Historia e pabesueshme, burri zbulon se djalin e ka xhaxha në fakt

19 Qershor 2021, 18:49Lifestyle TEMA

Familjet mund të jenë të ndërlikuara ndonjëherë, sidomos kur çiftet ndahen ose ka tradhti në mes. Por, ka edhe raste të rralla, siç është ai i një burri që zbuloi se djali i tij në fakt ishte xhaxhai.

@stacks1400 zbuloi në TikTok se e dashura e tij kishte pasur marrëdhënie me gjyshin e tij, kur çifti jetonte në shtëpinë e gjyshit.

“Zbulova se djali im në fakt qenka xhaxhai. Gjyshi paska shkuar me të dashurën time kur ne jetonim te shtëpia e tij”, thotë në video përdoruesi @stacks1400.

Burri shpjegoi se gjithçka e kishte zbuluar kur i kishte hapur celularin të dashurës, kur ajo po bënte dush.

“Aty pashë mesazhe të shumta dhe foto nudo përgjatë viteve”, tregoi burri.

Në një video tjetër, ai premton se do ta dojë njësoj djalin e vogël.

1 komente në “Historia e pabesueshme, burri zbulon se djalin e ka xhaxha në fakt”

  1. Adi says:

    Ku i germoni lajme te tilla aman. Pse ua ndosni mendjen njerezve me skandale te tilla.?! Shumica e njerezve as qe i cojne neper mend gjera te tilla as ne enderrat apo makthet me te shpifura qe kane, por ju doni tua mbillni te tilla ide, boll se shkaterruat familje, komunitete dhe shoqeri te tera me gjithe kete ndotje qe shperndani. Ju media kudo qe jeni, jeni nje nder fajtoret me te medhenj per gjithe kete degradim moral qe e ka pushtuar shoqerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje