Çiftet në Itali më në fund morën dritën jeshile për të vijuar me planet për të organizuar dasmat, por me kushtin që t’u përmbahen masave të rrepta COVID-19.
Livia Rigillo dhe Tiziano Spina ishin ndër të parët që organizuan një event në Romë së bashku me familjen dhe miqtë më të afërt, sigurisht duke respektuar të gjitha masat.
Të ftuarve në dasmë u kërkohet të bëjnë një test antigjen të paktën 48 orë para eventit ose të sigurojnë prova se janë vaksinuar 15 ditë më parë.
Të gjithë të ftuarit duhet të kenë matur temperaturën në hyrje dhe të dezinfektojnë duart. Të sapomartuarit duhet të kenë një listë të të ftuarve për t’i informuar ata nëse shfaqet një rast pozitiv.
Rigello dhe Spina kishin vendosur të martoheshin në 7 mars 2020 me 300 të ftuar, por për shkak të COVID-19 dhe bllokimit kombëtar planet u tyre nuk u realizuan.
“E anuluam dasmën disa herë, çdo herë duke gjetur një zgjidhje të ndryshme dhe duke shpresuar deri në minutën e fundit se asgjë nuk do të ndryshonte”, shprehet dhëndri.
Ndërsa nusja, e cila është duke pritur edhe një bebe, thekson se shumë herë ata ndryshuan planet, por më në fund ia dolën të lidhin kurorat, ndonëse është një feste me vetëm 30 të ftuar.
Italia ishte vendi i parë në Perëndim që u godit nga COVID-19, duke shkuar në një bllokim kombëtar në mars 2020. Për industrinë e eventeve, dëmtimi nga COVID ka qenë shkatërrues: humbjet variojnë nga 85% në 100% të xhiros në krahasim me para-pandeminë.
Nuk ka finalizim me te bukur ne Cift ,
por edhe Feste me te bukur ne jete … ?