Nga Aranit Muraçi
Artist nuk bëhesh, thonë se lind. Ka edhe artistë të rremë. Artistët e vërtetë, këngëtarë, aktorë, piktorë, shkrimtarë, poetë etj, e thonë vetë me gojën e tyre se veç talentit, suksesi iu ka kërkuar shumë punë për të kapur majat. Edhe kampion në sport nuk bëhesh dot pa qenë talent i lindur. Secilit i duhet çdo ditë të paktën mbi 4 orë përgatitje.
Artistë dhe kampionë të shumtë, me vlera njerëzore, rezultate të jashtëzakonshme, njerëz për t’u admiruar në vendin tonë, ankohen shpesh se ndonjëherë për të arritur suksesin iu është dashur të shpenzojnë më tepër sesa kanë fituar. Megjithatë, krenohen dhe mjaftohen me faktin se kanë përfaqësuar me dinjitet vendin e tyre, në botë.
Ndërsa bota, që të kthehesh në një model për shoqërinë, përveç arritjeve të jashtëzakonshme në çdo profesion, kërkon që të jesh edhe një njeri po aq i jashtëzakonshëm në jetë. Për shembull modeli i mirë për shoqërinë duhet të jetë mundësisht edhe familjar i mirë, pa probleme me drejtësinë, atij ose asaj i duhet të nxjerrë nga goja fjalë të mençura, gjithnjë të jetë i sjellshëm dhe i dashur nga të tjerët.
Njeriu si një qenie që dallon nga kafshët gëzon disa virtyte dhe cilësi, ashtu siç janë edhe arritjet, që së bashku e veçojnë atë nga pjesa më e madhe e shoqërisë dhe për këto veçori qeniet njerëzore i pranojnë ata si model. Sepse ndryshe nga kafshët, njerëzit kanë arsye!
Nëse njeriut i ka humbur arsyeja dhe akoma më keq nëse humbet arsyeja kolektive, ajo shoqëri mund të mos identifikohet, ose mund të ngatërrohet arsyeshëm nga shoqëritë e tjera të së njëjtit lloj, me ndonjë kope që ka vendosur t’a kalojë jetën në xhungël. “Ndonjëherë fyesh më shumë nga vlerësimi që të bëjnë për arsyet e gabuara, sesa nga përçmimi për arsyet e duhura”, – është shprehur David Grosman.
Çdo ditë, muaj, vit, me mijëra studentë, maturantë, njerëz të punës, te rezultateve të shkëlqyera në këtë vend, flasin, bërtasin, ankesat dhe pretendimet e të cilëve bien vazhdimisht në vesh të shurdhët. Sepse janë dy vajza të cilat nuk i përkasin as botës së artit dhe as sportit, shembulli konkret që tregon diferencën e madhe mes modelit që ato përfaqësojnë, por më kryesorja, nxjerr në pah modelin që ka veçuar, preferuar dhe ka zgjedhur për të ndjekur shoqëria shqiptare:
E para quhet Tea Trifoni, personazh i një misioni televiziv “Për’puthen”, e cila i është bërë ‘dhuratë’ publikut, si një model i shoqërisë sonë. Askush nuk e di profesionin e saj! Nuk e di askush se cili është talenti i saj. Se çfarë shkolle ka mbaruar, ose më saktë a ka mbaruar ndonjë shkollë, as këtë nuk e di kush. Por ajo përbën lajm pothuajse në çdo media, portal. Ajo i shfaqet çdo ditë publikut, falë edhe efektit të rrjeteve sociale. Numëron mbi 400 mijë ndjekës në Instagram. Për çdo foto komentohet, pëlqehet, adhurohet.
Mjafton të thotë diçka, nuk ka rëndësi se çfarë thotë. Para pak muajsh Tea (në foto) kaloi disa ditë pushimi në Dubai. Ajo dhe personazhe si modeli i saj shkojnë shpesh atje, dhe kudo tjetër, ku bëhet plazh edhe në dimër. Ajo dhe ata sfidojnë pandeminë dhe gjithçka tjetër. Paratë për ta nuk janë asnjëherë problem. Tea tregon modelin e ngritur nga shoqëria jonë!
