Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Uellsit kanë barazuar me rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë të tyre në Grupin A.
Zvicra arriti të kaloi e para në avantazh me golin e shënua nga Breel Embolo, i cili realizoi me kokë pas asistimit të Xherdan Shaqirit.
Pas këtij goli, zviceranët u tërhoqën mbrapa dhe Uellsi shfrytëzoi mjaft mirë situatën për të fituar terren dhe rritur sulmet.
Kjo situatë bëri që Uellsi ta gjej golin e barazimit me anë të Kieffer Moore (74’), i cili shënoi me kokë për 1-1.
Në ndeshjen e radhës, Helvetikët luajnë me Italinë, ndërsa Uellsi me Turqinë.
E keni shkaterruar fare gjuhen shqipe, ore shpellare te gazetarise!
Ne titull ju keni shkruajtur gabin ” e nisi” kur ju i referoheni 2 emra shkuadrash. Duhet shkruajtur ” e nisen”, ore tunxh gazetar!
Te mos merremi me tekstin qe e keni shkruajtur si analfabete funksionale.