Në Britani të Madhe është rritur shqetësimi për variantet e reja të Covid 19. Autoritetet shëndetësore të ishullit, kanë njoftuar vdekjen e 42 njerëzve deri më tani nga varianti “Delta” i Covid-19 (d.m.th. ai indian) dhe nga këta, 12 kishin marrë doza të dyfishta të vaksinës për të paktën 14 ditë.
Sa për të tjerët, 23 ishin të pavaksinuar dhe shtatë kishin marrë dozën e tyre të parë për të paktën 21 ditë.
Të dhënat janë publikuar nga Shëndeti Publik në Angli (Phe), i cituar nga gazeta “The Guardian”, e cila gjithashtu konfirmon se 90% e rasteve të reja në Angli janë për shkak të mutacionit “Delta”. Ky lloj i ri, tregon një normë 60% më të lartë të përhapjes në mjedisin familjar sesa varianti “Alfa”.
Në vendin që ka vaksinuar më shumë njerëz në Evropë, duke nisur një fushatë imunizimi që është bërë një prototip i virtytshëm në të gjithë botën për shpejtësinë dhe kapilaritetin e tij, sot varianti “Delta” është shqetësues.
Është një rritje në të gjitha zonat e vendit, me 39.061 raste në Angli, 3.035 në Skoci, 184 në Uells dhe 43 në Irlandën e Veriut.
Dr Jenny Harries, Drejtor i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar, tha: “Me rritjen e rasteve të variantit ‘Delta’ në të gjithë vendin, vaksinimi është mbrojtja jonë më e mirë. Nëse keni të drejtë, ju lutemi vaksinohuni dhe mos harroni se dy doza sigurojnë ndjeshëm më shumë mbrojtje sesa një”.
Tema, please nje pyetje: ai qe nderton lajmin sigurisht ka nje argument, se pse duhet botuar. Psh ne emer te transparences, informimit etj. Por, mund te konsidetoni edhe efektin psikologjik te atyre shqiptareve qe jane vaksinuar me te dy vaksinat. Dhe kjo dihet: lajmi i rrit stresin dhe friken, apo jo.
Nese ky eshte qellimi i lajmit, jeni fiks ne rregull.
Njerezit jane te stresuar per pasigurine ne pergjithesi, ca dhe ju i injektoni nje info te tille me koke (megjitheqe, ju nuk provoni dot saktesime shkencore te tij), atehere nxirreni vete perfundimin.
Ai qe ka pergatitur kete lajm, le te pyese per shendetin mendor te babait apo gjyshit te tij….