Këshilli Europian përfshin Shqipërinë në listën e shteteve që mund të lëvizin lirshëm brenda vendeve të unionit

18 Qershor 2021, 12:16Sociale TEMA

Këshilli Europian ka përfshirë Shqipërinë në listën e shteteve të cilat u janë hequr kufizimet për të kryer udhëtime jo bazike drejt vendeve të unionit.

Lista do të rishihet pas dy javësh, thotë KE, që rekomandon vendet anëtare të heqin gradualisht kufizimet ndaj këtyre shteteve.

Përveç Shqipërisë, në këtë listë përfshihen Serbia, Maqedonia e Veriut, Australia, Japonia, Libani, Izraeli, Ruanda, Koreja e jugut, Singapori, Tajlanda, Shtetet e Bashkuara, si dhe për Hong-Kongun dhe Makaun.

Në listë gjithashtu janë futur edhe shtetet e zonës Shengen që nuk janë pjesë e unionit, si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, si dhe banorët e Andorrës, Monakosë, San Marinos dhe Vatikanit.

1 komente në “Këshilli Europian përfshin Shqipërinë në listën e shteteve që mund të lëvizin lirshëm brenda vendeve të unionit”

  1. Me ne fund po hiqen Syzet e Erreta e bien Maskat ne Europe
    dhe po shikohet njeriu si Njeri …?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje