FOTOT/ Përdhunuan e vranë katër të mitur: Ekzekutohen tre burra në kryeqytetin e Jemenit, turma filmon momentet rrëqethëse

16 Qershor 2021, 16:59Bota TEMA
FOTOT/ Përdhunuan e vranë katër të mitur: Ekzekutohen tre

Tre burra nga Jemeni janë ekzekutuar në sy të qytetarëve, pasi u dënuan për përdhunim e vrasjen e katër fëmijëve të mitur.

Ali Al-Nami, 40-vjeç, Abdullah Al-Makali, 38, dhe Mohammad Arman, 33-vjeç, të veshur me rroba të kaltra, u dërguan në sheshin Tahrir të qytetit të Sanit, të detyruar të qëndrojnë të shtrirë në një qilim, para se të ekzekutohen me plumb në shpinë, nga ana e ekzekutuesve të veshur me uniforma ushtarake dhe doreza të zeza.

Abdullah Ali al-Mukali dhe Mohammad Arman, akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e një djali 8-vjeçar, ndërsa Al-Nami akuzohej për vrasjen e tri vajzave të tij të moshës 7,12 dhe 14.

Al-Nami kishte pranuar se vrau vajzat e tij kur bashkëshortja e braktisi, pas mosmarrëveshjeve që kishte pasur me të.

Në një fotografi mund të shihet rojtari duke qeshur kur viktima ekzekutohet para turmës. Këto janë ekzekutimet e para publike në Sana nga gushti i vitit 2018, kur kryengritësit vranë tre burra dhe një tjetër e varën në një vinç, për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Turma ka filmuar momentet e tmerrshme të ekzekutimit, ndërsa ushtarët fusin kufomat në thasë dhe i largojnë nga rruga.

Dënimi me vdekje nuk është diçka e pazakontë në Jemen, dhe zakonisht aplikohet për ata që akuzohen për vepra të rënda penale siç është vrasja, përdhunimi dhe terrorizmi.

2 komente në “FOTOT/ Përdhunuan e vranë katër të mitur: Ekzekutohen tre burra në kryeqytetin e Jemenit, turma filmon momentet rrëqethëse”

  1. ?????? says:

    Shume mire cfar kane kerkuar kan gjetur kriminelat ..tani e kam vendin ne ferr ke djalli

  2. sapa says:

    Jam kunder ekstremizmit islamik ama kur shikoj korrupsjonin e pandeshkuar ne shqiperi them me vete:sa keq qe nuk eshte shteti islamik per pak kohe ne shqiperi qe te pastroje vendin nga plehrat si keta ne fotografi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje