares gjermane siguroi se incidenti nuk do të ketë ndikim në pjesëmarrjen e kancelares gjermane dhe delegacionit të saj në G7 në Carbis Bay, e cila do të arrijë në Cornwall, Angli, rreth mesditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje