Drita jeshile për negociatat nga Holanda, Ruçi letër homologes Arib: Si kemi keqkuptuar rezervat tuaja

16 Qershor 2021, 17:50Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi kryetares së Parlamentit të Holandës, Khadija Arib, me rastin e marrjes së vendimit e Parlamentit të Holandës për thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në letrën e tij, Ruçi shkruan se bashkëpunimi mes dy vendeve ka ardhur duke u zgjeruar e fuqizuar. Po ashtu kreu i Kuvendit kujton dhe rezerva që ka pasur Holanda që kanë penguar hapjen e negociatave Shqipëri-BE.

Ne asnjëherë nuk i kemi keqkuptuar rezervat e qeverisë dhe Parlamentit të Vendeve të Ulëta, por i kemi kuptuar ato si një inkurajim për të përmirësuar performancën tonë dhe për t’u bërë një vend sa më i denjë për t’u pranuar në familjen europiane.

Fakti që edhe Ju, Komisioni për Çështjet Europiane dhe Dhoma e Përfaqësuesve jeni njohur dhe i keni vlerësuar këto arritje, është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin tonë europian, për të arritur dhe për të qëndruar në krah të shteteve anëtare të BE-së me standarte, dinjitet dhe vlera europiane“, theksohet në letër.

Më tej shton se Shqipëria do të vazhdojë të avancojë në plotësimin e këtyre standardeve dhe do të bëhet një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian.

1 komente në “Drita jeshile për negociatat nga Holanda, Ruçi letër homologes Arib: Si kemi keqkuptuar rezervat tuaja”

  1. Cipini says:

    Gazetare qe nuk dine drejtshkrimin shqip…Si kemi keq kuptuar…apo….S’i kemi keq kuptuar…
    Dalin nxenes te shkollave ne proteste dhe Ministria toleron ne nivelin e testeve te provimeve, ne vend ti forcoj ato. Duan pa studjuar te dalin “excellence”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje