Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve në Shqipëri duke shtrirë më tej dyshimet për deformim të konkurrencës.
Sipas raportit të miratuar në vendim, do të merret në vëzhgim sjellja e 3 ndërmarrjeve që kanë të drejta ekskluzive të porteve ku ngarkohen, shkarkohen dhe depozitohen hidrokarburet nga Janari 2017 deri në Tetor të vitit 2020.
Sipas hetimeve paraprake të cilat nisën në tetor te vitit të shkuar, një prej kompanive vendos kushte sipas tagrit të saj lidhur me garancitë financiare që u kërkon importuesve të naftës, ndërsa dy të tjera kanë lidhje direkte me firmat që tregtojnë naftë me shumicë e pakicë në treg.
Aktualisht, pavarësisht çmimeve të ulëta të naftës në tregjet botërore, Shqipëria vijon të ketë vlera më të larta të saj se vendet e rajonit. Ky është hetimi i dytë që konkurrenca ka hapur vitet e fundit në këtë treg.
Keta kriminel e mbajne cmimin e karburanteve me te lartin ne rajon. Krimi ekonomik duhet te vere dore serjozisht….
Shpresojme ti shkojne deri ne fund dhe te mos jete shantazhi i radhes per gjoben e radhes.Dhenia e porteve privatit eshte nje gabim shume i madh dhe sidomos i porteve kryesore. Privati mund te ndertoj porte dytesor por edhe ato nen rregulla te forta te shtetit.Ne qe kemi lidhje pune me portin e dime shume mire si funksionon.Kush zoteron licensen e portit zgjedh kush kompani apo agjensi do punoje.Kuptohet e gjitha kjo behet pa regulla loje dhe pa ligje shteti.
Mos u merzisni po he, konkurrenca u rruan trapin. Te besh tregti hidrokarburesh ne RSH duhet se SBEN te jesh i lidhur me politiken! Cmendoni ju se Kastrati dhe Gega nuk kane lidhje te forta politike? Nuk paguajne per te qene “ne rregull”? E dini se sa kushton nje license karburanti? E dini se sa shume kontrollohet karburanti? As cilesia dhe as sasia, jane nje mashtrim i madh.
Se pari me kete problem duhet te merret hetuesia sepse eshte korrupsion i paster,
Se dyti, njerezit duhet te mesohen te votojne me kuletat e tyre dhe te kerkojne opsione te tjera pervec perdorimit te makinave. Boll me, akoma nuk ju ka dale nga qejfi makina, eshte hobi e viteve 80! Tirana, megjithese keni qejf ta quani metropol, eshte qytet i vogel, navigohet lehte me kembe, biciklete dhe nje transport public te organizuar mire. Por duhen zhdukur nga rruget makinat parazite qe vertiten per te pire kafe dhe mbysin veten dhe te tjeret me karburant te djegur kanceroz. Shqiperia ka qene e lidhur me hekurudhe atehere kur punohej me kazme si ne epoken e gurit jo tani qe qeveritaret dhe biznesmenet pa corape kane aq shume pare ne duar sa nuk i prishin dot. Nje ide e mire do te ishte ti pastronin parate me ca trena elektrike ne vend qe te mbysin Tiranen me pluruhin dhe ndertimet pa fund qe do t’ja ulin vleren real estate-tit te qyteteve. Hapeni gojen, mos e keni vetem per buken e keqe qe ju shesin.