Rezarta dhe Redoni janë kthyer në frymëzues për këdo që po kalon momente të vështira në jetë duke dëshmuar se dashuria triumfon mbi gjithçka.
Dashuria e tyre dhe mbështetja ndaj njëri-tjetrit bëri që vajza të mposhte kancerin. Në një moshë të re, 25-vjeçare, Rezarta u diagnostikua me kancer.
Në emisionin e mesditës në Top Channel, “Shqipëria Live”, çifti që prej katër vitesh janë bashkë dhe pritet që të martohen kanë treguar detaje nga historia e tyre si një film.
Rezarta: E pashë gjatë vetëkontrollit, bëra ekon e parë thashë nuk ka gjë më pas u rrit i bë më e madhe më e madhe.
Redoni: Nuk e kam lënë vetëm për asnjë sekondë.
Rrezarta: Kemi qenë bashkë në çdo ekzaminim, janë fjalët, gjestet ato që flasin.
Redoni: Ia shtrëngoja dorën gjithmonë.
Rezarta: Për 9 muaj kurim isha në Francë dhe Redi e bënte vajtje ardhje.
Redoni: I preva unë për herë të parë flokët, e menduam si surprizë kur shkuam në Francë, kur shkuam aty ishte cdo gjë spontane. Ndodhi sepse Rezi duhej t’i priste flokët prej kimios.
Ata janë njohur nga një fotografi, ku Rrezarta u mahnit nga detajet e fotos së djalit, më pas i shkroi dhe që prej asaj dite nuk janë ndarë kurrë.
Pas kalimit të shumicës prej vështirësive, djali e surprizoi me propozimin për martesë në Cappadocia të Turqisë.
Nje cift teper fisnik qe i ben edhe me te bukur. Redon& Rezarta ju jeni model ne cdo drejtim ju jeni nje vlere e pacmuar e shoqerise per me shume sot. Nga zemra ju uroj jete te gjate te shendetshme dhe te lumtur.
Nji shembull mjaft Pozitive per shoqerine Shqiptare dhe kedo .
Eshte nji nga gjerat me te bukura ne jete , qe na ben ne Njerezit te ndihemi vertet Njerez ne kte jete .
Dikujt qe i ke thene Te Dua , do ta duash dhe qendrosh prane ne cdo rrethane te jetes ,sado te veshtira
e te pakendeshme te jene ato ,ti superoshe si edhe ky Cift i Mrekullueshem
dhe beshe qe lumturia te jete aty ke te dy .
Rrofshi dhe ta gezoni jeten gjate e te Lumtur …
I uroj nga zemra çiftit lumturi dhe shume fat.