Një impresion në vetën e parë: Kur Ilva Tare të bënte për të qarë

15 Qershor 2021, 19:40Politika TEMA

Nga Ermir Hoxha

Kur u shfaq si një ikonë televizive e lajmdhënies 20 e kusur vite më parë, Ilva Tare, siç çdo individ me impakt publik në fenomenaologji individuale, ndau opinionin në dy pjesë: njëra cinike që thoshte se kërkon t’i ngjajë Lili Gruberit, tjetra realiste që thoshte se ajo vërtet ngjan me Lili Gruberin pa tentuar të jetë e tillë. Një ngjashmëri simpatike, e cila, siç u provua ndër vite, vërtetoi se Tare ishte vetëvetja gjithsesi, origjinale, dhe se ngashmëria me Gruberin ishte si shumë ngjashmëri të tjera të kësaj bote, një përkim. Le të qe dhe inspirim.

Por është dhe ajo Ilva tjetër, jo e ekranit, e redaksisë, e atij shpengimi njerëzor, që ka shije tjëterçkaje nga ajo që gjindja sheh në ekran. Sigurisht, jo çdokush mund të ketë fatin apo mundësinë të njohë një personazh publik në pjesën pas ekranit.

Jam i detyruar të kalojë në vetën e parë për të shpejguar këtë pjesë, pasi jam ndër ata që e njoha në paskuintën televizive. Për pak kohë, në një prej televizioneve të njohura, qesh krah saj në redaksinë e lajmeve, që pas kaq vitesh në gazetari, kur shoh pas për të kujtuar episode apo personazhe, mbresat e një pune me Ilva Taren janë të pashlyeshme.

Sepse, edhe nëse kjo thuhet rëndom, që çdo drejtues është dhe një shkollë, jo të gjithë janë të tillë. Ilva qe vërtet një shkollë.

Dhe këtë argument përdora për ngushëllim por dhe bindje që mos dorëzohej, kur B. N. deri dhe qante nga ankthi që i shkaktonte Ilva me kërkesëllogarinë e saj të fortë, gati të pamëshirshme, në lidhje me punën.

Në më të shumtën e rasteve nuk kishte shumë diskutime; ajo që urdhëronte Ilva do bëhej se s’bën. Pikë. Por B. N, e ardhur nga një terren limontik gazetarie, nga media shtetërore, e kishte të vështirë ta galltiste atë që ajo, e hirshmja e ekranit në lajmdhënie, të ishte aq lubi në urdhërdhënie.

Ia përktheva këtë “befasi të pakëndshme” B. N. si një investim, ndonëse nën stres, për t’u bërë një ditë vërtet gazetare, madje me emër, pse jo, aq sa Ilva. Dhe kështu ndodhi vërtet. I pata ofruar si krahasim atë që ndodhte me një tjetër shkollë gazetarie, të ndjerin Fatos Baxhaku, i cili ia griste tekstet e kronikave së resë K. K pa mëshirë por me shumë dashuri e besim, deri sa ta bënte të duhurin pas disa tentativash. Edhe asaj i vinte të qante, madje të ulërinte, por e kuptoi se nuk po ndëshkohej por po investohej.

Vite më vonë, ajo të cilën Baxhaku e torturonte paq duke ia thërrmuar A4-ën ku kishte menduar se kish shkruar tekstin e duhur të kronikës përkatëse, duke ia hedhur para syve në kosh, do ishte krahu i djathtë i tij në punë apo projekte mediatike, deri dhe bashkëautore në libra.

Ndaj, ndjej si detyrim, si një borxh moral, që në ikjen e Ilva Tares drejt SHBA, siç ajo e kumtoi një natë më parë nga ekrani i saj në Euronews Albania, të them atë që duhet thënë për të, për atë pjesën që pakkush e sheh, se prej saj janë të shumtë ata që nga Ilva u bënë dikush në jetë, në profesionin e gazetarisë.

Sepse ajo, a e kishte dimension njerëzor, a e kishte dell profesional, apo të dyja bashkë, u shndërrua në një ndihmëtare e inspiruese për çdo të ri apo të re që u fut dhe donte të ecte në këtë rrugë.

Ajo ikën njëherësh me artin profesional të të mos kuptuarit kurrë se ç’kahje politike kishte, pasi pavarësisht se në ç’linja editoriale gjendej në ekranet ku drejtonte, kishte aftësinë të mbeten ajo, Ilva.

15 komente në “Një impresion në vetën e parë: Kur Ilva Tare të bënte për të qarë”

  1. pjeter says:

    Ermir Hoxha,po ne shqip fjala “Impresion” si shkruhet? E di?

    1. Asi says:

      Po ta dinte sdo merrte guxim te shkruante

  2. vjeshta says:

    Një “impresion” në atë shpellën tënde, që quhet pill!!!!
    Baxhellë,shqip jo,eeee?

    1. asnjeansi says:

      Po “pill” cdo me thene , more vjeshta , se ne asnje fjalor te gjuhes shqipe nuk e gjeta . Se “impresion” , vertet eshte fjale e huaj , por eshte nje fjale qe ekziston ne fjalorin italisht dhe ne disa gjuhe te tjera , ndersa “pill” nuk po e gjej dot as ne fjalorin kinez . Controllo vehten , para se te kritikosh te tjeter .

      1. Shqipja says:

        Po ti, a e kontrollove fjalorin anglez? Pill do te thote nje mase e vogel e ngurte ilaci qe mund te merret nga goja… haha. Ngado qe te sillesh prape ne shqip perfundon. Jemi vertet rrenja e gjithe gjuheve te botes… hahaha

  3. O Ermir si nuk e kuptonim hic ne me ke qe ajo…po me PD o mik …ja bente muuuu…qenke lodhur shume

  4. U mallengjeva shum says:

    Lili Gruberi shqiptar ka qene Vjollca Vokshi.
    Desha nje perkthys per kete shkrim.
    Kjo Ilva mos po shkon te punoje te Zeri i Amerikes? Se qe te behet casalinga nuk po shkon pertej oqeanit.
    Kjo eshte vegel e PD-se. Le ta themi qart e paster.

  5. Një says:

    Personi që ka shkruar artikullin mirë bën të kuptoj se mund të flasi vetëm në emrin e tij dhe jo të një brezi të tërë gazetarësh. Dhe ajo pyetja e fundit, ç’të thuash? Thjeshtë që Ilva Tare ka bërë një gazetari militanti të Pd-së, ashtu si dhe lopa bën muuu.

  6. Ben says:

    Nuk keni cfare beni tjeter ne Shqiperi? Nuk ka lajme fare

    1. Rrumpalla says:

      Kësaj i thonë një bythëlëpirje profesionale. Ndërsa Ilvës i urojmë suksese kodo që të jetë, se në fund të ditës është Shqiptare. Partia smë intereson.

  7. Daniel says:

    Ne shqiperi edhe qymyri quhet dimant. Nga halli e mungesat. Shembulli: ja kjo shemtira

  8. Kapedani says:

    Kur lexon artikullin per “ikonen e lajmdhënies” te krijohet pershtypja sikur eshte i perkthyer dhe pershtatur ne shqip.Te vjen keq kur lexon gazetat sot.Sikur jane te gjithe analfabete.

  9. Maksi says:

    Me thoni një skup gazetaresk të kesaj “ikone” se nuk me vjen gje ne mendje vec lepirjeve të radhes. Per ambasadore e politikane deri ne fund me superlepirjen ndaj gruas se Edi Rames. Mos i dini shqiptarët budallenj? Na e cpifet

  10. MullarOmari says:

    Paska qa Hoxhe Ermiri! Po pse i vje rrotull kot o hoxh? Thuaj qe tu fru kur Hallvaja u vesh me carcaf. Merre tani fotografine me carcaf te Hallvase dhe bjeri me dore fap fap fap fap fap.Ooooooo po derdhem o shoke, oooooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje