REAGIMI: RTSH sqaron mos-transmetimin e çdo ndeshjeje të Euro 2020

14 Qershor 2021, 19:55Sport TEMA

RTSH ka reaguar në lidhje me debatin e transmetimit të ndeshjeve të kampionatit Europian, për mbi mostransmetimin e çdo ndeshjeje nga ana e RTSH.

“Televizioni Publik Shqiptar është vënë në qëndër të zhurmës së krijuar kryesisht në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit rreth çështjes së transmetimit të ndeshjeve të Euro 2020. Që prej datës 11 qershor kur ka startuar kompeticioni, RTSH është angazhuar për të transmetuar falas sfidat më të forta në letër, pasi e drejta e transmetimit të paketës së europianit për Televizionin Publik Shqiptar parashikon 31 ndeshje, ku faza me eleminim direkt është përfshirë e plotë. RTSH ka detyrimin të sqarojë publikun se nuk i transmeton të 51 ndeshjet e europianit, por vetëm 31.

Prej disa sezonesh, të drejtën televizive për Kampionatin Europian, UEFA e ndan në dy paketa, atë me pagesë që përfshihen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pagesë ku përfshihen disa nga ndeshjet. RTSH nuk mund të konkurojë për paketën me pagesë dhe kjo nuk ndodh vetëm me transmetuesin publik shqiptar.

Për të sjellë disa shembuj nga transmetues apo vende disa herë më të mëdhenj në përmasa apo buxhete transmetimi, RAI në Itali ka blerë të drejtën e transmetimit të vetëm 27 ndeshjeve, BBC në Angli ka zgjedhur të transmetojë vetëm 50 % të Euro 2020, ndërsa gjigandët gjermanë të rrjetit publik ARD dhe ZDF kanë siguruar sëbashku vetëm 34 ndeshje.

Një shembull më ekstrem është Greqia ku asnjë prej përballjeve nuk transmetohet në kanalin publik. Kampionati Evropian menaxhohet nga UEFA, ndërsa botërori nga FIFA që ka në traditën dhe legjislacionin e saj detyrimin për t’ua shpërndarë të drejtën e transmetimit, kryesisht mediave publike.

Televizioni Publik Shqiptar ka luftuar dhe po lufton që në betejën e ashpër të marketingut të sigurojë sa më shumë të drejta transmetimi falas për të gjithë shqiptarët dhe ia ka dalë mbanë me sukses pasi është i vetmi transmetues publik në rajon që servir një gamë kaq të gjerë sportesh pa kosto shtesë.

Kupa e Spanjes, Gjermanise, UEL apo CHL duke nisur që prej muajit shtator, kampionatet evropiane U21, futbollin e femrave dhe lojrat olimpike, Formula 1 e Moto GP. Janë vetëm disa nga evenimentet e paketës së madhe që plotësohet me sporte te tjera si baskteboll, volejboll apo turnete e medhenj te tenisit por edhe mbulim pothuajse i plotë në transmetim dhe informim i të gjitha sporteve në vendin tonë.

RTSH nuk do ta braktisë asnjëherë betejën për të siguruar sa më shumë të drejta transmetimi sportiv pasi misioni jonë është vetëm 1, argëtimi i çdo shqiptari që beson tek transmetuesi i tij publik”, thuhet në reagimin e RTSH.

14 komente në “REAGIMI: RTSH sqaron mos-transmetimin e çdo ndeshjeje të Euro 2020”

  1. FAKTI says:

    Mire, a ka mundesi te thote RTSH se si e arsyeton qe Franca dhe Belgjika e Holanda nuk lene ndeshje pa tarnsmetuar? Po ç’jane keto dokrra qe ngre Tv shqiptar, kur taksapaguesi e paguan taksen, RTSh nje here ne 4 vjet eshte i detyruar te transmetoje te gjitha ndeshjet, falas ose me pagese , eshte pune e RTSH-se dhe pike. Publiku nuk paguan per reklamat e pornos, por per evenimente si keto. Parlamenti duhet ta detyroje me ligj.

    1. Dritani says:

      O fshatar morracak. Plasi llambat edhe lexo, te shpjegohet thjeshte dhe qarte. Kujt po i behet vone se kush fiton mdeshjen Poloni- Sllovaki per shembull. Mjaft me keto qurravitje dembelash injorante qe dine vetem te ankohen. Ndiqe me vemendje TVSH, eshte vetret televizioni me per te qene ne Shqiperi.

      1. trendafili Permetit says:

        Dritani, nuk e di ku e gjene ti fshatarin morracak, por une nuk te ngarkoj asnje ndajshtim caktues, se ti duket qe je nje cope idiot dhe Shqiperia ka plot te tille sot qe kane dale nga bajgat e lopes demokraci , por llampat e mia shikojne afer dhe larg se ashtu jane prodhuar dje e jane maturuar sot plot dije e zgjuarsi, plot mendim e shkence, plot drite dhe njohje dhe kritiken nuk e bej per vete se jam kam siguruar vetes dhe familjes te gjitha mundesit qe egzistojne per te pare jo kampionatin e futbollit , por dhe levizjet ne Mars e Jupiter, por e bej per qytetaret shqiptar qe paguajne taksen dhe RTSH kerkon tu hedhe hi syve duke thene se kushtojne shtrenjte blerja e futbolli! Kujt i intereson kur fshatari-qytetar do te shikoje ndeshjet persa paguan taksen?! Prandaj mashkull apo femer apo dhe deledash si i themi ne nga anet tona, mos u bej mbrojtes i te keqes se “fshatarit” ti “qytetari” idiot qe nuk di nga pjerdh gomari dhe ke mesuar te shtypesh nja dy germa ne tastiere. Pse valle u preke pikerisht ti? Mos valle je dhe ai Dritani TVSH-se? Por s’me behet vone se ta dishe ti ku notoj une: ne vaskat me qumesht te Sali Berishe pocengut. Kete ta thashe per ironi se do e marresh shabllon si je vete. Te fala mendjes ti dhe ai tjetri qe kanalet private qe populli i blene me leke , arsyeton, “i sakti” e transmetojne, ndersa Rtsh qe populli paguan taksen nuk mundet se nuk e blene dot. Ku ka arritur injornaca me keto bina shqiptare qe s’kane per tu bere kurre! Dhe s’qenki pak ,por shume qe mendoni se tvsh s’mundet se eshte publik!!!! Ndaj shkojne punet keshtu.

    2. I sakti says:

      O shqarim per rtsh o idiot qe shikon konspiracion per cdo gje, ANT1 eshte privat dhe blen cfare ti doje kari. Dmth eshte njesoj sikur ta bleje sandri me klanin dhe vjollca me topin. Cfare lidhje ka kjo me ert ne greqi dhe rtsh ne Shqiperi qe jane kanale publike?

  2. Shqarim per RTSH-ne says:

    Ne Greqi, ANT1 (kanal privat) do te transmetoje 51 nga 51 ndeshjet FALAS dhe ndeshjet e fundit te grupeve qe jane te njejten ore, do jepen njekohesisht live nga nje kanal simoter m.tv . Thjesht genjeni dhe nuk keni futur doren ne xhep sa duheshe. Thjesht keni bere dallavere me SuperSportin qe t’a favorizoni. Ne vende te tjera miq te dashur te RTSH-se, japin dhe Champions League falas dhe Europa League falas dhe Premier League falas dhe Serie A falas dhe Bundesliga falas dhe La Liga falas nga kanalet shteterore (Idman, Azerbaycan TV, Ictimai)… Juve thoni edhe kete, por nuk ju leverdis!

    1. ca po thua says:

      Ore mashtrues ordiner! Po eshte TELEVIZION PRIVAT kjo ANT1 qe ka te drejten e transmetimit, o kokrra e budalles. E kupton apo jo? ANT1 e ka blere te drejten e transmetimit te ndeshjeve. Nese ANT1 i jep falas apo me pagese ndeshjet, kjo eshte e drejta e saj, ashtu do ashtu ben! Ti nese do “Shqarim” o kokpatate, atehere i bie ti kerkosh DigitAlb, qe e ka blere te drejten e transmetimit, qe ta jape falas ndeshhjet. Ketu s’ka lidhje fare TVSh. Kuptove o kokrra e budalles?

  3. Direkt nga bodrumi i Palllatit te Kongreseve says:

    Neve lexuesve te Temes, nuk na intereson futbolli. Shikojme gjithe diten ERTV dhe kenaqemi. Biles kur komentojme, na japin edhe nga nje sufllaqe. Rrofte lideri global.

    1. Roberto says:

      Bravo ! E shikon sa i zgjuar djali? Shikon edhe ERTV ha dhe sufllaqe. Lideri global paska menduar edhe per ty. Ja dhe nje pice nga Tv Shqiptar?birra gjithashtu? ca kerkon me shume nga jeta???

    2. Stape Pashi says:

      A i shkreti ti o banori i Pallatit rë Kongreseve, që të ka mbetur truri yt me tallash e qeliza gomari, tek politika. Provo të shkëputesh ndonjë ditë nga ngordhalaqët e kalbur, Sa-leh dhe “dhëndri” i tij Lulushe, si dhe nga Edi Rama! Do kuptosh se do të jesh më i kthjellët. Nuk do mendosh e shprehesh edhe paskëtaj përmes “Çipit” që të kanë futur në tru. Të uroj shërim të shpejtë!

      1. Ngordhalaqet Saleh dhe Lulushe mua me hane mune. Ashtu si gerdallat Meta dhe Rama.

  4. Astrit says:

    Ju mbajme ne me taksat qe paguajme per ju

  5. Leci says:

    Sa te jete katnari i Lezhes Martin Leka qe i ka bo paret e zhvatme shpia piken e hairit nuk ka me bo RTSH dhe mavrit shqiptare qe presin tu kthej Ed Rama televizionit ne publik. Si nuk kon turp ket qe e majne ket Martinin. Ai eshte hajn e paskrupllt e thote ene kontrolli i shtetit. U njul dhe nuk shqitet prej anej. Ka 20 vite zvendes qe kafshon me shume se drejtoret. Shkulni mor per zhelesh ket katnar bastard Lezhe qe dhe flet si tjete duke hanger guraleca

  6. Pergjigje says:

    Ku mashtron ai? E ka shkruar qe ashte kanal privat dhe ANT1 eshte kanal qe transmeton falas programet e tij. Deliri yt dhe sharjet tregojne se kush je ti. RTSH-ja merr miliona nga reklamat DHE nga taksat tona (privatit nuk i japin taksa) dhe kur vjen dita e llogaridhenjes, dalin dhe na shesin dengla. Pasi kane harxhuar miliona euro ne seriale kineze qe nuk i sheh as stafi i ambasades kineze ne Shqiperi. Prandaj mos u cir sikur je ne hasmeri se s’te ka njeri borxh.

  7. BEN BEN says:

    Nuk e kuptoj termin “falas” me te cilen justifikohet RTSH , qe eshte televizion publik dhe paguhet nga buxheti i shtetit, pra nga taksapaguesit shqiptare. Kete term ( falas ) e degjojme shpesh edhe nga komentuesit sportiv te ketij televizioni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema