VIDEO: Si sot 5 vite më parë nga debutimi historik i Shqipërisë në Europian

11 Qershor 2021, 11:35Sport TEMA

Si i sot 5 vjet më parë, më 11 qershor 2016, Shqipëria luante ndeshjen e parë në histori në finalet e një turneu madhor siç ishte Kampionati Europian “Francë 2016”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi u përballën me Zvicrën në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis” të Lensit me këtë formacion: Etrit Berisha, Lorik Cana (c), Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Taulant Xhaka, Ansi Agolli, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Armando Sadiku.

Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Ergys Kaçe (zëvendësoi Xhakën në minutën e 62-të), Sokol Cikalleshi (zëvendësoi Roshin në minutën e 74-t) dhe Shkëlzen Gashin (zëvendësoi Armando Sadikun në minutën e 82-të).

Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të Zvicrës pas një ndeshjeje mjaft të luftuar, që u vendos nga goli i mbrojtësit Fabian Schär që në minutën e 5-të. Kapiteni Cana do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 36-të (pas dy kartonëve të verdhë), ndërsa Taulant dhe Granit Xhaka hynë në histori si dy vëllezërit që luajtën me kombëtare të ndryshme në finalet e një Europiani.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte spanjolli Carlos Velasco Carballo, kurse në stadium ishin të pranishëm 33,805 spektatorë. Lojtari i ndeshjes u shpall mesfushori Granit Xhaka.

1 komente në “VIDEO: Si sot 5 vite më parë nga debutimi historik i Shqipërisë në Europian”

  1. Rezi says:

    Bravo, hera e pare qe lozim te barabarte me cdo kundershtar woftr sjo Zvicra apo Franca. Respekt per cunat dhe de Biasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje