Dëshmia tronditëse e pilotit: Mendova ta zhduk trupin e gruas, vajza jonë do mbetej vetëm. Vrava dhe qenin, që grabitja të dukej e besueshme

18 Qershor 2021, 19:25Rajoni TEMA

Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar grek që mbyti gruan me duart e tij ka folur sërish para policisë duke thelluar akoma më shumë tragjedinë që ka tronditur Greqinë dhe jo vetëm. Ai është shprehur se ka menduar të zhdukë trupin e 20-vjeçares pasi i druhej faktit se vajza e tyre mund të mbetej vetëm.

Ai thotë se natën e krimit Caroline ishte bërë agresive duke kërkuar që të largonte fëmijën pasi sipas tij nuk e donte pranë. Babis shprehet se i vjen keq për atë që ndodhi dhe e di që nuk ka justifikim për krimin e rëndë.

“Një ndjesë e madhe për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet, Sjellja e saj me lindjen e fëmijës ndryshoi shumë. Ajo sihte bërë agresive. Natën e vrasjes Caroline tha “mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Unë i thashë që ajo duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Unë e mbaja fort që ajo të më dëgjonte. Ajo po dridhej. Pastaj e mbulova me jastëk. Ajo po dridhej derisa në një moment ajo ndaloi.

U përpoqa ta zgjoja por më kot. Mendova çfarë do të ndodhte me fëmijën tonë. Mendova ta zhdukja kufomën e saj.

Pastaj për ta bërë sa më të besueshme ngjarjen vrava qenin. Askush nuk do e merte me mend që atë e kisha vrarë unë nëse lëndoja qenin”, është shprehur Babis.

4 komente në “Dëshmia tronditëse e pilotit: Mendova ta zhduk trupin e gruas, vajza jonë do mbetej vetëm. Vrava dhe qenin, që grabitja të dukej e besueshme”

  1. Aron says:

    Sipas te thenave duket qe ajo vajza ka pasur probleme psikologjike mbas lindjes se femijes. Ndodh qe nenat ne moshe te re sidomos te behen teper depresive dhe mos te duan ta afrojne femijen, ketu gjithashtu e shton edhe me teper fakti qe kane pasur edhe konflikte martesore. Mund edhe te mos kishte arritur deri ketu nqs do te kishin shkuar tek psikologu. Duket qe krimi ka ndodhur ka qene momental, pra i pa planifikuar. Tragjedi ngado qe ta kapesh. Akuzat qe donte te perfishnte shqiptaret si autore te krimit tregon se kur ben nje krim, pastaj kalon ne delir pa perdorur me llogjiken se po vazhdon ta besh me keq situaten duke perfshir edhe gjithe komunitetin qe te rrethon. Ndonjehere te merr nje moment delikat per te shkaterruar cdo gje. Duhet teper gjakeftohtesi ne momente te tilla.

    1. Moisi Golemi says:

      Çfarë krimi momental thua ti??? Ai i hoqi kartat e kamerave që në 1 të natës dhe vrasjen e bëri në 4 të natës. Si qenka “krim momental” me 3 orë planifikim??

      1. Aron says:

        Aha, thashe se i beri keto mbasi e vrau.

  2. Olsi says:

    Krim momental leshte e curres,ai e kishte programuar plera,dhe jo vetem po ,plera si ky dhe mediat greke po benin koke turku njerez te pafajshem, dhe dua te them qe policia greke beri nje pune me profesionalizem te larte,dhe kjo do te thote qe ka njerez qe bejne mire punen e tyre,dhe nuk arriten as mediat halabake greke as ky kriminel ti terheqin prej hunde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje