Memorie.al publikon historinë e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.
Nga Dashnor Kaloçi
(Vijon nga numri i kaluar)
Dokumenti sekret në kartotekën e Sigurimit të Shtetit me listën e bashkëpunëtorëve që ndiqnin dhe survejonin Aleksandër Kondon dhe lista e familjarëve, që mund të ndiqeshin për kontrollin e tij
Sekret
Fleta e kontrollit në kartotekë
Lutemi të kontrolloni dhe na njoftoni nëse figuron i regjistruar në evidencën operative personi i poshtë shënuar
Mbiemri – Kondo
Emri – Aleksandër
Atësia – Vangjel
Datëlindja – 1960
Vendlindja – Fier
Vendbanimi – L. 1, Rr. Haxhi Sufa, P. 2,
Uzina – elektromekanike,
Profesioni – Punëtor,
Kombësia – Shqiptare, Shtetësia – Shqiptare
Puntori Operativ
O. F.
Tiranë më 10.5.1984
Ju njoftojmë se personi i kërkuar nga ju ka të dhëna P. op.
O.F.
Datë 11.5.1984
Lista e B.p. që e kanë pasur dhe e kanë në lidhje
“Studenti”
“I penduari”
“Dinamo”
“Shqiponja”
Lista e p.op. që drejtojnë B.P. ose njihen me materialet e dosjes.
F. Z.
Lista e lidhjeve familjare miqësore dhe shoqërore me interes operativ
Vangjel Nisi Kondo, babai, është përjashtuar nga Partia dhe ka dalë në lirim si officer.
Antigoni Gjergj Kondo, nëna.
Dhimitraq Vangjel Kondo, vëllai, njeri i çrregullt.
Roland Vangjel Kondo, vëllai, njeri korrekt.
Florika Vangjel Kondo, motra, i mire.
Lindita Vangjel Kondo, motra, i mire.
Valentina Vangjel Kondo, motra.
Lista e personave që implikohen në veprimtarinë e objektit
Xhelal Sukniqi, i arratisur
Korespondenca e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit me Hetuesinë e Përgjithshme, për Aleksandër Kondon e Xhelal Sukniqin
MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME
Fondi: DREJTORIA I SIG.SHTETIT
Sektori: DEGA I
Model 7
Viti 1985
Dosja Nr. 85
Titulli i dosjes: KORRESPONDENCË MIDIS MPB DHE HETUESISË SË PËRGJITHSHME PËR ALEKSANDËR KONDON DHE XHELAL SUKNIQIN QË REFUZUAN TË KTHEHEN NË ATDHE.
Ka filluar më 6.6.1985
Ka mbaruar më 4.6.1985
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME
DREJTORIA E PARË
Nr. 4227
Sekret
Ekzemplar Nr. 2
Tiranë më 6.6.1985
Lënda: Për Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin
HETUESISË SË PËRGJITHSHME
TIRANË
Më poshtë po japim disa të dhëna biografike, për të përmendurit në lëndë:
1.Aleksandër Kondo, i biri i Vangjelit, i lindur në Fier në vitin 1960 dhe me banim në Tiranë, i padënuar, i paorganizuar në parti, i fejuar me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me punë polic në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë. I sipërpërmenduri rrjedh nga një familje me të kaluar të mirë moralo-politike. Babai i tij është oficer në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe AP. Të tillë janë xhaxhai dhe burri i motrës. Të dënuar, të arratisur jashtë shtetit dhe internuar, nga rrethi i tij familjar dhe miqësor, nuk ka. Mbështetur më sipër për Aleksandër Kondon, është dhënë disa herë mendim pozitiv, dhe është lejuar të dalë 8 herë jashtë shtetit, me ekipin kombëtar të peshëngritjes.
2.Xhelal Sukniqi, i biri i Nuhit, i datëlindjes 1961, lindur në Shkodër dhe me banim po aty, me arsim të mesëm të pambaruar, punëtor, i padënuar, i paorganizuar në parti, me kombësi e shtetësi shqiptare, me punë në Uzinën e Telit në Shkodër. Xhelal Sukniqi, rrjedh nga një familje me të kaluar të mirë moralo-politike. Dy vëllezërit, motra, dy kunetërit, dhe disa kushërinj të parë, janë antar të PPSH-së. Nga rrethi i tij familjar e miqësor, nuk ka, të arratisur jashtë shtetit, të pushkatuar, të dënuar, apo internuar, me përjashtim të dajës së tij Nuh Lika, i cili ka qenë dënuar për agjitacion e propagandë, dhe që ka vdekur në vitin 1983. Mbështetur sa sipër, për Xhelal Sukniqin, është dhënë 5 herë mendim pozitiv për të dalë jashtë shtetit, nga DPB Shkodër, dhe Dega e Sigurimit të Ushtrisë.
ZV. MINISTRI I PUNËVE TË BRËNDSHME
Zylyftar Ramizi
Raporti i Sigurimit të Shtetit drejtuar Hetuesisë së Përgjithshme për udhëtimet që kanë bërë jashtë shtetit, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, për aktivitetet sportive ndërkombëtare
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME
DREJTORIA E PARË
Nr. 4227
Sekret
Ekzemplar Nr. 2
Tiranë më 6.6.1985
Lënda: Për Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin
HETUESISË SË PËRGJITHSHME
TIRANË
Të përmendurit në lëndë, kanë dalë jashtë shtetit si më poshtë:
Aleksandër Kondo
Rumani, prej datës 18.11.1981 deri më 25.11.1981
Jugosllavi, prej datës 13.9.1982 deri më 29.9.1982
Turqi, prej datës 20.10.1982 deri më 27.10.1982
Turqi, prej datës 21.4.1983 deri më 29.4.1983
Algjeri, prej datës 11.5.1983 deri më 18.5.1983
Greqi, prej datës 16.11.1983 deri më 21.11.1983
Spanjë, prej datës 25.4.1984 deri më 2.5.1984
Poloni, prej datës 17.5.1985 deri më 28.5.1985
Xhelal Sukniqi
Jugosllavi, prej datës 13.9.1982 deri më 29.9.1982
Turqi, prej datës 20.10.1982 deri më 27.10.1982
Poloni, prej datës 17.5.1985 deri më 28.5.1985
Relacion i Sigurimit të Shtetit mbi shkaqet e arratisjes së Aleksandër Kondos
Ekzemplar i vetëm
Tiranë më 20.7.1985
RELACION MBI SHKAQET E ARRATISJES SE ALEKSANDER KONDOS
Aleksandër Kondo, ka qenë disa herë jashtë me ekipin e peshëngritjes. Para arratisjes, ka qenë në Spanjë dhe atje, nuk ka mbajtur qëndrim të mirë. Dhe kjo del, edhe nga relacioni që ka bërë për këtë gjë P.op. D.L. që ka shoqëruar ekipin në Spanjë.
Nga ana jonë duke njohur jo vetëm qëndrimin moralo-politik të familjes së tij, por edhe qëndrimin e tij si person, është dhënë mendim negativ për shkuarjen e tij në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në maj të 1985. Ky mendim është bazuar në disa materiale e të dhëna, që kemi pasur në ngarkim të tij.
Sepse ai, ka përdorur stimulues të ndryshme gjatë garave, dhe kur ka qenë në Spanjë, ka sjellë me vete një revistë pornografike, është shoqëruar me elementë të paformuar dhe, ka qenë njeri i çrregullt e pa princip. Pas përfundimit të kampionatit në Poloni ekipi ynë, mbërriti në Titograd, ku do të priste autobuzin tonë për ti marrë.
Në atë kohë të gjithë shokët, shpërndahen. Po kështu edhe Aleksandri largohet së bashku me shokun e tij Xhelal Sukniqi, dhe nuk u kthye më tek shokët. Sesi janë larguar, nuk dihet gjë por dihet që kanë kërkuar strehim politik. Aktualisht të dy, ndodhen në Jugosllavi.
PUNTORI OPERATIV SHEFI I SEKSIONIT TË PARË
F.Z N.S.
Kete punen e spiunimit ne SHBA, ne kohen e Gazidedes e bente Muc Xhepa, qe spiunonte ambasadorin Lublin Dilja, sa ketij te fundit iu prish aq shume terezia sa iu shpif kanceri. Muci i kishte ngjare te atit, Musait, qe spiunonte Drita Isain dhe nje mesuese matematike me origjine nga Cekia.
Pra spiune familjarisht
Edhe kete e bete “Shqiptare”?
Kombesi “shqiptare” Aleksandros Kondos me emer dhe mbiemer Greke?(i shkurter “shqip” nga short”)
I biri i Antigonit dhe i Evangjelos Kondos?
Shqiptaret myslimane dhe katolike kane nje urrejtje per Kauret e Derrit,per te ashtuquajturit Minoritare.
Irini Qirjako nga fshati Greke Finiq eshte “Shqiptare” dhe jo Greke ne Shqiperi?
Parashqevi Simaku me mbiemer Greke Simahos (shqip bashkeluftetare) kurse Emri dihet E Premte edhe kjo eshte “shqiptare” o Marin Mema ,Xhufi Kocaqis e company?
Fshtrave e Bregdetit dikur krenare edhe sot Vorio Epirote ua hoqet Kombesine Greke o te Mallkuar.
Ne Vuno emer ky safi Greke ku kane lindur Anagnostet,Spiros Kolekas i biri i Jorgos dhe nipi i Epaminondas emer ky i Generalit Greke te Lashte Athinas ne Lashtesi jane “Mirditore” sipas Ignoranteve dhe Idioteve rraciste Arnaute?
A ka ndonje Emer ne Veri Athina,Dhimiter,Odhise,Vasil,Melpomeni,Urania Aristotel,Aleksander,Eleni Petro etj?
Gjysma e Shqiperise ne fillim te shekullit te 20te ishin me Kombesi Greke nga Vorio Epiri kurse te tjeret Genitsere te turqizuar dikur Epirote te Kastriotit.
Mesoni pak nga historia dhe mos u beni gaz i botes tju ofendojne dhe poshterojne.
Po mire pra, orthodhokset po i bejme greke, katoliket po i bejme italjane dhe musulmanet turq. Çfare na mbeti? Bytha jote 300 euro! Hajt te na rruaç…
Dmth, kush ka emer Mehmet, Ali, Hysen etj (apo mbiemer Bojaxhi, Hoxha, Sheh, Kafexhi, Bajraktari (te gjitha fjale tuke) ) o pall jane turq sipas llogjikes tende?! Kurse Pjeter, Pal etj cfare jane, italiane?! Dmth nuk ka shqiptare?! po gjuha, apo ka dale kot? A rro..cka qe ja keni arritur dites te keni kompjuter dhe te shkruani traplliqe! Dakort Vuno thua ti, po Selenice, Nivice etj, apo ato jane toke sllave se keshtu i bie nga emri?!
Ik ha nje pule me pilaf te bari i fshatit dhe leri keto tema.
Erdogan kokpatatja, injorantet si ty duhet te kuptojne se gjuha greke ka patur statusin e nje gjuhe zyrtare administrative dhe shteterore (ka qene gjuhe e Kishes orthodhokse, apo gjuhe e Perandorise Romane te lindjes), per periudha te caktuara kohore. Te njejtin status ka patur edhe gjuha latine per periudha te tjera kohore, edhe gjuha turke per periudha te tjera kohore, edhe gjuha arabe per periudha te tjera kohore (gjuhe e institicioneve fetare myslimane), sllavishtja po ashtu ne periudha te tjera kohore. Keshtuqe eshte krejt e llogjikshme qe emertime nga keto gjuhe (latinisht, greqisht, turqisht, arabisht, sllavisht) te mund ti gjesh ne gjuhen shqipe, si psh edhe ne mbiemra personash. Ndryshimi eshte se gjuha shqipe nuk e ka patur asnjehere ne histori statusin e nje gjuhe zyrtare, pervecse pas viti 1912 si gjuhe e shtetit shqiptar. Ketu qendron pastaj cudia, se nese nje shqiptar mund te kete nje mbiemer me rrjedhje nga nje gjuhe ish zyrtare (shteterore apo fetare) dhe kjo eshte llogjike, si ka mundesi qe nje pjese shume po shume e madhe e “grekeve” kane si mbiemra emertime ne shqip?
E kupton ndryshimin o KOKGDHE!?
Ky palla po na jep mend.Vari l….
Ua ua ua, Erdoğan do na mësoj ne se kush janë grekë dhe kush janë Shqiptarë! Po Koleka mo kohe do të thotë Kola i Lekës dhe jo koleksionuar, sepse nuk ka kuptim, po ku merr vesh ti nga këto punë o Erdomut. Sa për Sandër Kondon çfarë po lexoj unë nga të dhënat që po paraqet ti o Kaloç nuk i heq asnjë presje sepse e kamë njohur mirë. Kur ma bëjnë anti komunist dhe ka rrahur dy policë se ishte trim se kishte ideal demokracinë, kjo është si me thënë hapu dhe!..
Ky ka vdekur dhe i gjete shpirti rehat se gjyna..
Mbi te gjitha ikja e tije ,,nuk ka Rendesi ha personale apo vertete me nje Emission per te luftuar ate pederastin Hoxha me Grupin e tije te ciftelise…
Mbi te gjitha ikja e tije ,ishte nje grushte i mire per te gjithe Shqiptaret ,qe sote nuk presin shume ne rradhe per qumesht apo per ne WC..
Te tjeret le te hane mute ..se Ju ben mire,ose le te ruajne delet e tyre..Bthq.
Po 1/3 mbiemrave grek qe jane me origjine shqiptare dhe nuk kane kuptim ne greqisht ( voglis, skurtis, gjonas, gjikas, kokas, vesis, gushtis, mazis, bukuras, etj cfare kuptimi kane ne greqisht o qirie 300 evroshi.
Na hapen barkun keta sherbetoret e grekut qe ulin breckat per 300 eurot.Gjysma e “grekeve” kane mbiemra shqiptare dhe thjesht i kane shtuar nje “s” ne fund por keshtu eshte kur komentojne injorante dhe te pashkolle sipas logjikes se Janulles.