Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë Shqipërinë, takim me Ramën

18 Qershor 2021, 19:45Politika TEMA

Ndihmës sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të shkojë në Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës në Tiranë, më 30 qershor, ndihmës sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.

Po në Ohër, ai do të takohet me kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22 – 29 qershor, ndihmës sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.(VOA)

3 komente në “Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë Shqipërinë, takim me Ramën”

  1. Zagali says:

    Po me Salin nuk do takoi? Po nul takoi Salin do jete nje “ofendim”l madh per neve dhe demokratet.

    1. Kalec Dega says:

      …….i cili aktualisht shërben si Ndihmës i Përkohshëm i Sekretarit të Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropianelooooooll…ahhhhhaaaaaaaaa
      =
      LOL
      =
      Nder po i ben Rama ketij…
      =

      Sala nuk takohet me zhapiq….

  2. Zagart e Meros dhe Tema Gelbaze says:

    Zagart e Meros, ku eshte komenti im? qysh prej 8 oresh tani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje