FOTOT: Shkencëtarët do të shndërrojnë plastikën në... vanilje për akullore

18 Qershor 2021, 11:56Lifestyle TEMA
FOTOT: Shkencëtarët do të shndërrojnë plastikën

Edhe pse nuk mund të tingëllojë tërheqëse, shkencëtarët kanë zbuluar si të shndërrojnë plastikën e ricikluar në vanilje, që mund të përdoret në akullore.

Shishet plastike aktualisht janë lloji i dytë më i zakonshëm i ndotjes plastike ndaj konsiderohet si material që përhap ndotje masive.

Në një përpjekje për ta luftuar këtë problematikë, shkencëtarët kanë zhvilluar një enzimë mutante që mund të shpërbëjë tereftalatin e polietilenit që gjendet në shishet plastike, në vanilinë që është përbërësi bazë i aromës së vaniljes dhe esencës së vaniljes.

Vanilina është një kimikat i njohur, që është pjesë e një tregu në rritje, jo vetëm si aromatizues i kërkuar, por edhe për përdorime më të gjera farmaceutike dhe herbicide.

Sipas ekspertëve, aftësia për të përdorur shishe të ricikluara si pjesë e zhvillimit të saj mund ta zvogëlojë shumë ndotjen plastike.

1 komente në “FOTOT: Shkencëtarët do të shndërrojnë plastikën në… vanilje për akullore”

  1. Baliu says:

    Aroma dhe ngjyra artificiale ne industrine e ushqimit – asgje e re, por duket se eshte nje trend ne rritje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje