Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një postim të gjatë në ‘’Facebook’’ ku shkruan se si shpëtoi Eriksen nga ndihma e shpejtë mjekësore dhe sa të sigurte janë futbollistët shqiptar në stadiumet tona ku ambulanca kërkohet vetëm që të nisë ndeshja dhe nuk merret me seriozitet puna e mjekut.
Mjeku specialist i QSUT-së, ndër të tjera sqaron se si mund t’i shpëtojmë jetën dikujt duke i bërë masazh kardiak pa qenë nevoja që të jesh mjek specialist. Shikoni postimin që është bërë lidhur me rastin në fjalë…
POSTIMI I PLOTË
NUK ISHTE MREKULLI NGA ZOTI!
Mbrëmjen e e djeshme po dëgjoja interpretime të ndryshme mbi ngjarjen që ndodhi në fushën e lojës! Interpretime që më lanë një shije të hidhur, një interpretim sipërfaqësor, jo profesionist, jo mjeksor, jo urgjence! Nuk mund të thuhet në televizione që mund të ishte një LIPOTIMI, NJË HUMBJE NDJENJASH!!
ISHTE NJË ARREST KARDIAK I TRAJTUAR NË MËNYRËN E DUHUR!!! KOMPLIMENTI STAFIT QË TRAJTOI KËTË PACIENT.
Sot prisja një reagim nga shoqatat mjeksore, sidomos nga mjeksia e urgjencës apo reanimatorët!
Arresti kardiak që ndodhi ditën e djeshme në ndeshjen e futbollit për kampionatin Europian midis Danimarkës dhe Finlandës ishte demonstrim i një sëmundjeje vdekjeprurëse që mund të ndodhi në çdo ambient dhe çdo personi. Arresti kardiak që ndodhi dje në fushën e lojës ishte një demonstrim se si duhet të veproj një ekip mjeksor. Nuk ishte një mrekulli, nuk ishte se e ruajti zoti, nuk ishte se ishte i ri!
ISHTE MASAZHI KARDIAK DHE DEFIBRILATORI QË BËNË MREKULLINË!
Çfarë është arresti kardiak ? Çfarë është një vdekje e pa pritur?
Ndërprerje e menjëhershme dhe e papritur e aktivitetit kardiovaskular dhe respirator, e paraprirë ose jo nga shenja dhe simptoma, në një person me ose pa sëmundje kardiake të njohura më parë.
Vdekja kardiake e papritur është 1 event në 1.000 banorë në vit!
Shkaqet e arrestit kardiak janë:
Hipoksia
Hipovolemia
Hipo- hiperkalemia
Hipotermia
Jonet hidrogjen(Ac. metabolike)
Tamponada
Pneumotoraksi hipertez
Intoksikimet
Trombembolia pulmonare(TEP)
Infarkti Akut i Miokardit(IMA)
Çfarë duhet të bëjë një person që gjendet pranë një pacienti në arrest kardiorespirator, që nuk është koshient, nuk merr frymë, nuk ka puls dhe nuk ka shenja jete?
Pasi vlerëson këto tre parametra, kërkojmë ndihmë dhe të na sjellin një defibrilator. Vendosim personin në një plan të ngurtë me barkun lart dhe fillojmë shtypjet e gjoksit. Ato bëhen në qendër të gjoksit, në linjën intermamelare aty ku kjo linjë kryqëzohet me qendrën e sternumit. Shtypjet e gjoksit bëhen 30 herë me shpejtësi 100-120 në minutë, 5-6 centimetra thellësi te i rrituri, deri në 5 centimetra te fëmija dhe deri në 4 centimetra thellësi te infanti nën 1 vjeç. Cikli bëhet me 30 shtypje gjoksi dhe 2 ventilime, ose vetëm shtypje gjoksi deri sa të mbërrijë një defibrilator. Kur defibrilatori mbërrin aplikohet kjo sekuencë: ndizet, vendosen piastrat në gjoks, lidhet kavo me defibrilatorin dhe presim analizën e tij. Nëse ai thotë “shok i këshillueshëm” atëherë japim goditjen elektrike. Pastaj fillojmë menjëherë masazhin kardiak 30 me 2 për 5 herë, ose 2 minuta. Përsëri dëgjojmë analizën e defibrilatorit dhe ndjekim çfarë na këshillon ai. Ky protokoll ndiqet nga infermierët dhe mjekët e urgjencës të cilët do tju drejtojnë në veprimet tuaja nëse do të thërrisni menjëherë 127. Të bësh këto veprime nuk është e thënë të jesh mjek ose infermier. Ato mund ti bëjë çdo person që ndodhet pranë një skenari të arrestit kardiak.
Sa janë të përgatitur stafet mjeksore dhe personeli që kërkohet për të asistuar ndeshjet në aktivitetet sportive në Shqipëri? Sa prej tyre kanë në dispozicion defibrilator?
Është detyrë e intitucioneve përkatëse, e klubeve dhe drejtuesve të tyre të verifikojnë ato.
Prandaj shumë herë kam kundërshtuar kryetar bashkish, deputet apo president klubesh kur kërkonin vetëm një ambulancë prezente në fushë për të filluar ndeshja!!!
*Së shpejti do të ketë një video në faqen e QKUM dhe timen personale, ku demonstrohet mënyra e bërjes së RKP (reanimacioni kardiopulmonar) dhe defibrilimi.
Doktor, ke shume te drejte per mjekesine e urgjences prane ekipeve sportive por eshte e veshtire, ketu gjerat jane prishur kene 30 vjet dhe do kohe te vine ne normalitet. Po FSHF duhet te shkundet dhe nga gjithe ato para duhet te hedhi ca e te permiresoje situaten ne kete drejtim.
Vlersime Dr. Brataj. Dhenia e kesaj ndihme te shpejte mendoj qe duhet te jete objekti i nje trajnimi masiv te azhdueshem dhe pse jo te detyrueshrm.
E doctorr,por u dashka staf mjeksor,aparat defibrilator.Erikseni,shyqyr zotit,i kishte aty te gjitha,po me t’kap ne ndonje vend te zakonshem,harroje.
Mire keta qe rrine ketu e nuk kane pare me tutje, por ti qe ke qene ne itali, keto mendime nuk te falennn.
1.Me qindra raste aresti kardiak ndodhin mu ne mes te spitalit, mu ne mes te doktorve me te mire boteror, mu me duart e pese a me shume doktorve, dhe perfundimi eshte i trishte.
Jo vetem qe jane bere te gjitha procedurat mjeksore por edhe ne defiblirator ne me shume se nje ose e gjysem dhe pacienti ka ik per lesh.
Te jesh i pa-informuar edhe hahet, te jesh i painformuar dhe te shesesh mend, nuk hahet
Poooooooooooooooooo. Ishte deshira e Zotit(me poshte shpjegoj) qe ky njeri eshte gjalle sot.
Ke raste sa te duash ku lojtare kane humbur jeten ne fushe pavarshisht se mjeket kane qene per sekonda afer “pacientit”.
2.Si reagon nje trup nuk reagon tjetri, gjera primare keto ne mjekesi, por sic duket i kini harruar.
3.A ndihmojne mjeku dhe mjetet? Po ndihmojne, por cudira nuk bejne.
Kaq e thjeshte… Te mos zgjatem me historira.
4.Per mos te perhapur frikera(fobi), ja na trego me satistika sa pacjet jane risjellur ne jete dhe prap nuk kane mundur te jetojne?
E pra Zoti Brataj, ja qe na u dashka nje-dy kirug me vete qe te risjellim ne jete njerzit se vetem me masazh nuk eshte se behen cudira.
5. Vete mjeku qe beri te mundur “ringjalljen” tha:ishte deshira e Eriksen(pacientit) qe beri te mundur cdo perpjekjen time, kishte nje deshire shume te madhe per te jetuar, perndryshe nuk do kisha sukses.(pak zoti e pak njeriu)
6.Shkecerisht,nje kollitje ne ato momente, eshte e barabarte me 70 pompime(ja na doli dhe emri ne shqip i defilibriatorit, pompues zemre, shto dhe koplimetet dhe beje urime dhe mbaruam) dhe “ringjallja” pothuajse e tejkalon 90% me nje kollitje, por ja qe ata qe e kane kaluar thone qe eshte e pamundur sepse trupi nuk reagon, nuk gjene fuqine thone, je i keputur thone.
Shkencerisht thame, se relelisht eshte 99.9% e pamundur.
Ndaj, shkecerishit ti Brataj i sheron te gjithe, realisht thjesht ben punen tende me shume kujdes dhe vendosshmeri, dhe mendon se cfare te kane mesuar librat egzistojne.
Cmendem kur degjoj idotesiraaaa
Ja kjo eshte idjotesia e shqiptarit.Dukemi sikur i dime te gjitha dhe japim mend per te gjitha.Lereni te flas specialiste:per bagetite flet cobani dhe mendimin e specializuar e jep zooveterineri,per arsimin mesuesi,per mjeksine doktori per token dhe bimet agranomi,per hehurat mekaniku etj.Edhe k/mimistri presidenti,ministrat kane keshilltare per fusha te caktuara kurse ne populli i thjeshte i dime te gjitha.I shpetoi zoti thote ai me larte:zoti eshte per te gjithe,atehere ska nevoje njeriu ,te gjitha i di vete,vetem politiken ta bej sic i thote idhulli i tij