“Mancini revolucionar”, Cassano: Meriton duartrokitje, ta ndjekim deri në fund

12 Qershor 2021, 14:04Sport TEMA

Italia konfirmoi formën e mirë të kohëve të fundit edhe në takimin e parë të Euro 2020. Të kaltrit dominuan Turqinë në “Olimpico”, kundërshtar të cilin e mposhtën 3-0.

Fitore e rëndësishme sa i përket moralit dhe vazhdimësisë, por edhe futboll zbavitës dhe dominues nga kombëtarja e Roberto Mancinit, i cili ia ka dalë të rikthejë entuziazmin te tifozët.

Djemtë e tij luajnë bukur, kanë guxim dhe sulmojnë pafund. Antonio Cassano e cilëson si një revolucionar teknikun e Italisë në bisedat me Bobo Vierin në “Bobo TV”.

Kemi mbërritur deri këtu falë Roberto Mancinit, kështu që nuk na mbetet veçse ta duartrokasim. Pastaj, nga çerekfinalet e më tej do të reflektojmë, pasi nuk duhet të harrojmë se nga kemi ardhur.

Duhet ta mbajmë lart emrin e Robertos, ai po bën një revolucion. Nuk ka kampionë në skuadër, por po ia del të zhvillojë një revolucion të madh, madje po e bën vetëm, kjo është më e bukura.

Kur trajneri është inteligjent, të gjithë duhet ta ndjekin me vëmendje. Jemi Italia, diçka e keqe mund të ndodhë, mund të eliminohemi që në çerekfinale, por të gjithë duhet të ndjekim Mancinin“, deklaron Cassano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje