Mbyllen hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, rezulton i dënuar me burg në Greqi

15 Qershor 2021, 12:09Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe i ka dërguar KQZ-së rezultatet e hetimit.

Mësohet se Ismailaj është dënuar me vendim të formës së prerë në Chios të Greqisë. Ai është shpallur fajtor me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit”/”Përleshjes”, parashikuar nga Kodi Penal grek, por që i korrespondon veprës penale “dëmtime të tjera me dashje” në Shqipëri.

Në vendin tonë kjo vepër penale sanksionon vetëm ndëshkim me gjobë. Aktualisht Ismailaj nuk rezulton që të jetë në hetim apo gjykim nga autoritetet të huaja. Gjithashtu edhe në vendin tonë ndaj tij nuk ka asnjë dënim apo çështje penale të pazgjidhur.

Prokuroria i nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike. PD-ja pretendonte se ai ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000.

2 komente në “Mbyllen hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, rezulton i dënuar me burg në Greqi”

  1. Fatos says:

    Për përleshje këtu tek ne janë shumica e deputetëve, apo ata nuk quhen. Nejse, si duket duhet të marrim shembull nga Gërrqia për legjislacionin.

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Po të meren në konsideratë dënimet e shtetit kriminal grek,asnjë shqiptar nuk mbetet i pa penalizuar.
    Ça mereni me qenef-drejtësinë greke?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje