Putin me “duar në xhepa”, Biden i dhuron syze dhe një skulpturë bizoni të kristaltë

17 Qershor 2021, 12:06Lifestyle TEMA

“Telefonin e hoqa nga priza, rrjetet tona sociale u çmendën. E dinim se po ndodhte diçka”, thotw Peter Waszkiewicz, CEO i Randolph USA.

Mbi 5700 kilometra larg nga kompania amerikane e syzeve Randolph, sigurisht që diçka ndodhi. Presidenti Joe Biden i dhuroi një palë të syzeve të tij të personalizuara, homologut rus, Vladimir Putin.

“Ky ishte modeli që u dhurua. Është ajo që ne e quajmë stili Konkord”, thotë Peter.

Drejtuesi i kompanisë e di se produkti i tyre është i vlefshëm në skenën botërore. Ndjehet shumë krenar për trashëgiminë që ka marrë si emigrant polak, nga babai dhe partneri i tij në biznes.

Rreth gjysëm shekulli më parë, teknologjia ndryshoi punën e Randolph, por sigurisht jo cilësinë. Secila palë do 6 javë dhe rreth 200 hapa për t’u krijuar.

”Këto syze shiten globalisht dhe janë prodhuar zakonisht për ushtrinë amerikane, për 4 dekada. Kompania zotërohet dhe drejtohet nga dy familjet që e nisën atë, duke punuar së bashku.

“Unë jam i sigurt se ai po na shikon poshtë dhe po buzëqesh, dhe po ashtu nuk është vëllai im i ndjerë, i cili në të vërtetë kishte vizionin për të filluar markën tonë. Të ndodhë diçka e tillë thjesht na sjell një buzëqeshje në të gjitha fytyrat tona. Është një nder dhe ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë”, thotë Peter.

2 komente në “Putin me “duar në xhepa”, Biden i dhuron syze dhe një skulpturë bizoni të kristaltë”

  1. cia operativ.>/5¿*_¡.,. says:

    Syzet jan me ultraval qe ti pjerdhin trut Putinit,kurse bizoni ka ultratinguj qe ta vej n gjum letargjik.

    1. Orest Saraci says:

      Je nje rot kari ti qe ske shokun , jane dhurata o bole ….po ku di ti nga dhuratat , ti je qyqar as te bejne dhurata dhe as ben , e ku ta njofesh xhestin e njeriut qe dhuron dhe dhurohet ……je mjeran prandaj meresh me te tilla karlliqe ….pizeveng

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje