Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, voton Kadilli: Është një garë që u mbyll siç u nis, e pabarabartë

13 Qershor 2021, 11:28Politika TEMA

Kandidati për kryetar të ri të PD Fatbardh Kadilli ka hedhur votën e tij. Në një komunikim për medie ai ka ftuar të gjithë demokratët të votojnë duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të ringrihet PD.

Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet.

Ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. Është një garë që u  mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajon. 

Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do vazhdojë. PD-së iu rikthye kurajo dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese.

Në përgjithësi i rri larg këtyre provceseve, procesi i vërtetë është  fryma me të iulin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha ai.

 

2 komente në “Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, voton Kadilli: Është një garë që u mbyll siç u nis, e pabarabartë”

  1. Moli says:

    Te jesh nje lider partie se pari duhet te kesh lukun dhe harizem dhe e dyta te dish te komunikosh!Po te shikosh kandidaturat per kryetar(te pas Saliut)jane te gjitha te venitura qe ne fillesen e tyre!Marrim Lulezimin nje njeri klloun pa personalitet dhe njeri prej parafine,i dyti Shehaj je djalosh qe mund te shkoje deri tek nje kryetar koperative e tipit “moderne”,dhe se treti Fatbardh Kandili qe eshte i shuajtur qe ne pamje te pare pa pike harisme!Pa futur ketu profilin e asaj “gores se familjes Berisha” qe mendoi se ç’do ngjarrje brenda PD do te rrotulohej rreth saj!
    Kesaj partiçke shume mire mund ti shkonte emri Partia Agrare,sepse drejtuesit e saj e pretendentet akoma mendojne si ne 1990,ku vazhdojne e ermendin gjysherit qe kane qene denuar nga rregjmi i Enver Hoxhes!
    Ndaj edhe interesimi per kete partiçke eshte ne nivelin me te ulet,sepse alternative e te gjithe kanidaturave eshte se si do rrezojne Edi Ramen pa program Zhelal Mziu,Mul Noka ,Gjonmarkagjoni dhe Mrk Market!Kjo parti do te kete fatin e LSI-se pas kater vitesh kur Shqiperia te kete ndryshuar tashme pas vehtes edhe njeriun!

  2. elmaz bufi says:

    Kadillo dihej qe perpara…. duhej ta refuzonit… si te tjere para jush.
    Jeni kujtuar vone…. e ligjitimuat !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje