1 miliard lekë për projektin e Portit të ri të mallrave në Porto Romano

10 Qershor 2021, 17:21Ekonomia TEMA

Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur tenderin 1 miliardë lekë për projektin e Portit të Ri tregtar të Integruar në Porto Romano, pa TVSH.

Porti i ri do të jetë vetëm për mallrat, pasi projekti i portit të Durrësit nga Emiratet e Bashkuara, është planifikuar të jetë në funksion të turizmit dhe pasagjerëve, prandaj përpunimi i mallrave do të zhvendoset në një port tjetër.

Afati i për përgatitjen e ofertave është deri më datë 9 korrik 2021 dhe konsulenti do të asistojë projektin për 8 muaj.

Vetë autoritetet portuale janë shprehur më herët që një ndryshim i tillë do të jetë shumë sfiduese për ato.

Presidenti Ilir Meta e pati kthyer për rishqyrtim në Kuvend shtesën e kontratës së koncesionit të Porto Romanos, miratuar në seancën e 30 prillit nga Parlamenti, duke deklaruar se ajo shkelte parimet kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”.

Shtesa ishte një kërkesë e kompanisë koncesionare, që iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës që në muajin shkurt. Kjo e fundit e dorëzoi në Kuvend dhe pas miratimit në Komisione ndryshimi i kontratës u votua nga deputetët.

Sipas objektit të kësaj shtese kompania synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, marrjen e masave për parandalimin e ndotjes detare gjatë operacioneve të ngarkimit dhe shkarkimit të karburanteve, rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

1 komente në “1 miliard lekë për projektin e Portit të ri të mallrave në Porto Romano”

  1. tash qi Gjarpri i zi Grek o funos ne fund te halese ,
    gjithcka do lulezoj ne ket ven.
    Ku e ka varrin janullaros se dum me e ngushllue mi dhi lart varrit me ja zbukurue?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje