Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edit Harxhi tha se zgjedhjet e 13 qershorit nuk ishin as zgjedhje dhe as zgjidhje dhe jashtë çdo standardi.
Harxhi tha se do të vazhdojë që të qendrojë në të njëjtin grupim për të rithemeluar Partinë Demokratike.
‘Këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje nuk ishin as zgjidhje ishin jashtë çdo standardi vendor, e jo më ndërkombëtar për t’u quajtur zgjedhje.
Ne do të vazhdojmë të punojmë brenda PD-së. për të ringritur PD nga A për ta rithemeluar.
Nuk ka përfunduar me datën 13 qershor, kjo do të vazhdojë dhe ky grup ka të njëjtin qendrim.
Këto nuk ishin zgjedhje. nëse vazhdon që të quhet kryetar partie le të vazhdojë të jetë.’- u shpreh Harxhi.
Ndërsa Ibsen Elezi, një prej kandidatëve e përjashtuar nga gara në PD, akuzoi Lulzim Bashën se e kanë shndërruar PD-në në gazin e botës.
“Na bënë gaz i botës, si nuk i vjen turp që tallen me partinë e vet.
Të paktën ka pasur 1200 vetë gati për fushatë brenda PD me idenë se do të demaskonte masakrën e 25 prillit dhe bën një masakër në shtëpinë e vet. Edhe rezultati nuk është i kënaqshëm”- tha Elezi.
Sinqerisht kisha dyshime qe kjo bente kot, sepse dihet qe eshte e perzgjedhura anti-amerikane e doktor koleres, por sot me kete deklarate u binda plotesisht qe kjo e ka seriozisht. Besoj do kete bindur edhe veten. Qeshte kjo kur Çani dhe Çurri i benin komplent dhe e quanin burrneshe. Se marr vesh pse rruhet kjo, do i shkonte shume mjekra. Do dukej si Konçita apo Konçiti, nuk e di si shkruhet.
Kini shume te drejte ! Cojeni ne Gjykaten Kushtetuese ketu ne Shqiperi dhe ne Strazbug ,se bashku me denoncimin e PD -se se Lul Bashes . Beni nje rruge e dy pune . Pastaj Vokashi thote se zgjedhjet ishin model per Europen. Madje thone se Europa do te organizoje nje kon ference per te perhapur pervojen e PD-se se si behen zgjedhjet. Relatore e pare do te jete zonja,apo zonjusha ( ne raste se bashkjeton) VOkshi. Mbi rregullat e votimit do te flase Dr. Profesor Jemin Gjana ne bashkpunim me Doktorin e shkencave per thashetheme Edi Paloka. Ju cojeni ne Strasburg,por besoj se nuk u jep leje Euroditi,politologu , shkencetari i mencurise Sali Berisha.
Ka dy muaJ qe ne gojen e Bashes fjala Masaker …
E pse mos me e zbatue tek prona e tij PeDe ?!
Nuk thon kot se ..edhe pleshtat kane pleshta…
Luli s njef zgjefhjet e Rames,kjo tjetra s njef ato t Lulit…
Do dali dikush tjeter qi t mos njofi ato t ksaj…
Rrac shqiptare,