Lulzim Basha: Arrita një fitore të jashtëzakonshme. Sali Berisha nuk e uron, por poston një mesazh të “koduar”

14 Qershor 2021, 18:26Politika TEMA

Pas zyrtarizimit të fitores së Lulzim Bashës nga ana e Jemin Gjanës, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi të shkurtër.

Ai e quan rizgjidhjen e tij në krye të Partisë Demokratike me një rezultat të thellë, si një fitore të jashtëzakonshme.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit.

Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar edhe dy foto nga fushata e tij për rizgjidhjen në krye të PD-së.

Interesant është ndërkohë, se atë nuk e ka uruar askush nga PD për fitoren e arritur.

Dy kandidatët Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj thjesht kanë falenderuar votuesit dhe e kanë pranuar rezultatin.

Ndërsa kandidati i ditëve të fundit për të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha, nuk ka bërë asnjë reagim publik për zgjedhjet, as për të uruar Lulzim Bashën për fitoren, as për të kontestuar manipulimet e bëra publike nga Basha.

Përkundrazi, në mënyrë të koduar, ai ka publikuar në faqen e vet një video kur ishte kryetar i PD-së, gjatë një takimi në Korçë.

Me sa duket, Berisha do të shprehet në bazë të qendrimeve që Lulzim Basha do të mbajë ndaj tij.

Në rast se ai do t’i qendrojë në krah në betejën kundër SHBA dhe nuk do e përjashtojë nga grupi parlamentar, natyrisht që Berisha do të heshtë.

Në të kundërt, ashtu siç deklaroi edhe gjatë ditës së votimit për kreun e PD-së, por dhe siç ka bërë gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit, kur publikon video dhe foto nga koha që ka qenë kryetar i PD-së, si presion ndaj Bashës, nuk është çudi që Sali Berisha të nisë një lëvizje për rrëzimin e Bashës.

Mbetet të vijë shtatori, për të parë si do të shkojë kjo betejë mes Bashës e Berishës, e cila në fakt, thjesht është në fazën e nxemjes dhe nuk ka nisur ende.

Nëse do të nisë, kuptohet!

(TemA)

9 komente në “Lulzim Basha: Arrita një fitore të jashtëzakonshme. Sali Berisha nuk e uron, por poston një mesazh të “koduar””

  1. Olimpia says:

    Idiotizmi i votuesve te Bashes……Mbajne Bashen kryetar por largojne votuesit e moderuar te PD .Ne zgjedhjet e ardheshme ne se mbetet Basha kryetar PD nuk e kapercen 20% ..Por semundje me è tmerreshme ne PD eshte ecja kunder kohes,kthimi ne feudodjathtizmin primitiv.Nderkohe qe partite e qendres se djathte moderne synojne drejt nje perfaqesimi me te gjere nga te gjitha shtresat e popullsise ,kundershtaret e Bashes mendojne te thyejne PS duke synuar drejt ideve te vdekur te te djathtes te viteve 50 te shekullit te kaluar.Nuk kane kuptuar akoma se nje pjese e reformave sidomos ajo per token e vitit 46 te shekullit te kaluar e perseritur ne 92 in jane te karakteri borgjezodemokratik qe i dhane fundin gjysem feudalizmit primitiv shqiptar.Keto reforma jane realizua ne te gjitha vendet e zhvilluara perendimore.V etem nje Fshirje e trbaloberiahizmit mund te ndertoje nje te djathte te qendres moderne.Por Harxhi,pavaresisht nga kozmetika ,ishte nje berishiste e deklaruar.Me pak Shehaj dhe Kadilli ,por kur permendet Berisha benin si zogj te trembur.Jam i bindur se ne se do te kishte patur nje kandidat te forte antiberishist do ta trondiste PD ne derjtimin pozitive.Shehaj me abstenim arriti ‘15% ,po te shprehej hapur arrinte mbi 40%. Kjo do ta bente Bashen nje fitues shume te dobet.

  2. Haha.. says:

    Kush jane keta/o k.q.. ne krah të ketij k…t?

  3. rexha 10 says:

    Kame frike se Berisha done te beje nje plane shume te fshehte ,ne lidhje me Bashen.Nuke dua ta besoje,pore si taktike po me duket si plani qe beri per te ndjerin Azem Hajdarin. Tashme Basha u vendose kryetare i PD,po me pelqimin e Berishes.Kujte me shume se Basha ,do ti kete bese Berisha?????? Deri ketu plani eshte i rregullte.Ngjarjet do te rrokullisen ne dy mynyra .ose ne deme te Berishes ,ose ne drejtimin qe Berisha do te punoje me Bashen per te shpetuar dicka qe i ka mbetur.NGELET PER TE PARE SE SI BASHA DO TA RUAJ KOKEN PER TE MOSE E HENGER NE BESE BERISHEN.PER BERISHEN BASHA ESHTE FISHEKU I FUNDIT ,DHE JO SHANSI I FUNDIT. PER MUA BASHA KA MARRE NJE BARRE TE RENDE ,SEPSE EDHE KY ESHTE I MBYLLUR NE KORRUPSIONINE TIJE ,SI ME RRUGEN E KOMBIT ,ASHTU EDHE ME VRASJE TE NJERZEVE.PORE MBI TE GJITHA ME SHITJEN E KUFIJEVE TE DETIT SHQIPTARE GREQISE. PRA QE TE DY KANE AKUZAT E NGJASHEME GJATE KARRIERES POLITIKE.

    1. Suksese te metejshme says:

      Mendova te njejten gjee… Basha do te jete Hajdari I radhës…

  4. Arkimed Stresi says:

    O klyshat e malakes ja hankshi koqet Sali Berishe Babes.

    1. Lushi says:

      O Lush kelysh i Sales rregulloje ate shprehjen “ja hankshi koqet” duke i thane e hangshi te gjithe Sali Brishen se ashte koqe i gjithi.

  5. Pty says:

    Κomunisti i vjeter sale….nuk dorezohet kollaj…ka hallin e femijeve te vet….pasurise qe kane vene….

  6. Jemin gjana says:

    Arkiment te q…sha Motren

  7. joel shkodra says:

    Po ju gazetare te TEMES qe shkruani lajmet a dini te shkruani shqip, apo me mire dini gjuhet e huaja se shqipen. Dy here keni perdorur “rizgjidhjen” e Bashes. Po jo, o te mjere! Duhet “rizgjedhjen” e Bashes, sepse folja eshte “zgjedh” (me vota – sido qe te jene ato!) dhe jo “zgjidh”, sepse Basha nuk ishte i lidhur ndokund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje