Basha, mesazh pas rizgjedhjes në krye të PD: Nga sot, energjitë tona do të shkojnë drejt regjimit Rama-Doshi

14 Qershor 2021, 21:20Politika TEMA

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, u shpreh se “nga sot, energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë drejt kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, kundërshtarit të vetëm të shumicës së shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi”.

Në deklaratën e parë zyrtare të tij pas rizgjedhjes në postin e kreut të PD-së, Basha nënvizoi se “do të luftojmë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrojmë si parti, një Shqipëri demokratike”.

“Ne do të luftojmë çdo ditë, për çdo shqiptar, kundër çdo padrejtësie. Të gjithë bashkë do luftojmë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, shtoi Basha.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

Të dashur vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate,

Sikurse e kam thënë pak ditë më parë dhe sikurse e dinte secili prej jush, të dielën sytë e shqiptarëve u drejtuan nga Partia Demokratike.

Ata nuk pritën gjatë dhe ju nuk munguat në përgjigjen tuaj të qartë dhe të fortë!

Ju treguat me krenari që ne jemi në këmbë, që jemi të bashkuar, që jemi të fortë dhe, se pikërisht atëherë kur vështirësitë duken të pakapërcyëshme,  nuk dorëzohemi kurrë!

Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.

Sepse, vëllezër dhe motra, në fund të kësaj gare ne nuk gëzojmë për fitoren e një kandidati apo zgjedhjen e një kryetari të ri, por, të gjithë bashkë, ne kremtojmë vlerat që na bashkojnë, vlerat mbi të cilat ngrihet kjo familje e madhe politike. Ato të garës, të lirisë dhe të meritokracisë. Që sigurisht ne duhet dhe do t’i përsosim edhe më shumë në muajt në vijim.

Edhe njëherë falemindeirt nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

Vëllezër dhe motra, e djeshmja nuk ishte një ditë e rëndësishme vetmë për Partinë Demokratike, por për gjithë Shqipërinë. Është e tillë sepse nëpërmjet pjesëmarrjes në procesin një anëtar një votë, ju nuk ushtruat vetëm të drejtën për të zgjedhur kryetarin e ri, por nëpërmjet votës përcaktuat vijën e aksionit tonë politik.

Ndaj dhe vullneti që shprehët në këto ditë të vështira për vendin, do të shërbej si udhërrëfyes në rrugëtimin tonë në shërbim të vendit.

Sepse me këtë votë të qartë ju refuzuat të njihni masakrën zgjedhore të 25 prillit!

Me këtë votë të qartë ju refuzuat bashkëpunimin me regjimin Rama-Doshi!

Me këtë votë të qartë ju vendosët se bashkë, të gjithë bashkë, do të luftojmë me gjithë forcën tonë për ndryshimin që u pengua në 25 prill.

Me këtë votë të qartë ju vendosët  se do të luftojmë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrojmë si pariti, një Shqipëri demokratike.

Me këtë votë të qartë treguat se mbani brenda vetes besimin se ne mund ta ndryshojmë këtë vend, jo me mjetet e të keqes, as me forcën e verbër të pushtetit të bërë njësh me krimin dhe oligarikinë, por forcën e vlerave, me besimine njerëzve të lirë që pa asnjë pushtet japin gjithcka që vendi të ndryshoj për mirë.

Sot jemi të gjithë të vetëdijshëm se kjo që kemi zgjedhur është rruga e drejtë por po kështu edhe rruga  më e vështirë.

Ndaj vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate të pamposhtur përballë pabarazive të mëdha, unë e lexoj qartë vullnetin tuaj, e dëgjoj me vëmendje zërin tuaj, i njoh zemrat tuaja ndaj e di që sot, në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë, nuk prisni gjë tjetër prej meje vecse t’ju them atë për të cilën erdha të kërkoj mbështetjen tuaj gjatë kësaj garë: Është koha për ne të hidhemi edhe njëherë në betejë.

Edhe njëherë për demokracinë, edhe njëherë për Shqipërinë edhe njëherë për shqiptrarët, deri në largimin e kësaj pakice që mban peng vullnetin e tyre.

Padyshim ajo që na pret përpara nuk është më e lehtë se ajo që kemi lënë pas.

Por, unë e di që me forcën që na kanë dhënë shqiptarët në 25 prill dhe me vendosmërinë që treguat nëpërmjet votës tuaj, shpresa për demokraci dhe për ndryshim nuk do të zhduket nga ky vend. Unë e di që bashkë me shumicën e shqiptarëve ne do ta rrëzojmë këtë regjim!

Prandaj ne do të luftojëm çdo ditë,  për çdo shqiptar, kundër cdo padrejtësie, me çdo mjet, në çdo forum, të brendshëm dhe të jashtëm, do marrim mbi supe cdo përgjegjësi që në sa më pak kohë t’I kthejmë vendit legjitimitetin dhe demokracinë. Bashkë, të gjithë bashkë, të sjellim një të ardhme më të mirë për për për fëmijët shqiptarë, për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Demokratë dhe demokrate, ju falenderoj nga thellësia e zemrës për besimin tuaj. Unë e mirëpres këtë përgjegjësi dhe jam gati të luftoj me gjithë forcën time që ta kthej në shërbim ndaj jush dhe Shqipërisë!

Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Shqipërinë!

15 komente në “Basha, mesazh pas rizgjedhjes në krye të PD: Nga sot, energjitë tona do të shkojnë drejt regjimit Rama-Doshi”

  1. Bardha says:

    Energjia e ketij idiotit do shkojne per vjedhje,une po te isha Tom Doshi do ja shkerdheja me nane me moter e grua,po cfare i ka bordhe Toma ketij hajni e kriminelit

    1. Këlyshët e Komunistit Sali humbén zgjedhjet says:

      Respekte Bardha.
      Ky eshte njeriu we nuk i duhej PD-se, por nuk eshte ky idioti.
      Idiotet Jane ata qe e votuan, dhe eshte pjesa më e Trashë e Shqipërisë, me e prapambetur,dhe më katunarë.
      Ashtu si Enver Hoxha is hoqi trurin fanatikeve te varfer, edhe Saliu us zbathi trute pjeses me idiote te popullit shqipëtar, dhe tani nuk.ka intelektual qe mund te marre me dore PD-ne, sepse per këtë shtrese zgjuarsis eshte krim.
      Hallall t’a kenë Bashën.

    2. Black Jack says:

      Agree, ?? me ty jom , jo tja shkaperdheje sumen ktij legeni por bon mire tja shk ……..j dhe at grun anticape qe ka , ky moter…….r

    3. Realisti says:

      Ky flet per Tomen se keshtu e ka udhezuar Berisha. Por dardha e ka bishtin prapa. Plani eshte qe Basha te shkoje ti beje shoqeri Azem Hajdarit dhe diten qe do ike per lesh, Berisha do bertase kapeni Tom Doshin… se ai ka gisht per leshin e Bashes.

  2. doli hajvani karagjoz
    energjia pas bythe ka me e cu ne mars idiotin

    1. 19 says:

      O kari po ca pidhin e grus do qe ste pushon goja Toma toma o rot kari bure o shal ngjitur o kem x .do ta rrjepin skalpin Toma po prit .

  3. genti says:

    Po si nuk ke turp mor idiot. Car do besh me Sale qenin tani ?
    Duhet ta cosh ne hale ndryshe do shkoni te dy bashke me Like hajdutin. Mos e permed me Doshin se ai eshte vec nje mize perpara Sali kriminelit.
    Ki parasysh qe ke edhe procese te hapura nga drejtesia dhe eshte fare e lehte me ty. Drejtesia e re do t’ua tregoje vendin .

  4. Ladi says:

    Ja dhe idioti i (pa) dobishem!
    Lemeri
    Mjere PD
    Mjere Shqiperia

  5. Pilo Lala says:

    Agron Shehaj duhet te marri pozicionin me te larte ne PD, Sekretar i Pergjithshem, nenkryetar…
    Basha do bjere vete mbas 2 vjetesh., do humbasi perseri zgjedhjet lokale.
    Agron Shehaj duhet te jete gati te marri drejtimin e Partise.

  6. Fatosi-kosove says:

    Mblidh energji bash dhe mos u ndal merri ne goje Rames e Doshit deri te lodhesh,kur nuk mund me shum mer berishen e fazlliq shkaun se edhe ata si ti non grata Jane dhe provoju me Ramen se Doshi u tregua me burre se ti e berisha edhe pse ai ska krime sa ti,te pakten ai ska vra njerez as ska ujitur drogen ne lazarat si ti,as ska votuar 41099 her per veten as ska vra kundershtaret politik si ti Olldashin,tash meqe i ke shpallur edhe disa tradhetar qe deri me 24 prille i kishe sherbetor e ke me lehte ti zhdukesh dhe keshtu ti do jesh kryetar i dyte deri edhe 100 vite pas vdekjes, mblidh energji dhe haje te tut.

  7. S- New York says:

    LULI me te vertet je idiot komplet.
    Se pari mblidh energjite per tu organizu si parti,se jeni ne dite te hallit.Analizo te metat dhe mangesite e te fitosh besimin tek antaret e PD.Se Ramen e Tomen aty e ke per shume vite.

  8. Black Jack says:

    Pordhi Pordhi o toch idiot and kaush caracash, Pd us old bikini

  9. Sabriu says:

    Po ik o debil se nuk je per kete pune

  10. Sul Korriku says:

    Lul Basha eshte nje skuth frikacak i papare: Permend qellimisht dyshen Rama/Doshi qe socialistet ti kthehen per Berishen. Ai do te lirohet nga Berisha por ska kellqe dhe i bie nga Kina. Eshte bere mjeshrer i vendit te dyte pasi ka kuptuar se te qenit kryetar opozite (per Lulin dembel) eshte puna me e bukur ne bote.

  11. klemi says:

    Jo more idiot, kriminel e hajdut ordiner, nqs ke ndonje fare energjie, shfrytezoje per te miren e shqiperise e jo per shkaterrimin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje