Partia nacionaliste në pushtet në Hungari ka paraqitur një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit.
Në projektligj propozohet edhe ndalimi i reklamave që konsiderohen se promovojnë të drejtat e homoseksualëve.
Disa grupe të të drejtave të njeriut e denoncuan atë, duke thënë se ishte e ngjashme me kufizimet ruse për aktivitetet e LGBT. Budapest Pride, një aleancë e grupeve hungareze LGBT, u bëri thirrje aktivistëve të lobojnë që Presidenti i SHBA Joe Biden të ngrejë këtë çështje me Orban. Shoqëria Hatter, një nga grupet që përfaqëson LGBT bëri të ditur se propozimi i Fidesz do të frenonte seriozisht lirinë e fjalës dhe të drejtat e fëmijëve.
Propozimi përfshihet në një projekt-ligj të qeverisë që ndëshkon pedofilinë. Ai tregon se të rinjve nën 18 vjeç nuk mund t’u tregohet përmbajtje pornografike, ose ndonjë përmbajtje që inkurajon ndryshimin gjinor ose homoseksualitetin.
Kushtetuta e Hungarisë thotë se martesa është për çiftet normale. Vitin e kaluar qeveria e Fidesz dënoi një libër hungarez për fëmijë, “Ëonderland Is For Everyone”, i cili rindërton personazhe përrallash në role që përfaqësojnë pakicat, veçanërisht romët dhe homoseksualët. Fidesz e etiketoi atë propagandë homoseksuale, duke thënë se ajo duhet të ndalohet në shkolla.
Orban, një nacionalist euroskeptik është kritikuar gjerësisht në BE dhe akuzohet për shkelje të të drejtave të migrantëve dhe pakicave të tjera, politizim të gjykatave dhe mediave dhe tolerim të antisemitizmit. Ai pretendon se po mbron vlerat e krishtera të Hungarisë në një Evropë të mbërthyer nga liberalizmi i majtë.
Te njohesh te drejtat e homoseksualeve eshte detyrim i shoqerise. Por, ti promovosh ato deri ne ate pike qe, djalit tend ti “vije turp” se nuk eshte i tille, eshte krim.
Nese qeveria hungareze e shpall ligjin ne kete qasje, duhet duarttrokitur.
NUk e kuptoj qe cilin quajne liberalizim te majte?! Pse Enver Hoxha liberal i majte ishte qe nuk lejonte porno, homoseksualitet, imoralitet ect ect? Une jam me natyren per zhvillimin e jetes: baze e shoqerise familja dhe normaliteti; te gjitha te tjerat jane artifica per te shkaterruar familjen, dmth jeten. Kur shkenctaret te shpikin prodhimin e njeriut pa organe gjenitale, atehere te behet si te duan, megjithese do ti humbiste kuptimi jetes: banale, bajate, idioteske dhe pa asnje embelesi shpirterore.
Aq mire e kan bo sa nuk di çfar te them…
Na myten pederastet e perverset..
Do Zoti i Modh i ndalojne edhe ktu..