E dyta quhet Aurela Kullolli, një vajzë nga Elbasani. Ajo mbaroi Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, me mesataren 10! Asnjë nëntë në gjashtë vite. Pa para, pa mik, pa ndihmën dhe vëmendjen e askujt. Për arritjen e saj “modeste” mori medalje ari nga kryeministri i Shqipërisë dhe u përmend përciptazi në media, për t’u harruar shpejt. Aurela u kthye pas studimeve në vendlindjen e saj, ku preferoi të punonte atje, për të qenë pranë prindërve, të cilët kishin sakrifikuar ndoshta edhe më shumë.
Fitoi dy vite më parë një bursë, për të studiuar dhe punuar në Gjermani, por duket se e ka refuzuar për momentin. Ajo ka nisur prej pak muajsh specializimin pranë Qendrës Spitalore Universitare, Tiranë. Për pushime shkon deri në Vlorë, kur e ka ditë pushimi, kryesisht në ditë festash, si në ditën e Pavarësisë (në foto). “Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin” – thotë Aurela, në një status, ku citon Winston Churchill. Vajzat si Aurela nuk janë modeli i duhur dhe i promovuar nga shoqëria jonë, për të ndjekur!
Ky eshte kapitalizmi pra
njera te semur, tjetra te sheron. na duhen te dyja. thjesht me i kushtu me shume vemendje edhe doktoreshes
Ato jane krenaria jone ,me respkt familjar Luan Kalana,SHBA.
ate fjalin e fundit mund ta thuash per vete o aranit trimi. ne shqiperi mund te kete kurva e familje te shthurura sa te duash po nuk jam dakort qe jane shumice. Po, me shumice mes te pasureve shqiptare jane horrat, kurvat dhe kriminelet, kjo eshte e vertet sot e ka qene gjithmone . Problemi eshte qe keta kane ne dore shume gjera dhe bazuar mbi moralin e tyre i bejne jehone cdo “vlere” te tyre . Permblidh qe te lene ty te shkruash nje shkrim te tille morali i te cilit con ujin atje ku duan ata te paret.
fatkeqesisht jane shumica, ndryshe do te ishte ne tjeter pozite rinia e shoqeria shqiptare ne teresi!!!
Edhe juve gazetaret, duhet te mos gjurmoni vetem krimin, drogen, aksidentin e perdhunimin, por njerez si studentja Kullolli, si ndonje punetor, shofer, etc qe eshte MBI TE GJITHA NJERI
Duke shkruar sa me shume per ata, perhapet e mira dhe do vije dita qe pak nga pak te shnderrohet ne model
Qe nje periudhe ne Athine qe TV jepte ne lajme vetem sa shtepi dhe ku ishin vjedhur dhe u krijua psikoza, por edhe vjedhjet u shtuan se shumti, pasi i jepej aq shume vend sikur thoshin: keshtu u vosh ky apartament, kete teknike perdori hajduti tjeter etc
Pra, JU LUTEM, SHPERNDANI E JEPINI ME SHUME VEND DHE ZE TE MIRES!!! Rudina e shoqet e saj qe drejtojne programet, jane rrugacet e kohes qe kane bere 101, sot dalin si zonja dhe me e bukura, ftojne ne emisione modelet e tyre!!!
CFARE TE MESOJNE TE RINJTE???
O mik nuk jane shumica.Shumica e rinise Shqiptare ka me shume moral dhe dinjitet, por sic thuhet : terheq vemendjen me shume 1 pordhe se 100 te puthura.
Ketu eshte basdarduar gjithcka.Tregetari i droges quhet biznesmen,prostituta quhet modele,nxenesit maturante qe nuk mesojne nuk bejne asgje ne provim dhe protestojne ,se ishin te veshtira dhe qershia mbi torte ministresha ne vend qe te qendoje insticionalisht u thote do ta shofim. Ketu vleresohet maskarai dhe nencmohet punetori
1″ – e ke shkruajtur dhe sqaruar per se mbari.. Hallall… sidomos me kete vezhgim(qe po e copy-paste sic e ke shkruar … Imagjinoni, te paditurit, hajvanet, të rrëshqiturit nga trutë me XERRO dije, i kerkojnë llogari profesorave (hartusëve te tezave) qe edhe sikur ti kishin kopjuar ashtu sic i akuzojnë, të pakten kanë bere një pune, nje mundim… ndersa “e ardhmja” instgrraqyrrore dhe tik-tok-ore, kerkojne llogari… Sic e kane thënë edhe Librat e shenjtë.. nuk eshte larg Dita e Kiametit, faktet çdo ditë na e tregojnë…
1- te respektoj dhe e mbeshtese mendimin plotesishte, por boten e drejtojne ata sot sepse keshtu eshte ndertuar “kushtetuta” demokratike.
Psh,ajo kurva Kardashian cfare edukimi ka, asnje nuk e di….Dine vetem se ka bythe te medha,miliona,miliona dollar dhe asgje tjeter.
“Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e rru trapin”…e paska thënë Churchill, unë gjithnjë se e ka thanë Lulzim Loqka!
hahaha e madhe kjo …fiks
Jo thjesht Luli e zbaton.
Ha ha ha.
Shoqeria shqiptare ende po perjeton depresionin, ajo ende nuk e ka gjetur nordin dhe ende nuk dihet nese do ta gjeje!?
Po Kim Kardashian prodhim i shoqerise shqiptare eshte o Aranit? Po Kimi cfare vlerash promovon ne Amerike dhe a eshte problem per rekrutimin e mjekeve atje?
Kulturalisht Shqiperia dhe Amerika jane dy vende komplet te ndryshme. Gjeografikisht dhe demografikisht Shqiperia dhe Amerika jane dy vende komplet te ndryshme. Po krahason nje vend multikultural ku bashkejetojne me kuc e me mac 330 milione njerez nga gjithe rruzulli, me nje vend pergjithesisht heterogjen me 1.7 milione ne 28,000 km katrore (sa nje nga shtetet e vogla te Amerikes). Ka mjaft loqe ne Amerike qe shikojne Kardashianet dhe ju plas shume se c’bejne ato, por ka shume me shume njerez te hajrit e punetore qe punojne 12-18 ore ne dite e s’ju rruhet shume kush jane Kardashianet. Por ashtu sic shikon lajme per Kardashianet ashtu edhe lexon per ceremoni gradimi, per valedictorian dhe salutatorian (nxenesit me te mire neper shkolla) etj. Ne Shqiperi me perjashtim te nje rasti kur bashkia a Tiranes vuri emrat e studenteve ekselente neper stacione autobuzash a cfare ishte ajo fushata e marketingut, nuk lexon pothuajse ne asnje rast vleresime per nxenes qe mbarojne shkelqyeshem, per perpjekjet qe ju jane dashur ta mbarojne ate shkolle atyre apo familjes, per planet per te ardhmen, per asgje nga keto. Mediat shqiptare jane te parat te permendin se cili kriminel shqiptar beri krim ne Evrope, Australi, Azi apo Amerike, por te fundit per te permendur historite e suksesit te atyre qe mbarojne shkolla prestigjioze ku aplikojne 1 milione veta dhe futen 35 e ne fund te kater viteve diplomohen 16. Duhet ndryshuar ky lloj mentaliteti ku promovohen antivlerat dhe lihen ne harrese vlerat. Promovoji te dyja, leri njerezit te shohin qe ka ashtu por ka edhe keshtu.
E drejte gjithçka shkruan ne kete artikull Aranit! Jo vetem Tea por dhe shume si ajo, behen portaleve gjithkushi qe ne fakt nuk jane askushi.
As vet nuk dine se ku jane dhe çfare po bejne, me çfare po merren dhe cila eshte e ardhmja e tyre neser. E habitshme shume, kur ne emisionet e te dieles ne Top Chanel gjithe diten neper ekrane do shofesh dhe degjosh njerez pa kurrefare integriteti, pa mend dhe vulgar ne ato qe thone. Ne programin e” Ediell” te drejtuar nga Edi Manushi do shofesh me rradhe vetem vajzat “bukuroshe” te ” Perputhen” te cilat nuk e kuptojme, perse jane aq te domosdoshme ne kete program cdo te diel.,Cfare mesazhesh te rendesishme percjellin ato per ekperiencat e tyre ne perputhen?! Cfare pjese te rendesishme te shoqerise perfaqesojne? Ne nje kohe qe asnjera prej tyre muaj e muaj nuk mundi te perputhej ne ate program. Ato , pa kurrefare paragjykimi , paten per veten e tyre nje eksperience te bukur ne jete ne ate program, por jo ti shofim cdo te diel ekraneve sidomos ne TopChanel .Cfare mesazhe te bukura percjellin ato per rinine e arsimuar, te integruar ne shoqeri apo per Aurelen mjeke me mesataren 10 apo dhe per publikun e cdo moshe qe e ndjek kete emision. Media te ndryshmete , te therrasin ne emisione dhe vajza si Aurela dhe si shume Aurela te tjera. Na e kane shpifur ekranin vetem me ato te njejta fytyra cdo te diel dhe vetem me muhabete vulgare.
Ajo e mjekësisë ka dhe do të ketë jetë dinjitoze që fatkeqësisht nuk e tregon dot instagrami, vajza tjetër një jetë mizerje që po fatkeqësisht instagrami e transformon në fasadë, për të cilën Tea është gati të bëjë atë që nuk bëhet.
Jo po shko e mbill domate e shalqi si vajzat e Divjakes, apo Kutallise nga mengjezi ne mbremje.
Po lereni moj vajza shalqinin dhe lerini shalet tuaja t,jua shohin ne TV dhe fitoni me shume.
Dhe shal qini. Keshtu behet para e madhe.
Gra dhe vajza te shqiperise !
Leni shkollat, leni punet me orar te zgjatur, ne industri, bujqesi, shendetesi, apo turizem.
Nuk fitoni asgje.
Dhe shikoni TV e mesoni nga programetve tyre. Shal qini. Dhe pasuroheni shume shpejt.
Sa jeni te reja. Qameti deri 40 vjec.
Pastaj dalin me te reja se ju, dhe pastaj rrezikoni te shkoni te shalqini.
Se nuk do t,jua hedhe me njeri qurrat.
Se vajzat behen plaka…
Kjo eshte shoqeria jone, realiteti yne, kemi arritur ku vlerat si Aurela shikohen si jashte mode, por ato jane vlerat per te ardhmen e nje shoqerie. Ju lutem mund te me thoni sec shembull jep per shoqerine emisone si “Perputhen”, cfare vlerash transmeton per brezin e ri. SHTHURJE dhe vetem SHTHURJE. ne promovjme SHTHURJE.
E cdo beje Aurela qe shembuj si ajo jane te paket, I uroj suksese Aureles dhe bravo gazetares per shkrimin.
Mendoj se perqindjen e maskarenjve dhe njerezve bosh e kemi si cdo popull tjeter se llotari gjenetike eshte ajo pune. Per cdo Tea ne Shqiperi, ka nje Kim Kardashian ne Amerike, e keshtu me rradhe. Problemi eshte se kemi shume mizantrope si Araniti qe e legjitimojne maskarain duke e quajtur perfaqesues te vlerave te nje shoqerie te tere. Ne kete drejtim jemi ndryshe nga shoqerite e tjera. Lind pyetja nga i mori keto vlerat e sakta Araniti, nga UFO-t apo nga prinderit e tij shqiptare? Nga i mori keto vlera e verteta kjo vajza mjeke?
Sakt,por edhe ne qe shohim keso “spektakle” jemi fajtorè. Nuk na bejne pershtypje ato femra qe jetojne neper fshatra te thella e qe robtohen per kafshaten e bukes ,por i japim rendesi ketyre femrave pa asnje vlere e qe vleren me re madhe qe ka njeriu ,MORALIN ,e kane neperkembur.
Të lumtë !
Natryrishte qe me te tilla dukuri perballet cdo shoqeri ne Tranzicion ,
ku ne TV e mediat shqiptare , nuk promovohen Vlerat ne shoqeri por antivlerat ose
ajo qe eshte siperfaqsore ,nderkohe qe vende me shoqeri te konsoliduara Europiane (shikoni psh .TV Gjerman )
kane jovetem nji Standart Kulture e Etike ne komunikim me publikun ,por pothuaj shumica e emsjoneve e gjithckaje qe ka te bej
me TV e mediet ka nji Karkter te Larte Edukues /Emancipues / Kulturues per shoqerine atje .
–
Kaluan 30-vjet dhe nqs shikojme ate se ku jemi me X Standart e Nivel ne shoqeri gjithcka te turperon si Shqiperi.
Duhet nji mobilizim i gjithe shoqerise ,qe t’i kundervihet me te gjitha menyrat ktij Fake Trendy qe po degjenron ate shoqeri ,
e cila nuk eshte aq e thjeshte sa duket ,por cfar ajo sjell pas ,eshte nji jete e shkaterruar prej njeriu Ordiner .
i Thoni Stop – injorances dhe gjithckaje pasens ne ate shoqeri ,mos i lini te qete te harxhojne Oksigjenin e Shqiperise .
Edhe juve gazetaret, duhet te mos gjurmoni vetem krimin, drogen, aksidentin e perdhunimin, por njerez si studentja Kullolli, si ndonje punetor, shofer, etc qe eshte MBI TE GJITHA NJERI
Duke shkruar sa me shume per ata, perhapet e mira dhe do vije dita qe pak nga pak te shnderrohet ne model
Qe nje periudhe ne Athine qe TV jepte ne lajme vetem sa shtepi dhe ku ishin vjedhur dhe u krijua psikoza, por edhe vjedhjet u shtuan se shumti, pasi i jepej aq shume vend sikur thoshin: keshtu u vosh ky apartament, kete teknike perdori hajduti tjeter etc
Pra, JU LUTEM, SHPERNDANI E JEPINI ME SHUME VEND DHE ZE TE MIRES!!! Rudina e shoqet e saj qe drejtojne programet, jane rrugacet e kohes qe kane bere 101, sot dalin si zonja dhe me e bukura, ftojne ne emisione modelet e tyre!!!
CFARE TE MESOJNE TE RINJTE???
Varet edhe sa i eskpozuar je ne rrjete sociale dhe interesat e tua ne jete. Njera vajze e preferon, tjetra jo. Edhe Enj Cobani ka ndjekes. Kjo gje, se ajo i mban te perditesuar ndjekesit. Edhe doktoresha, te jepte postime nga puna, se cfare ben dhe ndjekesit shtohen. Tani edhe ne foto o dil o mos dil. Mjekja me mire te ishte fotografuar me bluzen e bardhe se sa e ulur diku.
Ndryshimi është shumë I thjeshtë, tea e ka nxjerrë në shitje, kurse Aurela po mundohet të edukohet dhe të profesionalizohet
UNE NUK I NJOH TE DYJA KETO VAJZAT PO ME ATE INFO QE SOLLE TI MUA ME DUKE SE TI NGATERON QEPET ME MOLLET . KRAHASON AURELAN ME NJE PUTANE QE DHE VETE THUA NUK KA AS SHKOLLE AS PROFESION DHE BEN PUSHIMET NE DUBAI ????
PERPUTHEN ESHTE NJE SHOU SKANDAL QE SHKATERON ATE SHOQERI ORDINERE NE SHQIPERI GJITHE AI MORAL QE BERE NE FILLIM E DHJEVE ME KETE TEAN ORDINERE. THANKS FOR NOTHING.
Ta maresh Tean per shembull eshte nje turp se pervec se nje prostitute nuk eshte asgje tjeter.
Tea eshte lule. Ke Grida Sumen ne politike, Tigrin qe beri femije me sekretaren e vet, e sa sa te tjere llumi i shoqerise. Edhe Top-Qeni ben pjese atje, se bashku me Vjollcen e topit, qe nderron zhigolot cdo dite.
Une refuzoj ti shikoj keto programe, si tean dhe kardashian.As i kam pare kurre e as gjej me te voglen deshire apo te ndjej ndonje emocion per keto emisione te ashtequajtura ‘reality show’.
Por e verteta sipas socilogve, eshte se kur ti(personi i perditshem) nuk shikon nje emision qe shoqeria e ndjek ne mase, kjo do te thote se je nje person me depresion, pa nje jete te shendoshe dhe humbje lumturie.
Nuk eshte se e thote nje pjese sociologesh por mbi 90% te tyre.
Gjithmone behet fjale kur ke kohe, jo kur nuk ke kohen apo kur anashkalon punen, aktivitetin sportiv dhe shoqerine tende.
Te ndjekesh dicka qe shoqeria e pelqen, nuk do te thote qe e aprovon, thjesh behesh pjese e nje fenomeni shoqeror, dheee, kjo quhet ‘jete normale’.
Sipas ketyre qe ke shkruar, nje njeriu normal i lind pyetja:kush ka gabim, Ben Blush qe eshte nje njeri sic e pershkrur edhe ti, i lexuar i kulturuar me prider qe kane bere sakrifica, qe na percjell (dhe detyron) keto lloj emisionesh ‘reality show’, apo tea?
Solidarizohem me kete shkrim dhe e falenderoj gazetarin. Te gjithe gazetaret dhe televizionet duhet te promovojne shembujt e doktoreshes se vajzat apo djemte qe bejne show mund te shfrytezojne rrjetet sociale qe jane aq te shumta
E kuptoj qe shkrimet sensacionale shesin dhe klikohen por jo te kene vemendjen maksimale se po humbasim vlerat qe rinia duhet te kete . Jeta nuk eshte fushe me lule