Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka reaguar sot zyrtarisht pas zgjedhjeve të djeshme brenda partisë që konfirmuan fitoren e bindshme të Lulzim Bashës.
Pas falënderimeve për mbështetësit, Harxhi nënvizon si “koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, siç ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në çdo cep të vendit për të ringritur të djathtën dhe shpresën.
Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për ta ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkurruese dhe të fortë”.
Duke shtyrë qëndrimin e saj mbi zgjedhjet e djeshme, edhe pse deklaroi se “së shpejti do të them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte”,
Harxhi vijoi duke thënë se “gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, ta ndalojë misionin tonë të përbashkët për të reformuar dhe ringritur PD-në. Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në çdo nivel të jetës”.
Edith Harxhi mori votën e 983 anëtarëve të PD në zgjedhjet e djeshme.
Edit ku le larua te haje balua thote populli per ju PD istat. Pastaj ku ishe ti qe te dhemb per anetaret e PD-se deri tani se mbive si kepurdha mas shiut. Eshte e thelle mi gru. Ik e gezo vilen ne Ibe dhe fushat e golfit qe te ka bere vellai. PDja ka vdekur me kohe. Ju te gjithe qe e cuat PDne ne kete menxyre duhet te ikni . As Lulushi apo Saliu mos gezohen por eshte mire te largohen. Lerjuani vendin njerezve qe populli ju beson. Jo si juve me fjale te bukra sa te fitoni karrigen pastaj e dini vete ju si filloni zanatin e plackitjes mbare popullore nga e para. Me pak fjale PD-ja eshte bere bisht qeni deri sa ju te gjithe si hijenat jeni aty. Kur ju te largoheni dhe njerez qe populli i beson te vijen aty vetem atehere mund te behet dicka . Prandaj ik e haj ca qershija ke bacja jote e shijo jeten qe te ka mbetur.