Bujar Nishani ka folur lidhur me zgjedhjet për kryetarin e PD. Nishani është shprehur gjatë një interviste për “EuroNews Albania” se procesi zgjedhor u zhvillua jashtë çdo rregulli të një gare normale.
Kreu i Këshillit Kombëtar në PD tha se gara ka qenë e pabarabartë, duke e cilësuar këtë një maskaradë zgjedhore.
“Kjo ka qenë një maskaradë. Nuk është gjykimi i procesit të një dite, por të gjithë procesin”, tha ai.
Në Këshilli Kombëtar, tha Nishani nuk u lejua që të diskutohej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vendimi tha ai për përbërjen e Komisionit Zgjedhor brenda PD është marrë në mungesë të kuorumit.
Ish-presidenti foli për manipulim të procesit zgjedhor duke sjellë si shembull atë që ka ndodhur në Qarkun e Korçës duke theksuar se është e qartë që ka pasur manipulim.
“Në qarkun e Korçës në Bashkinë Korçë, z. Basha ka marrë vetëm 17% të votave të anëtarësisë sepse kishte një mundësi të të gjithë kandidatëve për të ushtuar kontroll. Në Bashkinë Maliq, ku kandidatët nuk kishin mundësi për të monitoruar dhe kontrolluar procesin, Basha ka marrë 70% të votave.
Në Bashkinë Devoll nëse para 3 muajsh lista e anëtarësisë që votoi për kandidatët për deputetë kishte 2100 anëtarë, pas tre muajsh kjo liste kishte vetëm 900 anëtarë. Basha nuk ka legjitimitet dhe as moral për të përmbushur detyrën që kërkon sot PD. Basha përfaqëson sot më pak se 30% të anëtarësisë.
Në mënyrë spekulative përcillet një shifër që Basha ka fituar me 81% të votave. Kjo nuk tregon peshën politike të Basha. Sot kam marrë vetëm 28-29% të votave të anëtarësisë së PD. Zgjedhjet e kaluara ka marrë 54 mijë vota dhe sot 32 mijë vota, ka 40% rënie brenda katër viteve”,-tha Nishani.
Biles nje karroce invalidi nuk ta dhuruan-u
Me vjen keq Z.Nishani por keto jane metodat qe ja treguat dhe ja mesuat vete Bashes se si fitohen zgjedhjet, tani kjo eshte produkt i punes juaj shumvjecare dhe Basha ka te drejt te fitoj me menyrat tuaja demokrate te fitim te votave.
Problemi ditor është pastrimi figurës së ish Presidentit Berisha dhe mbajtje distance me të huajt (turist apo zyrtar).
C’mund te presesh nga nje parti ku vjedhin njeri tjetrin dhe lideri tyre shpallet boterisht i korruptuar. Po erdhen ne pushtet keta e rjepin shqiperine.
Kapterit Bujar Mehmeti i ka ardh goja !!!! Edvin Rama ka me shume bashkepuntore tek PD se sa tek PS
Kjo eshte “mrekullia” e Partise Demokratike qe vjedhin dhe veten kur votojne dhe akuzojne te tjeret se u vodhen vote! Vjedhjen e kane profesion gjenetik, se s’dua sot te permend krimin se mos gacmoj SPAK dhe ai te ben gjemen, vetem se pret fakte nga Amerika se faktet kane ikur me aeroplan ne Amerike dhe s’kane ku ti gjejne!
MASKARALLEK eshte o Bujar , sidomos kur vjedh shtepine tende , se hair nga kjo pune nuk ben , po me MASKARALLEK eshte kur vjedh vete dhe akuzon te tjeret , kur vret vete dhe fajin ja faturon viktimes .
T’a gezoni kryetarin ,i pafshi hajrin !